LIVE UPDATES
Politike

"Për inceneratorin e Tiranës është fjetur gjumë," Këlliçi: Kolegët e Veliajt në SPAK nuk kanë vullnet që të zbatojnë ligjin dhe t’i shkojnë deri në fund aferave korruptive

Këlliçi u shpreh se “kolegët” e Erion Veliajt në SPAK nuk kanë vullnet që të zbatojnë ligjin dhe t’i shkojnë deri në fund aferave absurde korruptive.

9 Janar 2025, 21:09 Nga N.F
"Për inceneratorin e Tiranës është fjetur
Veliaj dhe Këlliçi

TIRANË- Drejtues politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi komentoi qëndrimin e partisë së tij ndaj SPAK. Këlliçi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV u pyet për qëndrimet kontradiktore për SPAK, ku një herë thonë se e ka seriozisht me hetimet për Veliaj pastaj se është drejtësi me regji. Këlliçi u shpreh se “kolegët” e Erion Veliajt në SPAK nuk kanë vullnet që të zbatojnë ligjin dhe t’i shkojnë deri në fund aferave absurde korruptive.  

Sipas tij për inceneratorin e Tiranës është fjetur gjumë. Ai theksoi se drejtuesi i mëparshëm i SPAK, Arben Kraja, nuk ka kryer asnjë veprim hetimor ndërsa shtoi se kanë çuar me mijëra faqe dokumenta, prova.

“Jam koherent dhe persistent në qëndrimet e mia. Kolegët e Erion Veliajt në SPAK nuk kanë vullnet me sa duket, faktet e provojnë këtë, që të zbatojnë ligjin dhe t’i shkojnë deri në fund aferave absurde korruptive të padëgjuara më parë, që kanë lindur bashkë me reformën në drejtësi. Për inceneratorin e Tiranës është fjetur gjumë. Drejtuesi i mëparshëm i SPAK, Arben Kraja, nuk ka kryer asnjë veprim hetimor. Kemi çuar me mijëra faqe dokumenta, prova, jemi palë në këtë proces.

Vijojnë që të paguhen 80 mijë euro në ditë për një incenerator që nuk ekziston. Është një drejtor i bashkisë në burg për këtë aferë, një ish-drejtor i dalë në pension dhe është qesharake që mbahet në burg ende. Dhe Erion Veliaj nuk di gjë, nuk ka asnjë akuzë. Janë dhënë 132 milionë euro, afera e dherave vijon po njësoj, kompanitë e ndërtimit paguajnë për depozitimin e dherave në landfill.

Nesti Angoni ose Nesti Rama ka qenë fenomen i fundvitit për të cilin nuk kemi shumë informacion. Duhet të gjendet Nesti në kryeministri ose të Ministria e Infrastrukturës. Por mjafton fakti që njoftimi i SPAK thotë që është arritur në konkluzionin se kemi të bëjmë me 4 vepra penale që dyshohet kryetari i Bashkisë së Tiranës… Berisha mbahet në arrest shtëpie, prej dyshimeve, është vendosur masë për t’u paraqitur dy herë në muaj, edhe pse hetimet kanë përfunduar, vetëm se kanë lindur dyshime, ndërsa në rastin e Veliajt ka konkluzion për katër vepra të rënda penale dhe nuk ka asnjë masë sigurie. Ky zotëria lejohet të shkojë në zyrë, të intimidojë këdo për t’i shpëtuar drejtësisë.” tha Këlliçi.

I pyetur për hetimet ndaj dosjes “5D” ku akuzohen ish-drejtorët e bashkisë, Këlliçi u shpreh se po bëhet i njëjti makinacion si me dosjen e inceneratorëve.

“Mendoj se është bërë i njëjti makinacion si në dosjen e inceneratorëve. Kemi patur dy raste konkrete të formalizimit të një grupi të strukturuar kriminal, të gjithë të dhënat, sic u bë tek inceneratorët që u copëtua dosja në tre, edhe pse kishim të bënim me të njëjtët individë, e njëjta skemë është përdorur te 5D. Këtë e ka thënë Gjykata e Apelit të Posaçëm, ku me vendimin e gjyqtarit ka thënë që prokuroria duhet ta hetojë veprimtarinë e të gjithë të dyshuarve si grup i strukturuar kriminal, sepse i përmbushin të gjithë kriteret.

Unë si kallëzues, është detyrim ligjor i SPAK që kur çon dosjen për seancë paraprake, duhet të më vijnë të gjitha materialet si palë dhe nuk ka ndodhur, nuk kam informacion. Treguesit janë që ka tentativë për t’i amnistuar” shtoi Këlliçi.

veliaj kellici

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen