Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Kryetari i PD në Durrës, Dritan Burgija në një deklaratë për mediat ka theksuar se kjo nuk është hera e parë që Sako e bën këtë gjë, pasi në zgjedhjet e kaluara ajo u gjobit nga KQZ-ja.
DURRËS- Partia Demokratike ka denoncuar ditën e sotme se si kryetarja e Bashkisë së Durrësit kërkon të blejë vota me fondet e tërmetit, katër vite pas tragjedisë së rëndë. Kryetari i PD në Durrës, Dritan Burgija në një deklaratë për mediat ka theksuar se kjo nuk është hera e parë që Sako e bën këtë gjë, pasi në zgjedhjet e kaluara ajo u gjobit nga KQZ-ja.
Deklarata e Plotë:
Kanë kaluar katër vjet nga tërmeti i nëntorit 2019 por qytetarët e Durrësit vazhdojnë të jetojnë në çadra apo jashtë shtëpive të tyre. Është e qartë për këdo që Shqipëria tanimë nuk është në kushtet e gjendjes së fatkeqësisë natyrore të tërmetit por qytetarët e prekur nga kjo fatkeqësi ndodhen në gjendjen e fatkeqësisë së shkaktuar nga keqqeverisja dhe abuzimi me pushtetin dhe fondet publike.
Qytetarët durrsakë vazhdojnë të përplasen dyerve të bashkisë sepse u duhen përsëri për votimet e rradhës së kryebashkiakes. Duke zvarritur procesin dhe fondet që i akordohen, kryebashkiakja e Durrësit pret zgjedhjet të miratoje grantet dhe listat e përfituesve duke zhvilluar mbledhje të Këshillit Bashkiak, të thirrura jashtë rradhe, në urgjencë, e duke shkelur Kodin Zgjedhor. Neni 91 paragrafi 4 ndalon shprehimisht ndarjen e fondeve publike në favor të zgjedhësve për një periudhe kohore prej 4 muaj para datës së zgjedhjeve.
Komisioni Shteteror i Zgjedhjeve e ka gjobitur dhe në zgjedhjet e kaluara Emirjana Sakon për shkelje te tilla. Sigurisht qelë halli i Sakos është i madh dhe ndonëse është përsëritëse në shkelje, nuk ndalet të përdorë të njëjtat mënyra të cilat janë denoncuar nga PD, shoqëria civile dhe janë gdhendur në raportin e OSBE/ ODIHR. Qytetarët durrsakë janë të lodhur dhe mezi presin t’u normalizohet jeta. Ata nuk do falin asnjë minutë të abuzimit të pushtetit me fatkeqesinë e tyre. Kopjet e vogla të qeverisë së korrupsionit dhe skandaleve në 14 Maj do marrin përgjigjen e merituar.
Olta Xhacka TIRANË- Ministrja Olta Xhaçka teksa ishte e pranishme në konferencën për Sigurinë Kibernetike u shpreh se sulme...
Christiane Hohmann TIRANË- Ambasadorja e Bashkimit Europian, Christiane Hohmann ishte e pranishme ditën e sotme në Konferencën p&e...
Foto ilustruese TIRANË- Partia Demokratike denoncon se mësuesit e shkollës profesionale në Kamëz nuk kanë marrë pagat pr...
Yuri Kim TIRANË- Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim i konsideron të rrezikshme dhe dashakeqe sulmet kibernetike të Ira...
Bledi Cuci TIRANË- Në Konferencën për “Sigurinë Kibernetike”, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi solli...
Belinda Balluku TIRANË- Zv.Kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ishte e pranishme ditën e sotm...
Kuvendi TIRANË-Ditën e sotme, në orën 13:00 do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve, e cila pritet që të shqyrtoj&eu...
Bajram Begaj TIRANË- Presidenti Bajram Begaj thotë se është në komunikim të vazhdueshëm me kryeministrin Edi Rama pë...
Skënder Gjinushi TIRANË- Akademia e Shkencave mblodhi sot të gjithë anëtarët për të shpalosur buxhetin dhe projekte...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se më 11 shkurt do të ndodhë protesta më e madhe që ka njoh...