Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Opozita kërkon që Kuvendi të hetojë kontrollin e ligjshmërisë së AKSHI-t, për vlerësimin e sigurisë kibernetike dhe mbrojtjes së të dhënave të qytetarëve, si dhe për sigurinë kombëtare si vend anëtar i NATO-s.
TIRANË- Partia Demokratike ka dorëzuar një kërkesë në Kuvend me 40 firma të deputetëve opozitarë, ku kërkon ngritjen e një komisioni hetimor për Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.
Opozita kërkon që Kuvendi të hetojë kontrollin e ligjshmërisë së AKSHI-t, për vlerësimin e sigurisë kibernetike dhe mbrojtjes së të dhënave të qytetarëve, si dhe për sigurinë kombëtare si vend anëtar i NATO-s.
Komisioni propozohet të ketë 11 anëtarë dhe veprimtaria të ushtrohet në afat kohor prej 6 muajsh nga miratimi i vendimit.
Veprimtaria e komisionit do të përqendrohet në:
i) Verifikimin e ligjshmërisë së procedurave të prokurimit të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit që lidhen me bazat e të dhënave shtetërore, për periudhën 1 Janar 2014-31 Mars 2026;
ii) Verifikimin nëse operatorë ekonomikë të kontraktuar kanë pasur akses në sistemet kritike digjitale dhe në çfarë kushtesh, përfshirë nëse është respektuar vettingu i sigurisë;
iii) Analizimin e ndikimit të rrjedhjeve të të dhënave të viteve 2021-2022 në të drejtat e qytetarëve dhe në sigurinë kombëtare, si dhe vlerësimin e përgjegjësisë institucionale për këto incidente;
iv) Nxjerrjen e përgjegjësisë institucionale për emërimin, mbikëqyrjen dhe kontrollin e drejtuesve të AKSHI-t gjatë kësaj periudhe:
v) Vlerësimin e respektimit të standardeve të NATO-s për mbrojtjen e infrastrukturës kritike digjitale dhe të detyrimeve ndërkombëtare të Shqipërisë;
vi) Propozimin e masave ligjore dhe institucionale të nevojshme për të garantuar në të ardhmen funksionimin e sigurt dhe transparent të infrastrukturës digjitale shtetërore.
Qëllimi i Komisionit Hetimor është të “mbledhë informacione të hollësishme mbi funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), mbi ligjshmërinë e procedurave të prokurimit publik të zhvilluara prej saj, mbi nivelin e sigurisë kibernetike dhe mbrojtjes së të dhënave të qytetarëve, verifikimin e ligjshmërisë së veprimeve dhe mosveprimeve të institucioneve dhe zyrtarëve shqiptar gjatë administrimit të infrastrukturës digjitale kritike të shtetit, nxjerrjen e përgjegjësive institucionale, si dhe vlerësimin e nevojës për miratim, korrigjim, ndryshim të legjislacionit, me qëllim që në të ardhmen të parandalohen pasojat negative që mund të vijnë për shtetin dhe qytetarët shqiptarë, nga shkeljet, parregullsitë, abuzimet dhe cenimet e sigurisë që lidhen me administrimin e sistemeve kritike digjitale, të dhënave personale dhe interesave të sigurisë kombëtare”, shprehet PD./Dosja.al
TIRANË- Partia Socialiste këtë të premte ka depozituar në Kuvend kërkesën për përjashtimin nga seancat plenare dh...
Erion Veliaj TIRANË- Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës Erion Veliaj ka nisur të flasë në seancën në themel që...
TIRANË- Në gjykatën Administrative po zhvillohet seanca ndaj prokurorit Ols Dado i cili mësohet se nuk është i pranis...
Sali Berisha Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha bëri një denoncim të fortë duke thënë se dy javë më ...
TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike kërkon përjashtimin nga Parlamenti për 60 ditë të Taulant Ballës. N&eu...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i PD-së Sali Berisha bëri thirrje edhe për protestën e paralajmëruar më 17 prill, të cil...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se Partia Demokratike ka bërë vetëm transparencë në lidhje...
BRUKSEL- Në Ambasadën e Shqipërisë në Belgjikë u inaugurua Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë BE–Belgjikë&ndas...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për mashtrim lidhur me raportin IBAR dhe ecu...
TIRANË- Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj ka mbërritur në Gjykatën Administrative. Nga pamjet ai shihet me pran...