LIVE UPDATES
Politike

Nga burgjet shqiptare dhe hungareze në Parlamentin e BE/ Fredi Beleri dhe Iliaria Salis, eurodeputetët e burgosur "gjemb në këmbë" për qeveritë e dy vendeve

Ilaria Salis dhe Fredi Beleri dy eurodeputetët e sapozgjedhur mund të jenë një gjemb në këmbë për Hungarinë dhe Shqipërinë, pasi akuzat e supozuara politike ngrenë pikëpyetje mbi sundimin e ligjit.

12 Qershor 2024, 17:38 Nga r.ll
Nga burgjet shqiptare dhe hungareze në Parlamentin e BE/ Fredi Beleri dhe
ilaria salis dhe fredi beleri

TIRANË- Lista e 720 eurodeputetëve të zgjedhur këtë javë përfshin dy emra të cilët mund të festojnë më shumë se pjesa tjetër, pasi ata janë aktualisht në paraburgim për aktivitet të dyshuar kriminal. Ilaria Salis, e partisë së majtë italiane, dhe Fredi Beleri, një kandidat për "Demokracinë e Re" të qendrës së djathtë greke, kanë rezervuar vendet e tyre në Bruksel dhe Strasburg.  Të dy emrat duket se janë një "gjemb në këmbë" për vendet ku u arrestuan, me Hungarinë dhe Shqipërinë që përballen me pyetje të rëndësishme lidhur me pavarësinë e gjyqësorit, thuhet në artikullin e Euronews.

"Ne jemi shumë të lumtur për zgjedhjet," tha Roberto babai i Salis për Euronews. "Shpresoj që ajo të jetë e lirë sa më shpejt të jetë e mundur."

Ilaria u arrestua në Hungari pak më shumë se një vit më parë dhe është ende në pritje të gjyqit me akuzat për sulm ndaj ekstremistëve neonazistë, akuza që ajo nuk i pranon. Pas suksesit në dy rajone italiane, ajo tani është gati të lirohet, sipas rregullave që u japin eurodeputetëve imunitet prej procedurave ligjore në shtetet e tjera anëtare të BE-së.

Në praktikë, dokumentet për të siguruar lirinë e saj mund të zgjasin katër deri në pesë javë dhe asaj mund t'i duhet kohë për t'u rikuperuar nga sprova e saj, tha i ati, duke rrezikuar potencialisht aftësinë e saj për të marrë pjesë në procedurat e hapjes së mandatit të ri pesëvjeçar.

Kushtet e vështira

Megjithëse ajo u lirua nga burgu për në arrest shtëpiak më 23 maj, kushtet e saj kanë qenë "shumë të vështira", shtoi babai i saj. Ai e sheh arrestimin e aktivistes antifashiste – në një shtet anëtar të BE-së që ka marrë një devijim të dukshëm autoritar djathtas – si një “veprim tërësisht politik”.

Kjo akuzë për njëanshmëri gjyqësore pasqyrohet për Belerin, një shtetas grek i dënuar për blerje votash pasi u zgjodh kryebashkiak i Himarës, në jug të Shqipërisë.

"Ai është një arrestim politik ... nuk ka asnjë provë, asnjë provë për ndonjë krim," tha për Euronews, Marin Suli, Sekretar i Përgjithshëm i partisë shqiptare të Belerit. “Shteti ligjor nuk ekziston, është sundimi i Ramës”, shtoi Suli, duke iu referuar kryeministrit të Shqipërisë.

Beleri nuk do të lirohet automatikisht, pasi Shqipëria është jashtë Bashkimit Evropian – por Suli shpreson se mund të fillojë të marrë pjesë në seanca pasi dënimi dyvjeçar i skadon në shtator. Beleri nuk i ka pranuar dhe i ka apeluar akuzat – dhe Suli thotë se ata do ta ngrenë këtë çështje në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut nëse është e nevojshme.

Bllokimi i bisedimeve

Rasti i tij u trajtua nga shumë deputetë ekzistues. Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis kishte kërcënuar se do të bllokonte bisedimet e Shqipërisë për t'u anëtarësuar në BE derisa çështja të zgjidhej, përpara se ta shtonte Belerin në listën e tij të partisë Demokracia e Re. Në një postim në Facebook të hënën, Beleri e përshëndeti fitoren e tij si pjesë të "betejës për demokraci" dhe të "vlerave evropiane".

“Drita gjithmonë fiton mbi errësirën ... fuqia e demokracisë mund të fshijë çdo grusht shteti,” tha ai. “Do të punoj shumë që të jem i dobishëm për partinë time, për Demokracinë e Re dhe mbi të gjitha për atdheun tonë”.

Rregullat e BE-së synojnë t’i mbrojnë eurodeputetët nga persekutimi politik – por ligjvënësit nuk janë plotësisht të imunizuar nga drejtësia. Ata mund të arrestohen nëse kapen në flagrancë – siç bënë autoritetet belge për Eva Kaili, megjithëse ajo nuk ka pranuar se ka kryer shkelje në skandalin e parave për ndikim, të njohur si “Qatargate”.

Parlamenti gjithashtu mund të bie dakord të heqë imunitetin e një deputeti individual, siç ishte rasti për Ioannis Lagos të Greqisë, pasi partia e tij e ekstremit të djathtë Agimi i Artë u gjykua si një organizatë kriminale. Teknikisht, eurodeputetët mund të vazhdojnë të mbajnë postin e tyre edhe pas dënimit ose burgimit, por kryerja e punës nuk është gjithmonë e lehtë nga ana logjistike. Kur ishte në burg, Salisit iu lejua vetëm një orë intervista në muaj dhe nuk ishte në gjendje të kryente një fushatë konvencionale.

Pas zgjedhjeve, Beleri mori pjesë në një takim të parë të eurodeputetëve të Demokracisë së Re përmes lidhjes me video, pasi kishte marrë leje speciale nga autoritetet shqiptare kundër korrupsionit, raporton Euronews Albania.

fredi beleri ilaria salis

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet