LIVE UPDATES
Politike

PD denoncon Bashkinë e Vaut të Dejës: 100 milion lekë vjedhje, paraqiten si projekte për shkolla

Të gjitha këto shkelje, sipas Boçit, janë pasqyruar në padinë e bërë në SPAK nga dega e PD të Vaut të Dejës.

1 Tetor 2022, 22:55 Nga F.M
PD denoncon Bashkinë e Vaut të Dejës: 100 milion lekë
Luçiano Boçi

TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka bërë një denoncim ndaj Bashkisë së Vaut të Dejës. Në një deklaratë për mediat, Boçi tha se në këtë bashki po kryhen vjedhje me likuidime projektesh të patenderuara në objekte shëndetësore dhe arsimore.

Boçi shtoi se bëhet fjalë për një abuzim në shifrën e 100 milion lekëve, të paraqituar si shpenzime për ‘Hartim Projektesh’ për vitin 2020. Të gjitha këto shkelje, sipas Boçit, janë pasqyruar në padinë e bërë në SPAK nga dega e PD të Vaut të Dejës.

Denoncimi i plotë i Boçit:

PD vijon denoncimet për abuzimet në Bashkinë e Vaut të Dejës. Vjedhje spektakolare me likuidime projektesh të patenderuara, objekte shëndetësore dhe arsimore. Sot do të vazhdojmë me denoncimin e dytë të vjedhjeve me disa seri në Bashkinë e Vaut të Dejës. Bëhet fjalë për një abuzim në shifrën e 100 milion lekëve, paraqitur si shpenzime për ‘Hartim Projektesh’ për vitin 2020. Së pari, janë likujduar projekte të patenderuara, një rikonstruksion, plus shtesë, për shkollën 9 vjeçare Hajmel dhe rikontruksion për shkollën Barbullush. Së dyti, janë marrë në dorëzim projekte të patenderuara, me vlerë rreth 20 milion lekë, objekte qendrash shëndetësore, të cilat janë në fakt në varësi të Ministrisë Shëndetësisë: ndër to qendra shëndetësore Mjedë, e tenderuar nga ministria e linjës me dt. 30 mars 2020.

Së treti, referuar dokumenteve standarde dhe kontratës, projektet duheshin dorëzuar brenda 2 muajve, ndërkohë që janë dorëzuar brenda tri ditësh. Pas dorëzimit në sekretari çuditërisht të nesërmen, me dt 30/6/2020. është bërë edhe likujdimi i plotë. Shumë e thjeshtë arsyeja: fituesi është paracaktuar. Së katërti, referuar proces-verbalit të marrjes në dorëzim, në të gjitha projektet ka mangësi nga dokumentet e kërkuara në tender, kjo konfirmohet edhe nga akt konstatimi i Anti-korrupsionit ku thuhet: “nuk na janë vënë në dispozicion dokumentacioni për zbatimin e kontratës dhe marrjen në dorëzim të objektit të prokurorimit, duke përfshirë edh projeket e zbatimit, relacionet përkatëse, preventivat, specifikimet teknike dhe çdo document tjetër i kërkuar në DST.”

Së pesti, te shkolla e Mjedës, Bashkia e Vaut të Dejës bëhet “spektakolare”, siç di vetëm mjeshtrat e administratës së Bashkisë: Shkolla, sipas detyrave të projektimit është ndërtuar në vitin 1850 dhe nuk është rikonstruktuar as një herë. Me gjithë entuziazmin historik të mjeshtrave, shkolla është ndërtuar në vitin 1986. Është rikronstruktuaar në 2016 me mbështetjen e Ambasadës amerikane dhe Gardës së Neë York-ut dhe Neë Jersey-t, me një fond prej 500 mijë dollarësh. Por “mjeshtrat” nuk ndalen. Ata thonë: shkolla ka 814 nxënës, ku mësojnë 24 klasa. Në në fakt, duke iu referuar Drejtorisë Rajonale Arsimore në Lezhë, shkolla ka 160 nxënës. I patrembur nga faktet dhe arsyeja, Bashkia e Vaut të Dejës vendos të bëjë rikonstruksion të plotë të shkollës.

Së gjashti: Bashkia projekton disa rikonstruksione kopshtesh sipas një modeli copy/paste të Kopshtit 34 në Tiranë. Pra, është marrë preventivi i rikonstruksionit të këtij kopështi, 150 km më larg, madje është kopjuar edhe skenari tiranas, në të cilin 5 familje banonin në ndërtesën e kopshtit. Në stisje të tjera, për kopështin e Bushatit për shembull, Bashkia thotë se i është bërë rikonstruksion nga Ministria e Arsimit në vitin 2000.

Në fakt, ky kopësht është ndërtuar në vitin 2012. Edhe ky, sipas skenarit të kopshtit 34 në Tiranë, na qenka zaptuar nga 5 familje. Një skenar identik është përdorur edhe për kopshtin Barbullush. Gjithashtu, për kopshtin e Vau të Dejës, sipas ‘detyrës së projektimit’ flitet për rikonstruksion në vitin 2000. Ndërkohë sipas fakteve dhe shkresave është ndërtuar i ri në vitin 2009. Ndërtesa është 2 katëshe, jo 1 katëshe, siç thuhet po aty. Por, 5 familjet e kopshtit 34 vazhdojnë të patundura edhe këtu.

Kur vijnë te urat, Bashkia e Vaut të Dejës e lë skenarin e kopshtit 34 në Tiranë dhe zhvendoset në Roskevecin edhe më të largët. Për faktin e thjeshtë se këtë u kanë dhënë për të kopjuar kolegët hajdutë në simotrat e tjera korruptive të Rilindjes. Në këtë rast janë ngarkuar 2 detyra projektimi identike, por njëra prejt tyre përmban pjesë të shkëputura nga preventivi që ‘presupozohet’ të dorëzohet nga projektuesi. Dmth bashkia dhe projektuesi e kanë “rregulluar punën” pa filluar puna. Gjithashtu duhet theksuar se, sipas Ligjit, lloji i procedurës nuk duhej të ishte konsulencë, pasi nuk kemi të bëjmë me konsulencë të karakterit intelektual, por me kontratë shërbimi, dhe kjo bëhet për të shmangur procedurat e konkurencës së hapur, pasi kontrata e shërbimit është e kësaj kategorie.

Për të gjitha këto shkelje ka një Akt-Konstatim, me datë 6/4/2002, të drejtorisë së Anti-korrupsionit në ministrinë e Drejtësisë, e cila shprehet se kompanitë e skualifikuara janë eleminuar pa të drejtë dhe ndërkohë, e kualifikuara ka fituar në kundërshtim me kriteret. Të gjitha këto shkelje janë pasqyruar në padinë që ka çuar në SPAK dega e PD të Vaut të Dejës. U bë më shumë se një vit që është bërë kjo dhe nuk ka asnjë reagim nga Prokuroria e Posaçme. U bëjmë thirrje që, nëse nuk i tërheq ligji dhe e drejta, të paktën ta lexojnë dosjen sepse aty ka letërsi fantastike. Sidomos skena me 5 familje, që kanë zaptuar të gjitha kopshtet e Bashkisë së Vaut të Dejës, ne na pëlqen shumë. Do të shihemi së shpejti për një episod tjetër.

luciano boci


Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen