LIVE UPDATES
Politike

'Ne do insistojmë që kjo aferë të hetohet'/ Berisha: Afera e Mogherinit është 5 herë më e madhe në Tiranë se në Bryzh

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e kryesisë, Berisha u shpreh se kjo aferë është pesë herë më e madhe në Tiranë.

16 Mars 2026, 13:06 Nga I.A
'Ne do insistojmë që kjo aferë të hetohet'/
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar aferën e Mogherinit në Bryzh. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e kryesisë, Berisha u shpreh se kjo aferë është pesë herë më e madhe në Tiranë. Po ashtu ai kreu i PD-së, bëri të ditur se opozita do të insistojë që kjo aferë të hetohet.

'Pse ndalem këtu? Ndalem këtu që ne duhet të vazhdojmë betejën tonë. Ne kemi një objektiv më kryesor të programit tonë, integrimin në BE. Por ka përsëri... mos harroni faktorin Mogherini. Faktori supertoksik Mogherini, e cila aferën e ka pesë herë më të madhe në Tiranë se sa në Bryzh. Në Bryzh është 3 milionë, në Tiranë është 20 milionë. Dhe ne do insistojmë që kjo aferë të vijë dhe të hetohet edhe në Shqipëri. Nuk tërhiqemi ne. Kështu jemi ne. Çfarë besojmë se është e vërtetë, do e themi dhe do i qëndrojmë asaj. Por nuk duhet të jenë lobingjet, të shkohet gjer aty sa të thuhet se AKSHI është çështje kulturore në Shqipëri. U ndala në këtë moment për të theksuar se shpresa e vetme është opozita, është PD.

Në vitin 1990, pas kryengritjes së fuqishme të 2 korrikut, Ramiz Alia i përcolli me shoqërim ushtarak dhe me OKB-në, nxori policinë në të katër anët e Shqipërisë dhe rrihte njerëzit nëpër stacione autobusi, për t’u thënë shqiptarëve se unë e rivendosa Perden e Hekurt. Ka një ngjashmëri me aktin e Edi Ramës. Me votimin që bëri, mendoi se shpëtoi. Por i them se në mënyrë absolute dhe gjer në varr mbrapa do të ndjekin aferat korruptive. Edhe aty do kesh tabelë kryehajdut i kombit dhe nuk do shpëtosh kurrë nga ligji dhe drejtësia me këto që ke bërë. Nuk do ketë forcë në botë që të mbron, hiqe nga mendja. Zemërimi i shqiptarëve është i jashtëzakonshëm. Urrejtja e tyre ndaj kësaj qeverie që u shkatërron jetën çdo ditë është e jashtëzakonshme. Ndaj dhe ne vazhdojmë kryengritjen tonë paqësore. Ai me mandatet e krimit, ne me idealet, parimet dhe interesat më fisnike të shqiptarëve duke i mbrojtur ato. Kjo është gjendja, situata,' tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj