12 Gusht 2022, 12:25
Nga k.m.
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë me dije planet e tij për zgjedhjet e ardhshme lokale. Në komunikimin e përjavshëm me gazetarët, Berisha tha se për kandidatët do të vendosin primarët edhe nëse do të jenë në koalicion me Partinë e Lirisë.
PJESË NGA KONFERENCA:
Osman Stafa-News24: Meqë jemi 2 javë para nisjes së sesionit të ri parlamentar. Cila është situata në grupin parlamentar të PD, meqenëse një pjesë e grupit nuk është në mbështetjen tuaj. A keni komunikuar me ta?
Sali Berisha: Grupi parlamentar i PD-së është grup parlamentar i saj. Ka diversitet në qëndrime, por në tërësi mendoj se çdo deputet do ti qëndrojë luajal shumicës që e kanë votuar dhe do të jetë i përkushtuar në bejetën kundër këtij regjimi, i cili dëshmon mungesë të plotë ndjeshmërie ndaj qytetarëve. Nëse do e karakterizoja me dy fjalë me këtë regjim, do të thota, gënjen e vjedh, vjedh e gënjen. Ky është ekuacioni në të cilin lëviz Rama.
Mariglen Kume-Panorama: Ju thatë se është imperativ largimi i Ramës dhe krijimi i një qeverie teknike në shtator. Si do ta largoni në shtator dhe po në shtator presidenti i ri do të nxjerrë dekretin për zgjedhjet lokale. Si do të kandidoni në 61 bashkitë, apo meqë jeni në aleancë edhe me Partinë e Lirisë do ti ndani kandidaturat bashkë?
Sali Berisha: Ne e mirëpresim caktimin e datës së zgjedhjeve dhe nuk kishte asnjë arsye që dekreti të mos dilte që ditën e parë të presidentit të ri, ligji e lejonte. PD në këto zgjedhje sjell risinë më të madhe në historinë e këtij vendi; sjell primaret të cilat pas vendosjes së pluralizmit politik janë në rrafshin e demokracisë, janë arritja më e madhe e demokracisë shqiptare. Janë fundi i kryetarokracisë, garanci madhore për pengesë ndaj autokracisë dhe presim me shumë përkushtim dhe kënaqësi zbatimin e këtij zotimi solemn në zgjedhjet që vijnë. Kjo do të jetë pas themelimit të pluralizmit politik, risia më e madhe që themelohet në demokracinë shqiptare. Ne e mirëpresim datën. Sigurisht që do të diskutojmë dhe jemi për koalicione, por natyrisht parimi ynë bazë nuk ndryshon; jemi për primaret. Një gjë është e sigurtë, kandidatët nuk do ti caktojë Sali Berisha dhe kryesia e PD, ata do i votojë anëtarësia e kësaj partie.
sali berisha berisha me gazetaret 12 gusht 2022
Politike
12 Gusht 2022, 12:22
k.m.
Sali Berisha
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha në konferencën e përhershme me gazetarët ka folur rreth aksit rrugor Qukës...
Politike
12 Gusht 2022, 09:59
k.m.
Foto ilustruese
BRUKSEL- Shqipëria e ka dorëzuar në Këshillin të Evropës rezolutën kundër raportit të Dick Mar...
Politike
11 Gusht 2022, 21:51
F.M
Kuvendi
TIRANË- SPAK konsideron si sukses hetimor sekuestrimin e gati 70 milion euro asete pasurore që i përkisnin krimit të organizuar...
Politike
11 Gusht 2022, 20:01
F.M
Belinda Balluku
TIRANË- Më 2 gusht, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku njoftoi shtyrjen me 17 muaj të a...
Politike
11 Gusht 2022, 19:19
F.M
Ilir Meta
DURRËS- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta u ka bërë thirrje shqiptarëve që të rrisin forcë...
Politike
11 Gusht 2022, 18:32
e.k
Pamje nga vendi i ngjarjes
FIER- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë ku një 14-v...
Politike
11 Gusht 2022, 17:05
F.M
Roland Bejko
TIRANË- Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Roland Bejko ka rënë p...
Politike
11 Gusht 2022, 15:04
e.k
Erion Braçe
TIRANË- Deputeti socialist, Erion Braçe ka reaguar ditën e sotme për anijën me 6 ton grur të mbërri...
Politike
11 Gusht 2022, 13:25
k.m.
Ilir Meta dhe Erion Veliaj
TIRANË- Përplasje në distancë mes kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe kreut të Parti...
Politike
11 Gusht 2022, 12:26
k.m.
Ilir Meta
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një konferencë për mediat ka theksuar edhe rëndë...