Dita e 50-të e revoltës qytetetare/ Shqiptarët vijojnë qëndresën në shesh: Rama në burg, Berisha në burg
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Spiropali shkruan se qëndrimi i mazhorancës lidhur me procesin e trajtimit të mandatit të deputetes Olta Xhaçka nuk ishte një qëndrim as politik, as partiak, por një qëndrim kushtetues.
TIRANË- Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka reaguar pas publikimit të opinionit të Komisionit të Venecias për mandatin e deputetes, Olta Xhaçka.
Spiropali shkruan në një postim në "X", se qëndrimi i mazhorancës lidhur me procesin e trajtimit të mandatit të deputetes Olta Xhaçka nuk ishte një qëndrim as politik, as partiak, por një qëndrim kushtetues. Më tej, kryeparlamentarja shprehet se sot morën përgjigje të gjitha akuzat dhe shpifjet kundrejt këtij qëndrimi.
REAGIMI I PLOTË:
Besoj tani është e qartë për të gjithë se qëndrimi ynë lidhur me procesin e trajtimit të mandatit të deputetes Olta Xhaçka nuk ishte një qëndrim as politik, as partiak, por një qëndrim kushtetues që lidhet me sovranitetin e paprekshem të Kuvendit! Gjykata Kushtetuese ka kërkuar që deputetët të votojnë në një mënyrë të caktuar dhe kjo nga ne është lexuar jo thjesht si ndërhyrje në pavarësinë e Kuvendit, por në radhë të parë si një vendim i pazbatueshëm për shkak të pamundësisë së një rregulli që i imponon deputetit se si të votojë!
Sot morën përgjigje edhe të gjitha akuzat, shpifjet dhe propaganda me të pavërteta kundër këtij qëndrimi, por si Kryetare Kuvendi ndjehem e lehtësuar dhe për këtë falenderoj Komisionin e Venecias që e shqyrtoi me shpejtësi dhe seriozitet maksimal kërkesën time. Kam bindjen se ky opinion i drejtë do t’u shërbejë të gjitha palëve dhe institucioneve për reflektim në zgjidhjen drejt të çështjeve në lidhje me papajtueshmërinë e mandatit të deputetit në të ardhmen.
Besoj tani është e qartë për të gjithë se qëndrimi ynë lidhur me procesin e trajtimit të mandatit të deputetes Olta Xhaçka nuk ishte një qëndrim as politik, as partiak, por një qëndrim kushtetues që lidhet me sovranitetin e paprekshem të Kuvendit!
— Elisa Spiropali (@elisaspiropali) December 10, 2024
Gjykata Kushtetuese ka kërkuar…
Komisioni i Venecias ka publikuar opinionin për mandatin e deputetes socialiste Olta Xhaçka. Në raportin e siguruar nga Dosja.al, theksohet se mandati i lirë i deputeteve (vota personale sipas bindjes) nuk ka nuk ka vlerë sepse është zbatim vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Nuk është deputeti vetë që vendos nëse duhet çuar në Kushtetuese apo jo, por duhet që të zbatojë vendimin e dhënë nga Gjykata Kushtetuese në çdo rast.
Por në këtë opinion të Komisioni të Venecias, theksohet se vendimet e Gjykates Kushtetuese nuk duhet të kushtëzohen me voten e maxhorances, pasi ato bazohen ne parimin e besnikërisë kushtetuese. Sipas opinionit të Venecias, kur vendimi i një Gjykate Kushtetuese interpreton Kushtetutën si kufizim të fuqisë vendimmarrëse të Parlamentit, ky i fundit duhet të marrë një vendim në përputhje me gjykimin e Gjykatës dhe të votojë për çështjen e kufizuar të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese.
Edi Rama VLORA- Në rrjetet sociale po qarkullon një mesazh për të cilin thuhet se drejtoreshat e shkollave në Vlorë po u...
Foto nga inspektimi ELBASAN- Për ndërtimin e aksit Elbasan-Qafë Thanë, pjesë e Korridorit VIII, po punohet paralelisht në dis...
TIRANA- Ditën e sotme është zhvilluar në Tiranë Konferenca për përgatitjen e zgjedhjeve të 11 majit. Në k&eu...
Ambasada TIRANA- Ambasada Amerikane në Tiranë ka bërë një reagim në rrjetet sociale ku thotë se Shtetet e Bash...
Foto ilustruese KOSOVA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të martën se funksionalizimi i monitorimit elektronik, do t&...
GJKKO TIRANË- Gjykata e Posaçme i ka kthyer pas Prokurorisë së Posaçme dosjen 'Buka' për ish-zvkryeministrin Arben A...
Xhelal Sveçla KOSOVA- Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë të martën se beteja e vazhdueshme...
Lulzim Basha TIRANË- Deputeti Lulzim Basha, ka kërkuar nga mazhoranca që të ndërmarrë menjëherë hapin për t&rs...
Klotilda Bushka TIRANA- Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka ka dalë në një deklatarë për mediat sot pas&n...
Klotilda Bushka TIRANA- Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka do të mbajë një deklaratë për mediat sot...