15 Janar 2024, 22:56
Nga I.A
Blendi Gonxhja
TIRANË- Blendi Gonxhja është ministri i ri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Gonxhja është dhe një nga themeluesit e Partisë Demokratike si një nga 5 studentët e komisionit nismëtar asokohe. I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Gonxhja tregoi pse u tërhoq në Janar të vitit 1991 nga Partia Demokratike dhe thotë se sot duhet t’i japin të drejtë për atë vendim.
Blendi Fevziu: Pse u largove nga Partia Demokratike?
Blendi Gonxhja: Sepse ai nuk ishte ambienti për asnjë çast nga momenti që ne u mblodhëm dhe forumet e para u krijuan, nuk ishte ambienti. Unë kam ikur në datën 15 Janar…
Blendi Fevziu: Rreth një muaj mbrapa.
Blendi Gonxhja: Besoj që ngjarjet, faktet e Shqipërisë së vitit 1992, ’94, ’96, ’97, ’98, gjithë ato që kanë ndodhur më pas, Janar 2021, kanë vërtetuar që personazhet, nuk po përmend emra, nuk kanë menduar ndonjëherë që ta vendosin vendin para interesave të tyre. Këta personazhe unë i kam njohur që në Janar.
Blendi Fevziu: Ndërkohë ju u larguat u bashkuat me Aleancën Demokratike. U larguat prapë edhe nga Aleanca Demokratike. U duk se tentative jote në politikë ishte një lloj dështimi.
Blendi Gonxhja: Unë mendoj se ata që na dëgjojnë kur shikojnë ngjarjet sot, të 2023, mendoj se në raport me atë PD, me ato personazhe që e morën në dorë që në fillim të vitit 1991 nuk kishte të ardhme dhe mendoj se duhet të më japin të drejtë që jam shkëputur në Janar të ’91 dhe pastaj më vonë kam parë që të gjithë ata që ju i njihni, Gramozin, etj., që u munduan, u munduan, më gjatë se ne, pak vite, pak muaj, një mandat, apo dy mandate më vonë, të gjithë janë përzënë nga Partia Demokratike në mënyra të dhunshme, në mënyra jo demokratike.
blendi gonxhja
Politike
15 Janar 2024, 22:47
I.A
Blendi Gonxhe
TIRANË- Blendi Gonxhe për pozicionin e ri që do të marrë lidhur me drejtimin e Ministrisë së Ekonomisë...
Politike
15 Janar 2024, 22:00
I.A
Fevziu dhe Veliaj
TIRANË- Gazetari Blendi Fevziu deklaroi se Erion Veliaj është një personazh i rëndësishëm politik n&eu...
Politike
15 Janar 2024, 21:40
I.A
Blendi Fevziu dhe Sali Berisha
TIRANË- Gazetari Blendi Fevziu ka folur për opozitën dhe arrestimin e Sali Berishws. I ftuar në emi...
Politike
15 Janar 2024, 21:30
I.A
Fevziu dhe Rama
TIRANË- Gazetari Blendi Fevziu ka folur për Edi Ramën dhe pushtetin e tij, i cili sot është thuajse absolut n...
Politike
15 Janar 2024, 20:16
I.A
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka thirrur nesër mbledhjen e grupit Parlamentar të p...
Politike
15 Janar 2024, 19:25
I.A
Belinda Balluku
TIRANË- Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka hapur prej ditës së sotme një tjetër ankand, i cili...
Politike
15 Janar 2024, 19:15
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i PD, Sali Berisha iu bëri gjithashtu thirrje intelektualëve, biznesit dhe fermerëve të ngrihen...
Politike
15 Janar 2024, 18:54
I.A
Sali Berisha
Kryetari i PD Berisha tha para qindra qytetarëve protestues se, sot ishte një ditë beteje në parlament, një ditë...
Politike
15 Janar 2024, 18:46
I.A
Gazment Bardhi
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratës së Presidentit Bajram Begaj. ...
Politike
15 Janar 2024, 18:41
I.A
Enkelejd Alibeaj dhe Damian Gjiknuri
TIRANË- Dy bashkëkryetarët e komisionit për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Enkelejd...