Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Anëtarët e Komitetit për Punë të Jashtme të Kongresit amerikan kanë votuar më 21 janar për të dërguar përpara këtë projektligj, që i kërkon sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, të përgatis një raport gjithëpërfshirës për trajtimin e pakicave etnike në Serbi, veçmas të shqiptarëve që jetojnë në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, që njihen edhe si Lugina e Preshevës.
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se avancimi i Projektligjit për vlerësimin e diskriminimit në Luginë të Preshevës dërgon mesazhin se, sipas saj, “diskriminimi kundër komunitetit shqiptar në Serbi më nuk është i padukshëm apo tolerohet”.
“Serbia vazhdimisht ka kryer shkelje autoritare të të drejtave të minoriteteve, përfshirë fushatën e pasivizimit të qëllimshëm për pastrim etnik përmes mjeteve administrative, shtypjes së gjuhës shqipe, mospërfshirjen në institucionet publike, diskriminimin në arsim, margjinalizimin ekonomik dhe frikësimin nga autoritetet qendrore”, tha Osmani përmes një postimi në X.
Anëtarët e Komitetit për Punë të Jashtme të Kongresit amerikan kanë votuar më 21 janar për të dërguar përpara këtë projektligj, që i kërkon sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, të përgatis një raport gjithëpërfshirës për trajtimin e pakicave etnike në Serbi, veçmas të shqiptarëve që jetojnë në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, që njihen edhe si Lugina e Preshevës.
Osmani falënderoi anëtarin e Dhomës së Përfaqësuesve, Keith Self, që ka sponsorizuar projektligjin, kryetarin e Komitetit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve, Brian Mast dhe anëtarët e tjerë të këtij trupi që votuan për “avancimin e projektligjit me mbështetje dypartiake”.
Pasi ta kalojë shqyrtimin e plotë, ky projektligj raportohet nga Komiteti për Punë të Jashtme i Dhomës së Përfaqësuesve dhe do t’i dërgohet për votim gjithë Dhomës së Përfaqësuesve. Më pas ai duhet të miratohet edhe nga Senati dhe të nënshkruhet në ligj nga presidenti amerikan, Donald Trump.
Ky projektligj kërkon të vlerësohen çështje me rëndësi, përfshirë pasivizimin e adresave të shqiptarëve, kufizimet në përdorimin e gjuhës shqipe në institucionet publike, diskriminimin në arsim, përfshirë mosnjohjen e diplomave të Kosovës dhe mungesën e teksteve shkollore në gjuhën shqipe.
Çështja e diplomave është rregulluar me disa marrëveshje të arritura në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel dhe me një marrëveshje mes vendeve të Ballkanit Perëndimor në samitin në kuadër të Procesit të Berlinit. Kosova i ka respektuar këto marrëveshje.
Ndërkaq, sa i përket pasivizimit, shqiptarët në Luginë shpesh janë ankuar dhe kanë protestuar. Pasivizimi nënkupton fshirjen e qytetarëve prej adresave ku kanë qenë të regjistruar. Ky hap rezulton me humbjen e shtetësisë serbe, e rrjedhimisht të të gjitha të drejtave civile – përfshirë të drejtën për të votuar, për të pasur pronë, për të pasur sigurim shëndetësor e pension dhe për t’u punësuar.
Kjo çështje është përmendur edhe në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit për të drejtat e njeriut në Serbi, për vitin 2023. Shqiptarët që jetojnë në jug të Serbisë ankohen edhe për mungesë të teksteve shkollore në gjuhën shqipe, gjë për të cilën Qeveria e Kosovës ka ndarë mjete financiare. Kosova i ka ndihmuar ata edhe në sektorë të tjerë, sikurse bujqësia, por është ankuar se Serbia po i bllokon pagesat.
Avancimi i projektligjit është mirëpritur nga politikanë shqiptarë dhe nga Këshilli Kombëtar Shqiptar në Serbi. Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë më 2022, në Serbi jetojnë më shumë se 60.000 shqiptarë dhe janë pakica e katërt më e madhe në këtë shtet. Në raportet ndërkombëtare, Lugina e Preshevës konsiderohet tërësisht e izoluar dhe thuhet se merr vëmendje vetëm në kohë zgjedhjesh./REL
Arlind Qori TIRANË- Kryetari i “Lëvizja Bashkë”, Arlind Qori ka bërë një reagimi lidhur me vizitën e Kr...
Milorad Dodik IZRAEL- Kryeministri Edi Rama u mburr sot se ishte i ftuar të mbante një fjalim në parlamentin izraelit, madje duke e kra...
Bledi Çuçi VLORË- I deleguari politik për qarkun e Vlorës, Bledi Çuçi, i pyetur sot nga gazetarët në l...
Yair Lapid IZRAEL- Lideri i opozitës izraelite, Yair Lapid deklaroi se gjatë Luftës së Dytë Botërore, Shqipër...
Benjamin Netanyahu IZRAEL- Kryeministri Benjamin Netanyahu deklaroi se marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Izraelit janë më...
Belind Këlliçi TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka mbajtur fjalën në foltoren e radhë...
Andis Salla VLORË- Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla ka zhvilluar ditën e sotme një takim me ferme...
Foto ilustruse TIRANË- Sekretari i përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi ka deklaruar se ish presidenti Meta është keq...
pamjet IZRAELIT- Kryeministri Edi Rama mbajti një fjalim sot në Parlamentin izraelit Knesset, ku bëri falenderime të shumta për mi...
Edi Rama IZRAEL- Kryeministri Rama ka deklaruar ditën e sotme se sulmet iraniane për pak shkatërruan infrastrukturën digjitale t&e...