LIVE UPDATES
Politike

"Në protestë vijnë për Berishën"/ Zbardhen diskutimet, Bardhi: Çfarë do bëjmë me aksionin opozitara si ta vijojmë, Spaho: Me grevë do jemi qesharak

Ndërsa, deputeti i PD-së Luan Baçi ka kërkuar më shumë informacione për Federatën e Opozitës. Në lidhje me Federatën, përgjigja e Bardhit ishte: “Federata është një projekt politik opozitar, nuk është koalicion elektoral”.

22 Shkurt 2024, 20:55 Nga h.k
"Në protestë vijnë për Berishën"/ Zbardhen
Foto ilustruese

TIRANË-Janë zbardhur debatet e zhvilluara në mbledhjen me dyer të mbyllura të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Gazetari Osman Stafa raporton se deputeti Tritan Shehu ka thënë në mbledhje se është turp për opozitën që të votojë amnistinë penale.

Ndërsa, deputeti i PD-së Luan Baçi ka kërkuar më shumë informacione për Federatën e Opozitës. Në lidhje me Federatën, përgjigja e Bardhit ishte: “Federata është një projekt politik opozitar, nuk është koalicion elektoral”.

Debati i plotë:

Gazment Bardhi: Faleminderit për angazhimin për protestën e 20 shkurtit. Duhet të interesoheni për protestuesit e zonave tuaja qe janë arrestuar, ne dijeninë time janë 6 te ndaluar. Gjithashtu, ju kërkojë te vijoni me intensitet angazhimin ne terren dhe takimet me qytetaret ne zonat tuaja gjate ditëve ne vijim. Sa i takon seancës se nesërme do të vijohet me aksionin. Është ne rend dite ligji i amnistisë, qe ne situatat normale duhet te jete ligj konsensual. Ne nuk e votojmë, për dy arsye: E para jemi ne aksion ne parlament dhe e dyta nuk kemi asnjë dijeni për draftin se çfarë përfshinë. Nga media jemi njohur qe kane heq ndalimin qe te mos përfitojnë subjektet e SPAK apo ato qe deklarojnë pasurinë. Kjo është e papranueshme për ne. Kane tentuar dje, edhe për te zhvendos vëmendjen nga protesta, qe t’ja faturojnë Bledionit. S’ka asnjë lidhje amendamenti i Bledionit me këtë qe kane propozuar. Sqarimin e plote për këtë jua dërgova ne grup. Ne fund, pas një ore mblidhet byroja e kuvendit, do të shkojmë atje për te mbështetur koleget qe protestojnë.

Greta Bardeli: Falënderoj kolegët e qarkut Shkodër, si deputetë, kryetar degësh dhe anëtarët që ishin dje në protestë si njerëz të lirë, me shpirt demokrati, në ditën e rrëzimit te shtatores së Enver Hoxhës erdhën dhe protestuan. Kërkoj që në vijim mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, të bëhen në çdo qark, ku në të njëjtën ditë të thirret edhe aktivi i degës së PD-së. Në këtë takim, pas hapjes së fushatës elektorale nga kreu i PD, doktor Berisha, të diskutohet programi elektoral me anëtarët tanë neper qarqe, ku te përcillet edhe mesazhi i doktor Berishës.

Tomor Alizoti: Une nuk jam berishist, nuk e dua Berishën, por ai njeri e ka aftësinë për te qene politikan. Njerëzit vijnë në protestë prej pakënaqësisë, prej mërzitjes me qeverinë dhe prej Sali Berishes. Ne të tjerët jemi te gjithë njësoj, nuk ka nevoje për t’u quajtur njeri me i rëndësishëm se tjetri. Rreth 80% e njerëzve vijnë prej Berishës.

Ndërhyn Tritan Shehu: 97%

Luan Baci: Edhe unë mendoj se qytetarët përgjigjen në shesh për shkak të liderit të Partisë Demokratike, që është Sali Berisha.

Njerëzit vijnë në shesh për Sali Berishën. Ai është lideri frymëzues.

Tritan Shehu: Unë vazhdoj te kërkoj një Rezolute ku te dënojmë burgosjen politike te Sali Berishes. Nuk dua me qe te zbardhen mbledhjen e grupit. Është çështje morali. Unë çfarë flas këtu nuk doja qe te dale ne media.

Flamur Noka: Nuk kemi çfarë t’iu bëjmë Tritan, dalin gjithmonë diskutimet tona. Pastaj ne s’kemi gjë per te fshehur, jemi transparent.

Tritan Shehu: Sa i takon amnistisë penale, sa kohe kemi mbajtur këtë qëndrim deri tani (aksion opozitar) është turp për ne të shkojmë te votojmë amnistinë, sa kohe jemi në këtë gjendje. Por unë mendoj se ne duhet ta rishikojmë marrëdhënien me parlamentin.

Luan Baci: Pse nuk na informoni për Federatën e Opozitës. Dhe tjetra, a do te jene aleatet neper listat tona? Nuk kemi asnjë informacion.

Bardhi: Federata është një projekt politik opozitar, nuk është koalicion elektoral. Ai mund te jete nesër një koalicion elektoral, por ende nuk jemi ne atë faze.

Bardhi: Çfarë do te bëjmë ne vijim te aksionit tone opozitar, greve urie apo ngujim? Do duhet te vendosim. Ka propozime për te ridërguar edhe njëherë kërkesat ne Kuvend, ka propozime për ngujim, ka propozime për greve urie. Te gjitha këto do i diskutojmë ne një mbledhje te posaçme javës se ardhshme.

Sorina Koti: Jam e mendimit ne duhet te bëjmë edhe njëherë kërkesat për ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare. Nëse nuk pranohen, atëherë unë jam e idesë që të ngujohemi.

Spaho:Unë kam marre përsipër t’i them te gjithë gjerat ne grup dhe unë jam kundër ngujimit dhe grevës se urisë, sepse do te kthehemi ne qesharak.

mbledhja e grupit

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen