12 Janar 2026, 20:29
Nga E. D
Vjosa Osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë në një takimi me një admiral amerikan të NATO-s të hënën në Prishtinë se vendi i saj përballet me “rreziqet nga aktet destabilizuese” të Serbisë”, njoftoi Presidenca kosovare.
Osmani e uroi admiralin George M. Wikoff për marrjen e detyrës së komandantit të Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli, duke shprehur “besimin e saj të plotë në lidershipin e tij dhe në rolin kyç që kjo komandë luan për sigurinë euroatlantike, stabilitetin rajonal dhe paqen ndërkombëtare”.
Wikoff e pasoi admiralin Stuart B. Munsch në këtë detyrë, i cili e kreu mandatin në nëntor të vitit të kaluar.
“Presidentja Osmani konfirmoi përkushtimin për vazhdimin e bashkëpunimit me KFOR-in he theksoi se Kosova mbetet një partner i besueshëm, i aftë dhe kontribuues për sigurinë dhe stabilitetin rajonal, e përkushtuar fuqishëm ndaj vlerave të paqes, demokracisë dhe sundimit të ligjit”, thuhet në njoftim.
Presidenca nuk dha hollësi lidhur me pretendimet për aktet destabilizuese, por zyrtarët kosovarë e kanë akuzuar vazhdimisht Beogradin për veprime të tilla.
Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë kanë qenë vazhdimisht të larta në vitet e fundit, veçanërisht pas disa incidenteve në veriun e banuar me shumicë serbe.
Në një sulm ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit, nga një grup serbësh të armatosur, mbeti i vrarë një rreshter policie dhe tre sulmues.
Përgjegjësinë për sulmin e mori Millan Radoiçiq, atëherë nënkryetar i partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, Lista Serbe, e cila mbështetet nga Beogradi.
Kosova e fajëson Serbinë për sulmin dhe kërkon ekstradimin e Radoiçiqit që besohet se endet në Serbi, por Beogradi e ka mohuar të ketë pasur gisht në këtë sulm.
Një vit më vonë, një shpërthim në kanalin jetik të ujit, Ibër-Lepenc, shkaktoi dëme të mëdha, duke e penguar furnizimin me ujë për mijëra banorë dhe për sistemin e ftohjes së dy termocentralet kryesore të vendit.
Në takim me admiralin amerikan, Osmani e kritikoi Serbinë për “mungesë të llogaridhënies” për sulmin ndaj ushtarëve të KFOR-it gjatë protestave në veri të vendit më 2023 – ku u lënduan mbi 90 ushtarë të misionit paqeruajtës, si dhe për “sulmin terrorist, respektivisht agresionin në Banjskë dhe sulmin kinetik në kanalin Ibër-Lepenc”.
NATO-ja e shtoi praninë e saj në Kosovë gjatë vitit 2023, pas rritjes së tensioneve në veriun e banuar me shumicë serbe, dhe tani ka 4.649 paqeruajtës nga 33 shtete./REL
vjosa osmani
Politike
12 Janar 2026, 19:56
E. D
Erion Veliaj
TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin e plotë lidhur me çështjen e shkarkimit të kryetarit të Bashk...
Politike
12 Janar 2026, 19:36
E. D
Edi Rama
TIRANË- Partia Demokratike ka zhvilluar sot "Foltoren" përpara kryeministrisë. Ajo që tërhoqi më së shumti...
Politike
12 Janar 2026, 19:24
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka deklaraur ditën e sotme se është shumë e rë...
Politike
12 Janar 2026, 19:07
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u bëri thirrje për protestë më 24 janar qyetarëve, i...
Politike
12 Janar 2026, 18:50
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se opozita do bëjë gjithçka p...
Politike
12 Janar 2026, 18:40
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se Edi Rama do ketë fatin që meriton...
Politike
12 Janar 2026, 17:03
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Bashkimi Evropian ka njoftuar se në muajin janar do të nisë heqjen graduale të sanksioneve ndaj Kosovë...
Politike
12 Janar 2026, 16:39
E. D
TIRANË- Këshilli i Imunitetit dhe Mandateve do të mblidhet më datë 28 janar për të shqyrtuar kërkesën e SPAK...
Politike
12 Janar 2026, 15:55
E.d
Foto ilustruse
FIER- Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, ndodhet në terren në Levan, Fier, ku po ndjek nga afë...
Politike
12 Janar 2026, 15:47
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Seanca paraprake në Gjykatën e Posaçme, për ish-presidentin Ilir Meta dhe ish-bashkëshorten e tij, M...