LIVE UPDATES
Politike

Nga ndryshimet Kushtetuese për dobësimin e Kryeministrit, tek kërkesa e Fatmir Xhafës për ndryshime thelbësore në qeverisje. Ç'po ndodh në korridoret e Rilindjes?

Kjo ishte java më e shqetësuar brenda Rilindjes. Në mediat pranë pushtetit dhe nga njerëz të pushtetit, jo vetëm si thashethem, po përflitet një ndryshim i madh.

1 Korrik 2023, 13:47 Nga Dosja.al
Nga ndryshimet Kushtetuese për dobësimin e Kryeministrit, tek
Erion Veliaj, Fatmir Xhafaj dhe Edi Rama

Vetëm 1 muaj e gjysmë nga përfundimi i zgjedhjeve lokale, pas një fitoreje shqetësuese për ekuilibrat politikë dhe të diskutueshme për cilësinë e zgjedhjeve, maxhoranca e harroi shijen e triumfalizmit. Kjo ishte java më e shqetësuar brenda Rilindjes. Në mediat pranë pushtetit dhe nga njerëz të pushtetit, jo vetëm si thashethem, po përflitet një ndryshim i madh.

Në emisionin "Real Story" të Sokol Ballës, nuk u fol as për Kosovën, as për propozimet e Kryeministrit për zgjidhjen e krizës, apo takimet e tij në Bruksel, por për ndryshime Kushtetuese, për rritje të kompetencave të Presidentit, si një projekt i maxhorancës, për të përgatitur një ndryshim, që ende nuk dihet. Nuk u përjashtua mundësia e zgjedhjeve të parakohshme, që do të rrisnin mundësitë e zgjerimit të maxhorancës rilindase në Parlament. Këto lëvizje, në çdo rast, do të sillnin shkurtimin e mandatit të tretë të Edi Ramës, ose dobësimin e Pushtetit të Kryeministrit në favor të Presidentit.


Ende pa u dekoduar kjo bisedë që u bë në Report TV të enjten, Fatmir Xhafa doli të premten në një intervistë tek A2 për gazetaren Merita Haklaj dhe foli për një shqetësim të Kryeministrit. Edhe këtë herë, ndryshe nga dëshira e Ramës për tu dukur i shqetësuar për Kosovën, Xhafaj kishte pikasur një shqetësim për të ardhmen politike të liderit. Shikonte nevojën për ndryshime të rëndësishme brenda maxhorancës, shprehte domosdoshmerinë e ndryshimeve në qeveri.

"Jo make up por rinovim total", ishte fjalia e Xhafës, që dukej sikur nënkupton largimin e Ramës nga Kryeministër. Sepse ndryshimet në qeveri janë bërë gjithmonë si "make up", përsa kohë që Kryeministri është i gjithëpushtetshëm.


Vetë Kryeministri nuk e ka ndihmuar publikun të kuptojë burimin apo qëllimin e këtyre deklaratave. As ka mohuar projektin për ndryshimin e Kushtetutës. Në një dalje për 'Euronews', ai foli madje për Procesin e Berlinit, për Kosovën dhe për drynin që i vuri Ballkanit të Hapur, pa përmendur fare kunjat që po i hedhin nga brenda.

Pas intervistës së tij jo vetëm që nuk morën përgjigje pyetjet:

1. Kush po e hedh idenë e dobësimit të pushtetit të Edi Ramës?

2. Kush po i përgatit ndryshimet Kushtetuese për forcimin e kompetencave të Presidentit dhe pse?

3. A është Fatmir Xhafa në një inkursion personal kur kërkon ndryshime thelbësore apo përfaqëson një grup brenda PS?

Por pas intervistës së Ramës, lindin pyetje të tjera:

1. Pse Edi Rama po e vret Ballkanin e Hapur, në favor të Procesit të Berlinit, kur prej 8 vjetësh por tentonte të vriste Procesin e Berlinit nëpërmjet Ballkanit të Hapur?

2. Pse do të bëhet në Tiranë samiti i Tetorit?

3. Pse do të bëjë Kryeministri i Shqipërisë tur në gjithë Ballkanin Perëndimor për Procesin e Berlinit, që vetë emri sugjeron se është i Gjermanisë?

4. Pse Rama po sillet si negociator i pakërkuar në çdo dalje televizive, ndërsa po redukton daljen e tij si Kryeministër?

Nuk ka ende asnjë shenjë që mund të çojë në konkluzionin se Edi Rama ka vendosur të transferojë pushtetin ekzekutiv në favor të një posti honorifik, si President apo mediator me kohë të plotë, por dyshimet sa po vijnë e po shtohen.

Një iniciativë e Nismës Thurje, LZHK, PR dhe PAA, për ndryshime në sistemin zgjedhor, sugjeron një Referendum për ndryshimin e Kushtetutës. Ndërkohë që projekti i fshehtë për transferimin e kompetencave tek Presidenti, do të kërkonte gjithashtu ndryshime të Kushtetutës. Këto mund të bëhen në Parlament me 94 vota, që maxhoranca nuk i ka, prandaj do të kërkojnë, ose votat e opozitës false, ose një referendum.

Në të gjitha variantet, e sigurtë është që vera do të jetë shumë e nxehtë, por vjeshta akoma më e nxehtë. Do të ketë ndryshime politike, ose goditje të mëdha për "puçistët" brenda Rilindjes që kërkojnë dobësimin e Edi Ramës.

edi rama fatmir xhafaj

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës