7 Tetor 2025, 14:42
Nga E.d
Genta Vangjeli
TIRANË - Zëdhënësja e Antikorrupsionit të PD Genta Vangjeli ka thënë se Bashkia Tropojë ka sfiduar për herë të dytë vendimet Komisionit të Prokurimit Publik. Gjatë një deklarate nga selia e PD-së, Vangjeli ka pohuar se KPP është detyruar të ndërhyjë sërish me një vendim të dytë, për të ndaluar autoritetin kontraktor të vijonte me procedurën mbi tenderin me objekt “Ndërtim i rrugës Auto Kika – Gj. Dragobisë – Qafë Paje”.
Ky tender me fond prej 82.9 milionë lekësh, është urdhëruar me vendim të parë të KPP-së të rivlersohej. Por sipas Vangjelit, ky vendim është mohuar nga Zyra Islamaj, e cila është nën drejtimin e përkohshëm të Bashkisë Tropojë.
Vangjeli ka thënë se Partia Demokratike, kërkon me urgjencë që të zbatohen menjëherë dhe në mënyrë rigoroze vendimet e KPP-së. Gjthashtu ka kërkuar të penalizohen zyrtarët, të cilët kanë shpërdoruar detyrën duke dëmtuar interesin publik dhe qytetarët.
Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli
Bashkia Tropojë, nën drejtimin e përkohshëm të Znj. Zyra Islamaj – tashmë e marrë zyrtarisht si e pandehur nga SPAK për procedura tenderimi – ka sfiduar hapur vendimet e Komisionit të Prokurimit Publik (KPP).
Pas vendimit të parë të KPP-së të datës 3 shtator 2025, i cili urdhëronte Bashkinë Tropojë të rivlerësonte procedurën e tenderit me objekt “Ndërtim i rrugës Auto Kika – Gj. Dragobisë – Qafë Paje”, me fond limit 82.9 milionë lekë, KPP është detyruar të ndërhyjë sërish me një vendim të dytë më datë 23 shtator 2025, duke ndaluar autoritetin kontraktor të vijonte me procedurën dhe duke urdhëruar rivlerësim sipas përcaktimeve të vendimit të marrë nga ky komision.
Megjithatë, në kundërshtim të hapur me këtë vendim detyrues, më 3 tetor 2025, Bashkia Tropojë ka përsëritur të njëjtin standart, duke lënë në fuqi skualifikimin e operatorit me ofertën më të ulët – pikërisht atë operator mbështetur në ankesën e të cilit KPP kishte konstatuar shkelje në veprimet e bashkisë.Ky akt përbën një sfidë të hapur ndaj KPP-së, dhe organeve të drejtësisë, dhe tregon se si zyrtarët lokalë të mbështetur nga qeveria e Edi Ramës ndihen të paprekshëm përballë ligjit.Partia Demokratike kërkon me urgjencë që të zbatohen menjëherë dhe në mënyrë rigoroze vendimet e KPP-së, duke respektuar rendin hierarkik të parashikuar nga Ligji për Prokurimet Publike dhe të penalizohen zyrtarët që kanë shpërdoruar detyrën duke dëmtuar interesin publik dhe qytetarët./Dosja.al
pd genta vanxheli bashkia tropojë
Politike
7 Tetor 2025, 14:15
I.A
Genc Strazimiri
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, akuzoi mazhorancën dhe institucionet zgjedhore për kapje polit...
Politike
7 Tetor 2025, 13:57
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur ditën e sotme para ekspertëve dhe liderëve nga 54 vende të botës, të cil...
Politike
7 Tetor 2025, 13:42
I.A
Florjan Binaj
TIRANË- Kandidimi i aktorit të humorit Florjan Binaj për kryebashkiak të Tiranës ka marrë vëmendje...
Politike
7 Tetor 2025, 13:36
E.d
Sali Berisha
TIRANË - Sali Berisha ka deklaruar se intervisa e Ish-ndihmësit të Presidentit Trump George Papadopoulos, bëri t...
Politike
7 Tetor 2025, 13:26
I.A
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj akuzave të qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke e akuzu...
Politike
7 Tetor 2025, 13:17
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka thënë se PD, do të zbatojë rigorozisht ligjin dhe kodin elekt...
Politike
7 Tetor 2025, 13:07
E.d
Sali Berisha
TIRANË - Sali Berisha, Kreu i Partisë Demokratike ka thënë se kryeministri Rama po përdor vrasjen e gjykatësit A...
Politike
7 Tetor 2025, 13:00
I.A
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka thënë se përdorimi i drejtësisë si armë politike nga shteti ës...
Politike
7 Tetor 2025, 12:57
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja është pasojë që...
Politike
7 Tetor 2025, 12:51
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë së Sali Berisha ka reaguar ashpër lidhur me ngjarjen tragjike të ndodhur në sall&eum...