LIVE UPDATES
Politike

"Pas çdo kilogrami pleh, sheh diçka për të futur në xhep"/ Berisha: Edhe në diktaturë pushteti vendor ishte më i decentralizuar se sa me Ramën

Berisha gjithashtu theksoi se Shqipëria paraqitet si vendi i gjirizeve, vendi i mungesës së madhe të ujit, ndonëse vendi më me ujëra në Europë.

3 Shtator 2025, 13:33 Nga DOSJA
"Pas çdo kilogrami pleh, sheh diçka për të futur
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur në konferencë me gazetarët ka krahasur autonominë vendore nën qeverisjen e Edi Ramës, me kohën e diktaturës. Sipas Liderit të opozitës në atë kohë ishte më e decentralizuar se tani.

Berisha gjithashtu theksoi se Shqipëria paraqitet si vendi i gjirizeve, vendi i mungesës së madhe të ujit, ndonëse vendi më me ujëra në Europë.

"Çdo ditë, fatmirësisht që në Shqipëri vijnë mijëra e mijëra turistë dhe miliona, por Maldiveve të Europës i doli kallaji. Çdo ditë e më keq, Shqipëria paraqitet si vendi i gjirizeve, vendi i mungesës së madhe të ujit, ndonëse vendi më me ujëra në Europë dhe Edi Rama pasi shpenzoi 400 mln dhe e quajti reformën e të gjitha reformave, atë të plehut, u katandis si gjel mbi pleh, duke paraqitur para pak ditësh, një alternativë krejt tjetër, pa djegës dhe incenerator, ndonëse e garantoj se flakët e djegësit të Tiranës, do ta ndjekin gjithë jetën atë. Tani, doli Agjencia Kombëtare e Ujit. Përpara ka patur një Këshill Kombëtar. Këshilli Kombëtar i Ujit është këshilli i cili përcakton reformën, por siç është ent rregullator, siç është edhe për Energjinë Elektrike.

Edi Rama pasi e shkriu Këshillin dhe e emëroi veten, kryetar të Këshillit Kombëtar të Ujit, tani mesa duket do të shkrijë, do ta marrë përsipër me një agjenci në mënyrë që ato para të ujësjellësve ti vjedhin vetë dhe të mos i vjedhin kryetarët e bashkive. A ka gjë më qesharake, më të turpshme që të dëgjosh një kryeministër se ujësjellësat, një kryeministër që ka 12 vjet që qeveris, se ujësjellësat janë mbushur me të paaftë dhe militantë. Kush ja mbushi me të paaftë dhe militantë? Opozita. Në këtë mënyrë narkoshteti po degradon dhe po copëtohet në mënyrë të pashmangshme. Po reduktohet në një person i cili beson se, ka të gjitha aftësitë, në fakt nuk është gjë tjetër, veç një hajdut ordiner që zhgarravit gjithë ditën dhe nuk ka absolutisht asnjë haber, as nga qeverisja as nga politika, por që shkon nga një vend në një tjetër, thashë dhe njëherë si zhgarravitës.

Të mendosh se, tu heqësh bashkive atributet më themelore, furnizimin me ujë dhe pastrimin e qytetit, zgjidhjen e depozitave, do të thotë se je njeriu më i pangopur, që edhe pas çdo kilogrami pleh, sheh diçka të fusësh në xhep. Si mundet më thoni ju mua. Por ky ka parasysh ministrinë e Enver Hoxhës. Megjithatë ju garantoj se, decentralizimi i pushtetit vendor gjatë diktaturës, ka qenë absolutisht më i madh shumë se sot, më i madh. Një fshatar për të ndërtuar një shtëpi, paraqiste në Komunitet Ekzekutiv ose në lokalitet, dokumente dhe merrte lejen. Shtëpinë do ta ndërtonte brenda vijës së verdhë, që ishte plani urbanistik i diktaturës. Brenda vijës së verdhë, nuk paguante kujt, të jem i sinqertë me ju, askërkujt, asnjë gjë, përveç projektit, ndonjë inxhinier që mund të bënte.

Kurse sot, sot a e dini ju që është dhjetëfishuar, ua them me përgjegjësi të plotë, rryshfeti për një ndërtim, që kur e ka marrë Edi Rama në varësi dhe çdo ndërtim duhet të marrë firmën e tij. Çdo ndërtim. Ua tregova historinë e një të njohuri tim që bleu dy motorra uji. Bleu motorët e ujit, të fitojë të paktën gjatë verës. Shkoi në kapitenerinë e Durrësit mori lejen. Shkoi në portin e Durrësit, mori lejen. Shkoi në bashkinë e Durrësit, mori lejen. Jo i thanë, duhet edhe nga qarku tani. Shkoi tek qarku, pagoi, mori lejen. Jo i thanë, duhet një leje nga ‘x’ drejtori në ministri. Shkoi dhe atje, pagoi, jo i thanë duhet edhe një firmë e asaj ministres. Këta janë të shpërfytyruar. Pra kjo është, ndaj dhe sot nuk ka ministër që ka ndën 50 mln euro pasuri. Minimumi," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet