12 Janar 2024, 13:43
Nga N.F
Endrit Braimllari
TIRANË- Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari ka dalë ditën e sotme në një deklaratë për mediat ku ka shprehur shqetësimet e kostove të larta të jetesës në Tiranë. Sipas nënkryetarit të PL-së pastrimi i parave të pista në Tiranë po rëndon jetesën e qytetarëve duke u përballur me kosto të lartë të jetesës.
Ai më tej shtoi se posedimi ose blerja e një apartamenti në Tiranë ështe i pamundur përshkak të çmimeve të larta. Ndërkohë Braimllari shtoi se nga 292 mijë kontrata me OSHEE që janë të lidhura në Tiranë rreth 51 mijë banesa e kanë faturimin zero lekë. Sipas tij këto 51 mijë banesa të pabanuara janë të blera me para të pista.
Deklarata e plotë:
Pastrimi i parave të pista në Bashkinë e Tiranës vijon të rëndojë çdo ditë jetesën e qytetarëve. Qytetarët e Tiranës përballen sot me një kosto të lartë të jetesës e cila është e papërballueshme në raport me të ardhurat që kanë. Në Tiranë, posedimi i një apartamenti është bërë i pamundur për shkak të çmimeve të larta të rritura fiktivisht nga paratë e pista që po pastrohen çdo ditë në qytetin tonë. Vijimi i dhënies së kullave pa kriter, jo vetëm që nuk do të ndihmojë në uljen e çmimeve të apartamenteve por dhe do të shtojë vështirësitë e përditshme të qytetarëve për shkak të mungesës së infrastrukturës. Tirana sot është kryeqendra e rajonit për çmimet më të larta për metër katror të apartamenteve, Tirana sot është kryesuesja e rajonit për apartamente që janë të pabanuara, të paktën 51 mijë të tilla.
Tirana sot përballet me numrin më të lartë të familjeve të cilat e kanë të domosdoshme një banesë. Bashkia e Tiranës megjithë taksën 3% për strehimin social, metrat katrorë që i takonin nga kjo taksë i ka marrë në para, të cilat nuk janë përdorur për të ndihmuar qytetarët për strehim. Një çifti të ri në Tiranë i cili krijon për herë të parë një familje i duhen 70 vite punë për të pasur të vetin një apartament. Nga një investigim i emisionit ‘Kronos’ nga 292 mijë kontrata me OSHEE në Tiranë rreth 51 mijë banesa e kanë faturimin zero lekë, që do të thotë që janë të pabanuara.
Këto 51 mijë banesa të pabanuara, janë të blera me para të pista dhe që mbahen stok pa u përdorur të cilat kanë bërë të mundur rritjen në mënyrë fiktive të çmimit të apartamenteve për metër katrorë, rrjedhimisht edhe blerjen për familjet që punojnë me punë të ndershme dhe me rroga mesatare.Me një llogari të thjeshtë, 51 mijë apartamente me një mesatare prej 100 metrash katrorë për apartament bëjnë 5 milionë e 100 mijë metra katrorë. Me një çmim mesatar prej 1200 euro metri katrorë, apartamentet e pabanuara kapin vlerën e 6.3 miliardë euro.
Pra këto 6.3 miliardë euro janë pastrim i parave të pista që shkojnë në nivel të barabartë me buxhetin e shtetit për vitin 2024. E thënë me thjesht, vetëm Bashkia e Tiranës ka pastruar para të pista sa i gjithë buxheti i shtetit shqiptar.I bëjmë thirrje institucioneve të drejtësisë dhe organizmave ndërkombëtarë që të ndërhyjnë sa më shpejt për të ndaluar këtë fluks të frikshëm të pastrimit të parave të pista që po kthehet në një skemë piramidale të dytë për Shqipërinë.
partia liria tirane apartamente pastrim parash
Politike
12 Janar 2024, 12:49
I.A
Ilir Beqaj
TIRANË- IshMministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka zbardhur detaje rreth dëshmisë së tij në SPAK p&...
Politike
12 Janar 2024, 12:42
I.A
Ilir Beqaj
TIRANË- Ish-Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj e ka mësuar nga gazetarët se ka marrë prap gjobë...
Politike
12 Janar 2024, 12:32
I.A
Safet Gjici
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka shpallur pretencën për ish-kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjicin për video...
Politike
12 Janar 2024, 11:34
I.A
Ilirjan Celibashi
TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i ka kaluar mandatin e Arben Ahmetajt, Plarent Ndrecës. Gjatë mbledhjes s&eum...
Politike
12 Janar 2024, 10:42
N.F
Sali Berisha
TIRANË- Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj ditën e sotme është paraqitur në ambientet e GJKKO-së...
Politike
12 Janar 2024, 10:37
I.A
Gjykata Kushtetuese
TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i ka dërguar një kërkesë Gjykatës Kushtetuese p...
Politike
12 Janar 2024, 09:51
I.A
Makina qe perdor Beqaj
TIRANË- Makina që përdor ish-Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është gjobitur sër...
Politike
12 Janar 2024, 09:12
I.A
Ilir Beqaj
TIRANË- Ish-Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është thirrur në Prokurorinë e Posaçme dit&eu...
Politike
11 Janar 2024, 19:38
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha tha se kryeministri Edi Rama i shiti të dhënat sekrete të TI...
Politike
11 Janar 2024, 19:32
I.A
Ervin Bushati
SHBA- Kongresmeni Amerikan Jim Himes i ka dëruar një letër ambasadorit shqiptar në SHBA Ervin Bushatit, për t'i...