LIVE UPDATES
Politike

“Non Grata” të reja nga Britania? Ambasadori Abbott: Zgjedhjet në Shqipëri, me rëndësi për integrimin! S’ka azil për shqiptarët në Angli

Ambasadori u shpreh se emigracioni është gjithmonë në rendin e ditës. Ai theksoi se kryeministri britanik, Keir Starmer do të vijë në samitin e 16 majit me fokus të qartë tek siguria dhe mbrojtja evropiane.

30 Prill 2025, 21:57 Nga N.F
“Non Grata” të reja nga Britania? Ambasadori Abbott: Zgjedhjet
Nicholas Abbott

TIRANË- Ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott, la të hapur mundësinë e vijimit të procesit të shpalljes “non grata” nga autoritetet britanike për zyrtarë dhe politikanë të korruptuar shqiptarë duke theksuar se kjo do varet nga interesat e sigurisë kombëtare të vendit të tij. Në intervistën për Top Channel ai deklaron se shqiptarët që hyjnë ilegalisht në Angli nuk do të marrin azil, ndërsa komentoi edhe vizitën e pritshme kryeministrit Starmer më 16 maj në Tiranë.

Ambasadori u shpreh se emigracioni është gjithmonë në rendin e ditës. Ai theksoi se kryeministri britanik, Keir Starmer do të vijë në samitin e 16 majit me fokus të qartë tek siguria dhe mbrojtja evropiane. Sipas tij ai do të ketë mundësi të bisedojë me liderë të ndryshëm nga Evropa Perëndimore, Ballkani Perëndimor dhe më gjerë, për atë që duan të arrijnë.

Intervista:

Veliu: Në vitin 2022, qeveria britanike shpalli disa politikanë shqiptarë si persona të sanksionuar. A do të kemi një listë të re me emra të rinj?

Ambasadori: Gjithmonë më ka intriguar kjo “listë mitike” që personalisht nuk e kam parë kurrë. Siç e dini, ne nuk komentojmë mbi raste individuale ligjore për momentin. Mbretëria e Bashkuar kujdeset për sigurinë e saj kombëtare, ndërmerr masat e nevojshme për ta mbrojtur atë dhe ne do të vazhdojmë në këtë drejtim.

Por unë e di që agjencitë tona të zbatimit të ligjit, institucionet tona të drejtësisë kanë një marrëdhënie shumë të fortë këtu në Shqipëri. Dhe që nga viti 2022, kemi ndërtuar një marrëdhënie operacionale vërtet të shkëlqyer.

Veliu: Kryeministri juaj, z. Keir Starmer, do të marrë pjesë në Samitin e Liderëve Evropianë më 16 maj, dhe parashikohet një takim me Kryeministrin Edi Rama. Cila është rëndësia e kësaj vizite, e para e një Kryeministri britanik në Shqipëri?

Ambasadori: Kjo është një vizitë shumë e rëndësishme. Tregon edhe njëherë nivelin e partneritetit që kemi tashmë. Kryeministri ynë është dikush që ka treguar interes të vërtetë për Shqipërinë. Ai e di që kemi krijuar një partneritet, një marrëdhënie që po prodhon rezultate. Ai  është i interesuar t’i shohë këto nga afër.

Dhe gjithashtu ai po vjen në një kohë kur në Samitin e Komunitetit Politik Evropian, çështjet e mbrojtjes evropiane janë në qendër të vëmendjes.

Veliu: Ky samit po mbahet në Shqipëri. Pse është i rëndësishëm dhe çfarë prisni të arrihet prej tij? Ju sapo përmendët rëndësinë e sigurisë, por cilat janë elementët e tjerë?

Ambasadori: Mbretëria e Bashkuar e ka mbështetur Shqipërinë për organizimin e këtij Samiti, që nga momenti kur e organizuam vetë vitin e kaluar. Kjo na duket një gjë normale – që Shqipëria të marrë këtë rol udhëheqës. Aktualisht, siç e dini, në Evropë ka shumë shqetësim për luftën në Ukrainë dhe mënyrën se si ajo mund të zgjidhet.

Ka, sigurisht, mundësi për të diskutuar edhe çështje më të gjera. Migracioni, fatkeqësisht, është gjithmonë në rendin e ditës. Por mendoj se Kryeministri ynë vjen këtu me fokus të qartë tek siguria dhe mbrojtja evropiane dhe do të ketë mundësi të bisedojë me liderë të ndryshëm nga Evropa Perëndimore, Ballkani Perëndimor dhe më gjerë, për atë që duam të arrijmë.

Veliu: Me të drejtë përmendët se çështja e migracionit është në krye të agjendës së qeverisë suaj. Ne shohim që migracioni i paligjshëm është sërish një temë e nxehtë në vendin tuaj, jo vetëm për qeverinë aktuale por edhe për ato të mëparshme. Është raportuar në mediat britanike që Home Office po kërkon qendra të huaja për të dërguar azilkërkuesit e dështuar. Deri tani, a i është drejtuar qeveria juaj qeverisë shqiptare për këtë çështje?

Ambasadori: Mbretëria e Bashkuar, si shumë vende të tjera evropiane, po shqyrton mënyra për të menaxhuar migracionin e parregullt. Kjo është një sfidë jo vetëm për ne, por edhe për vende të tjera.

Siç e thashë, në tre vitet e fundit kemi ndërtuar një marrëdhënie shumë pozitive dhe pragmatike me Shqipërinë. Kështu që padyshim këto çështje janë në vëmendjen tonë dhe janë objekt diskutimi. Por nuk është se vijmë me ndonjë plan të caktuar.

Mendoj se, siç po ndodh në kuadër të Samitit, ky është një takim liderësh me interesa të përbashkëta, dhe është një mundësi për të diskutuar edhe këto çështje të migracionit dhe mënyrat e zgjidhjes së tyre.

Veliu: Shtetas shqiptarë vazhdojnë të mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar përmes gomoneve, ndonëse në numër më të vogël se në vitin 2022. Sa janë shanset reale për të fituar azil pas ndryshimeve ligjore të vitit 2023, kur Shqipëria u shpall vend i sigurt?

Ambasadori: Ne e konsiderojmë Shqipërinë si një vend të sigurt. Prandaj, fatkeqësisht, kushdo që përpiqet të hyjë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar dhe të kërkojë azil, do të dështojë. Mesazhi im i qartë kur udhëtoj nëpër Shqipëri dhe takoj njerëz është: ju lutem mos e bëni këtë, mos e provoni, nuk do t’ju çojë askund.

Ka probleme reale me mungesën e mundësive për punë dhe e dimë që kjo është një arsye e fortë për shumë të rinj që përpiqen të hyjnë në Britani. Por siç thatë, numri i atyre që mbërrijnë me gomone është shumë më i ulët tani krahasuar me tre vite më parë. Gjithashtu kemi një politikë rikthimi ku kthejmë shtetas shqiptarë nga Mbretëria e Bashkuar në Shqipëri. Prandaj, mesazhi im është shumë i qartë: mos e bëni këtë.

Veliu: Çdo ditë lexojmë në mediat britanike lajme për krimin e organizuar shqiptar. Cili është vlerësimi i vërtetë i agjencive ligj- zbatuese ne Mbretërinë e Bashkuar? Kemi këtu një problem real me krimin e organizuar shqiptar në vendin tuaj apo është vetëm spekulim i mediave britanike?

Ambasadori: Jo, është një problem real, por mendoj se është shumë e rëndësishme të theksojmë se shumica e shqiptarëve apo personave me origjinë shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar janë qytetarë të zakonshëm, pozitivë, që kontribuojnë në atë çfarë është Mbretëria e Bashkuar.
Ka shqiptarë që janë mësues, punonjës shëndetësorë, drejtues biznesesh, të gjithë që jetojnë një jetë normale, si gjithë të tjerët, që edukojnë fëmijët e tyre dhe kontribuojnë në një shoqëri ku duan të jenë pjesë.


Po, ka një çështje me grupe të krimit të organizuar shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar, veçanërisht në trafikun e drogës. Por kjo përfshin një pakicë. Duhet të merremi me këtë dhe, siç e përmenda, po punojmë ngushtë me autoritetet shqiptare për ta bërë këtë.

Veliu: Vitin e kaluar kemi parë vizitën në Shqipëri të kreut të Agjencisë Kombëtare të Krimeve në Mbretërinë e Bashkuar, z. Biggar. Si e vlerësoni bashkëpunimin me SPAK në luftën kundër krimit të organizuar?

Ambasadori: E vlerësoj shumë pozitivisht. Është një marrëdhënie operative, pragmatike, e hapur, ku po zhvillohen jo vetëm biseda, por edhe bashkëpunim konkret për të arritur rezultate. Dhe jam i kënaqur të them që po arrijmë rezultate.

Muhamed: Kur thoni se ka rezultate të reja, mund të shpjegoni pak më tej?

Ambasadori: Oh, Muhamed, besoj e kuptoni që këto nuk janë gjëra që janë domosdoshmërisht për publikun./TCH

starmer samiti i 16 majot abbott

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet