Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Enea Karakaçi merr drejtimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe të Energjisë, duke zëvendësuar Ballukun. Elisa Spiropali largohet nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe në vend të saj emërohet Ferit Hoxha, i cili ka shërbyer si përfaqësues i përhershëm i Shqipërisë në Kombet e Bashkuara nga viti 2009 deri në vitin 2015.
TIRANË- Pas botimit në Fletoren Zyrtare, numri dy i qeverisë do të jetë Albana Koçiu, e cila lë postin e ministres së Brendshme. Në krye të Ministrisë së Brendshme emërohet Besfort Lamallari, aktualisht ministër i Drejtësisë, ndërsa këtë të fundit do ta pasojë Toni Gogu.
Enea Karakaçi merr drejtimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe të Energjisë, duke zëvendësuar Ballukun. Elisa Spiropali largohet nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe në vend të saj emërohet Ferit Hoxha, i cili ka shërbyer si përfaqësues i përhershëm i Shqipërisë në Kombet e Bashkuara nga viti 2009 deri në vitin 2015.
Pjesë e kabinetit nuk do të jetë më as ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu. Në vend të tij emërohet Ermal Nufi. Ndërsa në postin e ministrit për Marrëdhëniet me Parlamentin është vendosur Eriona Ismaili.
Balluku mes presionit të drejtësisë dhe vendimit politik
Largimi i Belinda Ballukutvjen pas një përplasjeje disa mujore me organet e drejtësisë. Në nëntor të vitit të kaluar, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), me kërkesë të SPAK-ut, vendosi pezullimin e saj nga detyra në kuadër të një hetimi për procedura prokurimi publik. Vendimi u kundërshtua nga mazhoranca dhe çështja përfundoi në Gjykatën Kushtetuese, e cila la në fuqi masën e pezullimit. Ndërkohë, SPAK i ka kërkuar Kuvendit heqjen e imunitetit te Ballukut për të vijuar me procedurat penale ndaj saj.
Gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar, kryeministri Rama deklaroi se do të presë raportin e Këshillit të Mandateve përpara se të shprehet përfundimisht lidhur me kërkesën e SPAK-ut.
Argumentet e shumicës socialiste do të përfshihen në një raport që po hartohet nga kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, i cili pritet të zyrtarizohet në ditët në vijim dhe më pas të dërgohet në Kuvend për votim.
Opozita në protestë, kabineti nën trysni
Prej disa muajsh, opozita shqiptare ka organizuar një seri protestash kombëtare, me kërkesat kryesore largimin e Ballukut nga qeveria, e më tej rrëzimin e kabinetit "Rama”. Protestuesit kanë paralajmëruar një tjetër tubim këtë të shtunë (28 shkurt).
Ndërkohë, largimi i ministrit të Mbrojtjes Pirro Vengu vjen në një moment kur Forcat e Armatosura janë angazhuar në juglindje të vendit, pas shembjes së aksit "Librazhd - Pogradec”, që prej më shumë se pesë ditësh ka izoluar këtë pjësë të vendit.
Në riformatimin e kabinetit nuk janë prekur nëntë ministri. Mes tyre mbetet në detyrë edhe ministrja për Inteligjencën Artificiale, "Diella”, e cila gjithësesi po përballet me një padi nga aktorja Anila Bisha. Kjo e fundit kërkon dëmshpërblim prej 1 milion eurosh për përdorimin e imazhit dhe zërit të saj në krijimin e avatarit ministror pa pëlqimin e saj./DW
Foto ilustruse TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi ka reaguar pas ndyshimeve që kryeministri Rama bëri n&eu...
Pirro Vengu TIRANË- Pirro Vengu, ministri i Mbrojtjes ka ngelur pa Ministri ditën e sotme. Gjatë mbledhjes së grupit Parlamentar të...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha reagoi përmes një videomesazhi ndaj lëvizjes së fundit t&...
Foto ilustruse TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka bërë ndyshime drastike në kabinetin e tij qeveritar. Këto ndryshime...
Elisa Spiropali TIRANË- Kryeministri Edi Rama vendosi sot ta largojë Elisa Spiropalin nga kabineti i tij. Në vend të Spiropalit si Min...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë ndryshime mbrëmjen e sotme në kabinetin e tij. Ndryshimet përfshijnë...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka larguar nga kabineti i tij Belinda Ballukun dhe Elisa Spiropalin. Vendin e Ballukut si zv.kryeministre e ka zë...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë ndryshime në kabinetin qeveritar gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të P...
Foto ilustruse KOSOVA- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ia ka përsëritur diplomates së Shteteve të Bashkuara në Prishtin&...
Ilir Meta TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me deklaratat e sotme të kryeministrit Edi R...