LIVE UPDATES
Politike

Një burg dhe 20 salla gjyqi në qendrat e mikpritjes së emigrantëve në Shëngjin e Gjadër

Dy qendrat e strehimit të emigrantëve në Shqipëri do të jenë në kompetencë të Ministrisë së Brendshme e Ministrisë së Shëndetësisë Italiane.

29 Dhjetor 2023, 15:56 Nga alba kepi
Një burg dhe 20 salla gjyqi në qendrat e mikpritjes së
Edi Rama dhe Giorgia Meloni

SHËNGJIN- Komisioni i Ligjeve në Parlamentin italian ka marrë në dorëzim për të shqyrtuar projektligjin e marrëveshjes për emigrantët mes Italisë e Shqipërisë. Në dokumentacionin ekskluziv që zotërojmë zbardhen detajet e ndërtimit të qendrave të emigrantëve në portin e Shëngjinit dhe në Gjadër, mes të cilave dhe një strukturë burgimi për emigrantët që do të kryejnë vepra penale brenda qendrave në territorin shqiptar si dhe 20 salla ku do të mbahen seancat gjyqësore me shërbim telematik mes emigrantëve e gjykatësve që do të marrin në shqyrtim kërkesat e azilkërkuesve.

Dy qendrat e strehimit të emigrantëve në Shqipëri do të jenë në kompetencë të Ministrisë së Brendshme e Ministrisë së Shëndetësisë Italiane. Në portin e Shëngjinit do të nisin punimet për sistemin elektrik, hidrik, ujërave të zeza e internet me një kosto 3 milionë euro për 2024. Ndërsa ndërtimi i qendrës së Gjadrit do të ketë një kosto më të lartë. Do të jetë në një sipërfaqe prej 77 mijë metra katrorë e do të kushtojë 20 milionë euro më 2024 e 8 milionë të tjera për infrastrukturën e brendshme.

Ndërsa kosto kompleksive për menaxhimin e dy strukturave: në Shëngjin e në Gjadër është parashikuar të jetë 4470000 euro për vitin 2024 dhe 6556200 euro në çdo vit më pas.

Ambientet e realizuara në Shqipëri për mbajtjen e seancave gjyqësore civile me shërbim telematik do të jenë: 20 salla me 75 metra katrorë secila e me një sipërfaqe totale 1500 metra katrorë. Çdo sallë do të mirëpresë 3 deri në 5 persona; azilkërkues, punonjësi i rendit, përkthyesi e avokatët mbrojtës. Ato do të ndërtohen në një arkitekturë 4 blloqesh me 5 salla secila të pozicionuara përballë njëra tjetrës e mes tyre do të ketë dhe dy dhoma për seanca gjyqësore penale. Kosto për ndërtimin e tyre do të jetë 1 milionë euro për 2024 e për mobilimin me tavolina, karrige e librari do të duhen 4 mijë euro për secilën e totalisht 80 mijë euro.

Rrjeti i infrastrukturës e lidhjeve telematike me video konferenca e telefonata llogaritet të kushtojë 1 milionë e 550 mijë për 2024 e 1 milionë e 500 mijë për çdo vit prej 2025 më 2028. Kosto e internetit në Shqipëri do të jetë 100 mijë euro në vit e mirëmbajtja e sistemit informatik rreth 100 mijë euro në vit. Ndërsa asistenca informatike rreth 800 mijë euro në çdo vit prej 2024 më 2028. Dokumenti i draftit që është marrë në shqyrtim nga Komisioni i ligjeve në Parlamentin Italian e i hartuar nga qeveria italiane, përcakton dhe ngritjen e një strukture burgimi për vepra penale të kryera brenda territorit të qendrave të strehimit të emigrantëve.

Struktura e burgimit do të ketë kapacitet deri në 20 të burgosur me një sipërfaqe 6300 metra katrorë, 2 214 metra do të jenë të mbuluara e 4086 të hapura. Kosto për ndërtimin e saj do të jetë rreth 8 milionë euro më 2024. Ndër 20 qelitë e ngritura, 2 do të jenë për persona me aftësi të kufizuar e 4 për persona që do të kenë nevojë për regjim sigurie të lartë. Struktura e burgimi do të ketë në dispozicion automjete të pajisura me radio frekuencë komunikuese, furgona, instrumente kontrolli, metal detektorë, makineri me reze X e të gjitha materialet e duhura për garantimin e sigurisë, rendit e lëvizjes brenda territorit të përcaktuar. Shpenzimet vjetore për mbarëvajtjen e saj parashikohen të jetë rreth 3.8 milionë euro.

Sencat penale do të zhvillohen në dy salla me një sipërfaqe 250 metra katrorë secila me një hyrje anësore dhe për publikun e me një kosto pajisjesh rreth 100 mijë euro përgjatë 2024. Si qendra e Gjadrit ashtu dhe ajo në Portin e Shëngjinit do të kenë brenda tyre një strukturë mjekësore që do të menaxhohen nga Ministria Italiane e Shëndetësisë për të verifikuar gjendjen shëndetësore të emigrantëve. Rreth 270 mijë euro do të duhen çdo vit deri më 2028 në portin e Shëngjinit për instrumente mjekësorë, vaksina, dispozitivë mbrojtës personalë etj, e 100 mijë euro për qendrën mjekësore në Gjadër.

Për qendrën në portin e Shëngjinit përgjatë vitit 2024 janë parashikuar 70 mijë euro për mirëmbajtjen e saj e 100 mijë euro për çdo vit pas, prej 2025-2028. Ndërsa në Gjadër rreth 700 mijë euro për mirëmbajtjen e saj gjatë 2024 e 1 milionë euro në çdo vit prej 2025 më 2028. E përgjatë vitit 2024 sistemi telematik për të dyja strukturat do të ketë një kosto 100 mijë euro për secilën.

Për transferimin e emigrantëve në territorin shqiptar janë parashikuar të shpenzohen 6.4 milionë euro për vitin 2024 në mjete transporti, 15 milionë euro për mjete detare gjatë vitit 2024 e nga 20 milionë çdo vit prej 2025 më 2028. Shërbimi i përkthimit do të ketë në dispoizicion 1 milionë euro për vitin 2024 e 1.5 milionë euro çdo vit nga 2025 deri më 2028.

Marrë nga SYRI.net

edi rama giorgia meloni


Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë