LIVE UPDATES
Politike

“Nëse s’do e ndalin me ligj, do e ndalim me Maliq”/ '14 Maji', ish-kandidati i “BF”: Salillari e pranoi që i blenë të gjithë e të gjitha!

Maliqi shprehet se Pëllumb Salillari me një pasuri marramendëse, vazhdon të vjedh hapur nga taksat e shqiptarëve, ku mund të blejë qeverinë, drejtësinë.

25 Maj 2023, 21:42 Nga m.s
“Nëse s’do e ndalin me ligj, do e ndalim me Maliq”/
Lefter Maliqi

TIRANË- Lefter Maliqi, ish-kandidati i “Bashkë Fitojmë” për Kuçovën, i cili humbi me përmbysje rezultati kundrejt kundërshtarit Kreshnik Hajdari, akuzon ‘oligarkun’ Pëllumb Salillari se ndikoi në përmbysjen e rezultatit për llogari të kryebashkiakut Kreshnik Hajdari. Maliqi shprehet me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, se Salillari me një pasuri marramendëse, vazhdon të vjedh hapur nga taksat e shqiptarëve, ku mund të blejë qeverinë, drejtësinë. Madje, sipas tij, Pëllumb Salillari shkon më tej kur vendos ai për kryebashkiakë, kryepolicë, gjyqtarë, deputetë etj.

Lefter Maliqi, në vazhdën e akuzave thotë se atij nuk i doli Kuçova, por ka kapur edhe Dimalin, ku ka gërryer lumin për resortin e radhës. Në mesazhin e shpërndarë në Facebook thotë se ka nxjerrë jashtë përdorimit një qytet të tërë të Dimalit në pjesën Jug-Perëndimore me guroret e tij që mbulojnë dhe helmojnë duke marrë jetë njerëzish me tymin e tyre në gjithë qytetin Dimal. Ndërsa në pjesën Qendrore dhe Veriore ka marr me qira për 99 vjet, gjithë tokën dhe pyjet dhe po bën ndërtime. Lefter Maliqi kërkon nga KQZ, KAS dhe SPAK që të bëjnë drejtësi me rezultatin e zgjedhjeve në Kuçovë.

 Ja se çfarë shkruan Lefter Maliqi

‘Oligarku’ Pëllumb Salillari e pranon edhe vetë që i blenë të gjithë e të gjitha!

Në fakt, për herë të parë po thotë të vërtetën.

Këtë e ka dëshmuar me kohë, por sidomos muajin e fundit hapur fare!

Pas blerjes spektakolare të votave në Bashkinë Kuçovë, dhe thyerjes se heshtjes elektorale me “13 Maj”, tani po shpërblehet nga Qeveria.

Fatorino i qindarkave, kthehet në buall të miliardave të vjedhura nga paratë e shqiptarëve!

Pseudo miliarderi, tanimë me pasuri marramendëse, që vazhdon të vjedh hapur nga taksat e shqiptarëve, ku nga fatorino në super miliardier shprehet pa ju dridhur qerpiku, se ai mund të blejë qeverinë, drejtësinë, se mund të paguaj për çdo gjë dhe se mund të eliminojë çdo kundërshtar. Shkon më tej kur shprehet se vendos ai për Kryebashkiakë, Kryepolicë, Gjyqtarë, Deputet etj.

*Theksoj se profesionin e fatorinos e respektoj, por kalimi me hapa galopant nga fatorino në miliarder në format e arritura prej tij është problemi që duhet ngritur dhe luftuar.

Këtij ‘gjakpirësi’ nuk i doli Kuçova, tani po ha Dimalin! Po gërryen lumin për resortin e radhës. Qytetarët po hanë tymin përditë, që Salillari të marrë miliardat.

Ka nxjerr jashtë përdorimit një qytet të tërë të Dimalit në pjesën Jug-Perëndimore me guroret e tij që mbulojnë dhe helmojnë duke marrë jetë njerëzish me tymin e tyre në gjithë qytetin Dimal. Ndërsa në pjesën qendrore dhe Veriore ka marr me qira për 99 vjet, gjithë tokën dhe pyjet dhe po bën ndërtime. Po kështu në zonën e mbrojtur nga UNESCO në Sinec. Po kështu ka bërë dhe nipin i tij, me 200 Ha pyll në Zdravë-Kuçovë, ku po prish bukuri natyrore dhe po i kthen pa kursim në Resort, ashiqare fare për përfitime personale. Pra ky ‘Oligark’ e ka kthyer Kuçovën dhe Dimalin, në prone private dhe askush nuk reagon!

‘Oligarku’ Salillari krahason veten me Alkaponen ku fati i tij dihet! Ky hajdut shikon ëndrra me miliardat e tij që ka gerryer e dëmtuar gurore, pyje, lumenj, zona të mbrojtura etj.

Por ‘Oligark’, edhe ty si të gjithë 2 m vend të pret dhe miliardat si merr dot me vete, do i gezoj populli! Fryu dhe pak kohe se do shfryhesh shpejt o fatorino i qindarkave, i kthyer në buall i miliardave me pasurit e shqiptarëve!

Nëse në këtë vend ka sadopak drejtësi, gëzohu edhe pak kohë o Salillar me gjithë Hajdarët e tu.

Kërkoj nga KQZ, KAS dhe SPAK, të bëjnë drejtësi me rezultatin e zgjedhjeve në Kuçovë. Nëpërmjet kësaj do i thuhet ndal dorës që në mënyrë mafioze po kontrollon jetën e çdo banori duke përdorur taksat e tyre!

**Nëse ‘fatorino’ ndikon te KQZ, KAS, Kolegji Zgjedhor dhe Institucionet nuk do të munden ta ndalin me ligj, do e ndalim me Maliq.

lefter maliqi kuçovë zgjedhjet pëllumb salillari

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet