Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në listën e hapur deri tani më shumë vota ka marrë Blendi Gonxhja, i ndjekur nga ministri i Brendshëm Ervin Hoxhaj dhe Fatmir Xhafaj.
TIRANA- Në Tiranë vijon numërimi i votave preferenciale të kandidatëve ku deri tani nga raportimet zyrtare të KQZ-së janë numëruar 311 nga 1282 kuti votimi. Partia Socialiste ka marrë 19 mandate, dhe kjo përkthehet në faktin se do të përfshijë edhe shtatë deputetë nga lista e hapur, përveç 12 deputetëve të listës së mbyllur. Në listën e hapur deri tani më shumë vota ka marrë Blendi Gonxhja, i ndjekur nga ministri i Brendshëm Ervin Hoxhaj dhe Fatmir Xhafaj më pas radhiten Erion Braçe, Antonela Dedejn dhe Anila Denajn. Jashtë listës fituese deri tani janë Pandeli Majko, Mimi Kodheli, Olta Xhaçka dhe Etilda Gjonaj.
Nga ana tjetër Partia Demokratike për momentin është me 13 mandate në Tiranë, duke futur kështu vetëm një nga lista e hapur. Jashtë deri më tani ngelet gjithashtu Ilir Meta, Shpëtim Idrizi, Myslym Murrizi dhe Asllan Dogjani.Nga të dhënat e KQZ-së deri tani më i votuari është Ilir Alimehmeti që ka rreth 208 vota më shumë se Jorida Tabaku, me këtë të fundit që e sheh veten jashtë Kuvendit.
Partia Mundësia do të fusë në Kuvend, Agron Shehajn dhe Erald Kaprin, ndërsa Nisma Shqipëria Bëhet do të çojë në Kuvend Adriatik Lapajn, i cili ka marrë më shumë vota se Endri Shabani. Përfaqësues për Lëvizjen Bashkë është Redi Muçi, ndërsa PSD-ja do të çojë në Kuvend Albana Pëllumbin.
Lista e PS- 19 mandate:
Edi Rama (listë e mbyllur)
Ogerta Manastirliu (listë e mbyllur)
Elisa Spiropali (listë e mbyllur)
Lindita Nikolla (listë e mbyllur)
Taulant Balla (listë e mbyllur)
Adea Pirdeni (listë e mbyllur)
Albana Koçiu (listë e mbyllur)
Igli Hasani (listë e mbyllur)
Delina Ibrahimaj (listë e mbyllur)
Ilva Gjuzi (listë e mbyllur)
Iris Luarasi (listë e mbyllur)
Erion Malaj (listë e mbyllur)
Blendi Gonxhja 8085
Ervin Hoxha 4317
Fatmir Xhafaj 3803
Erion Braçe 3753
Ornaldo Rakipi 2807
Antonela Dedej 1976
Anila Denaj 1403
Lista e PD- 13 mandate:
Sali Berisha (listë e mbyllur)
Flamur Noka (listë e mbyllur)
Albana Vokshi (listë e mbyllur)
Belind Këlliçi (listë e mbyllur)
Tedi Blushi (listë e mbyllur)
Jozefina Topalli (listë e mbyllur)
Fatmir Mediu (listë e mbyllur)
Edi Paloka (listë e mbyllur)
Erisa Xhixho (listë e mbyllur)
Mesila Doda (listë e mbyllur)
Klevis Balliu (listë e mbyllur)
Besart Xhaferi (listë e mbyllur)
Ilir Alimehmeti 4287
Mundësia- 2 mandate:
Agron Shehaj (listë e mbyllur)
Erald Kapri (listë e mbyllur)
PSD 1 mandat:
Albana Pëllumbi (listë e mbyllur)
Nisma Shqipëria Bëhet- 1 mandat:
Adriatik Lapaj 988 vota
Lëvizja Bashkë- 1 mandat:
Redi Muçi (listë e mbyllur)
foto ilustruese DIBËR- Në qarkun e Dibrës Partia Demokratike, nuk ka përfituar asnjë mandat nga lista e hapur. Demokratë...
Antonio Costa KOSOVË- Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, do ta vizitojë Kosovën të mërkurën...
Foto ilustruese DURRËS- Vijon procesi i numërimit të votave edhe për kandidatët për deputetë në qarkun e Durr&...
foto ilustruese KUKËS- Qarku i Kukësi ka mbyllur procesin e numërimit duke i dhënë fitoren Partisë Demokratike. Në...
Foto ilustruese SHKODËR- Qarku i Shkodrës vijon numërimin e votave për kandidatët e listës së hapur, të cil&eu...
foto ilustruese LEZHË- Në qarkun e Lezhës, deri më tani janë numëruar 109 kuti votimi nga 245 gjithsej sa i përket ...
foto ilustruese ELBASAN- Nga të dhënat zyrtare të KQZ-së rezulton se janë numëruar 270 nga 508 kuti votimi të vota...
Foto ilustruese FIER- Sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në qarkun e Fierit janë numëruar 277...
Edi Rama TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka bërë një reagim në rrjetet sociale pas thuajse përfundimit të numërimit t&eum...
foto ilustruese VLORË- Ka përfunduar numërimi i votave brenda vendit në qarkun e Vlorës. Sipas rezultateve të PSZ, Partia Soc...