23 Tetor 2024, 17:33
Nga M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka marrë fjalën gjatë ceremonisë së hapjes së Kolegjit Europian në Tiranë ku nuk i kurseu sërish batutat drejtuar presidentes së Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen. Rama i tha Von der Leyen se “për miqtë ne shkojmë përtej të mundurës, edhe mund të vrasim”.
Rama nuk u mjaftua me këtë dhe shtoi se Von der Leyen është politikania europiane më e sigurt që ekziston. Ai shtoi se Frederica Mogherini presidentja e këtij kolegji, filloi dhe u përpoq të bënte atë që Ursula përfundoi, që do të thotë të ulte Shqipërinë në tryezë për të nisur bisedimet e anëtarësimit.
“Ndërsa po përpiqem të shmang fjalën e gjatë që më kanë përgatitur dhe tashmë më duhet të gjej fillimin, megjithatë është pa asnjë dyshim se fillesa është Ursula dhe dua të shpreh një falënderim të thellë nga zemra për të, që ka qenë një mike e palëkundur, e dashur dhe e vërtetë, për Shqipërinë dhe rajonin tonë. Ursula dua të të garantoj se ky është një investim, sepse për miqtë ne shkojmë përtej të mundurës, edhe mund të vrasim. Ju jeni politikania europiane më e sigurt që ekziston.
E di që Frederika e di që ajo që po them është e vërtetë. Frederika filloi dhe u përpoq të bënte atë që Ursula përfundoi, që do të thotë të ulte Shqipërinë në tryezë për të nisur bisedimet e anëtarësimit. Sot ne kremtojmë këtë moment të jashtëzakonshëm të takimit me studentët dhe profesorët e Kolegjit të Europës, ballë për ballë, dy vjet pasi kjo ide u hodh në Tiranë, kur u zhvillua samiti mes BE-Ballkanit Perëndimor”, tha Rama.
edi rama
Politike
23 Tetor 2024, 17:27
M.B
Foto nga gjyqi
TIRANA- Ka përfunduar seanca për kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Metën, Monika Kryemadhin dhe dy të ...
Politike
23 Tetor 2024, 17:21
Federica Mogherini
TIRANA- Në ceremoninë e hapjes së Kolegjit Europian të Tiranës, mori fjalën e para presidentja e k&eu...
Politike
23 Tetor 2024, 17:10
M.B
Gazment Bardhi
STRASBURG- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar me anë të platformës "X...
Politike
23 Tetor 2024, 17:05
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
TIRANA- Pas konferencës për shtyp mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentes së Komisionit Europian, Ursula Von de...
Politike
23 Tetor 2024, 16:57
I.A
Ursula von der Leyen
TIRANË- Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka deklaruar se marrëveshja me Italinë për emi...
Politike
23 Tetor 2024, 16:43
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur edhe për protestën e opozitës në Parlamentin Europian. Rama në...
Politike
23 Tetor 2024, 16:40
I.A
Ursula von der Leyen
TIRANË- Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka deklaruar se në Shqipëri po bëhen investime...
Politike
23 Tetor 2024, 16:33
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka refuzuar që të komentoj arrestimin e kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta. Duk...
Politike
23 Tetor 2024, 16:30
I.A
Ursula von der Leyen
TIRANË- Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka deklaruar se plani i rritjes për Ballkanin Perën...
Politike
23 Tetor 2024, 16:28
I.A
Ursula von der Leyen
TIRANË- Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen është shprehur se për arrestimin e Metës ...