LIVE UPDATES
Politike

"Përfaqësuesit tanë kanë biseduar vetëm për modelin, jo për kandidatura"/ Berisha: Ne kemi kandidatura të pakrahasueshme me Korbën e Korrupsionit

Duke folur në mbledhjen e Kryesisë, Lideri i opozitës tha se PD ka kandidatura të denja dhe të pakrahasueshme me “Korben e Korrupsionit”, siç e cilësoi ai kundërshtaren socialiste Ogerta Manastirliu.  Ndër të tjera berisha tha se qëllimi kryesor i opozitës është ndërtimi i një modeli që garanton unitet dhe mbështetje të gjerë elektorale.

4 Tetor 2025, 14:08 Nga E. D
"Përfaqësuesit tanë kanë biseduar vetëm për
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha theksoi se përfaqësuesit e PD-së nuk kanë zhvilluar asnjë bisedë për emra konkretë kandidatësh, por vetëm për modelin që mund të bashkojë më gjerë spektrin opozitar në garën për Tiranën. Duke folur në mbledhjen e Kryesisë, Lideri i opozitës tha se PD ka kandidatura të denja dhe të pakrahasueshme me “Korben e Korrupsionit”, siç e cilësoi ai kundërshtaren socialiste Ogerta Manastirliu.  Ndër të tjera berisha tha se qëllimi kryesor i opozitës është ndërtimi i një modeli që garanton unitet dhe mbështetje të gjerë elektorale.

"Në këtë kuadër, mendoj unë se duhet të shqyrtojmë pjesëmarrjen tona në zgjedhjet në Tiranë dhe në degët e tjera. Tani, për Tiranën unë ngrita një delegacion për të eksploruar me jo kandidaturat, por për të eksploruar me aleatët tanë modelin ku ne mund të binim, a mund të gjenim një model në të cilin të ishim të gjithë të bashkuar si opozitë. Edhe këta me të cilët jemi në koalicion, miqtë tanë, por edhe ata me të cilët nuk kemi qenë në koalicion, por janë faktuar me një numër të pamohueshëm votash në Tiranë dhe në Shqipëri.

Disa e kanë shprehur haptas, disa jo, që do preferonin një kandidat të pavarur dhe të mbështetur nga opozita, në mënyrë që shanset në qoftë e mbështet e gjithë opozita, shanset të jenë më të mëdha. Propaganda e PS-së për të mbuluar shkallën e lartë të inkriminimit të Ogerta Manastirliut, e cila ju e patë vetë, asaj sa vetëm nuk i ra të fikët kur Edi Rama e njoftoi se do jetë kandidate. E patë vetë. Nuk kisha parë se si mund të transformohej nga një garë ku duhej të ishin sa më fotozhenike me Lubinë dhe Elisën, kësaj i iku fytyra.

Sa nuk ka ra nga karrigia se ajo i di mëkatet që ka. Nuk ka, krimi nuk të lëshon. Ajo e di se janë 20 mijë shpirtra, shumë prej të cilëve mund të ishin gjallë sot. I mori Covidi për vjedhjet që bëri. Ajo e di si nënë, si grua, si motër, jo që nuk bëri asgjë për shëndetin e grave, por përkundrazi ka kryer krime kundër njerëzimit duke i privuar nga ilaçet jetike për kurimin e sëmundjeve si në asnjë vend tjetër të planetit. Nuk di ndonjë vend që nuk siguron të sëmurëve ilaçet e kimioterapisë. Nuk di ndonjë vend që nuk u siguron brakioterapinë dhe aparatura të tjera të mjekimit. Nuk di ndonjë vend që u jep të sëmurëve ilaçe të skaduara.

Dhe të gjitha janë konkluzione të KLSH, të dorëzuara në Skapin e partisë, që i mbulon Altin Troplini, që është më kriminel se kjo. Se të mbulosh këto krime kundër njerëzimit, duhet të jesh më kriminel se ato që i kryen ato. Dhe Altin Troplini thërret Bardh Spahinë se ka shkarkuar një njeri të shkarkuar për vjedhje apo korrupsion, kurse këtë që u bëri gjëmën qindra vajzave dhe grave shqiptare, që i la në kthetrat e vdekjes, dosjen e kësaj e mbyll në sirtar. Dhe për të mbuluar të gjitha këto, propaganda, mediat e kontrolluara, çdo orë, çdo ditë përsërisin se PD nuk ka kandidat.

A kishte shpifje më të madhe se kjo? Si mund të thuash, si mund të pretendosh se PD nuk ka kandidatë, karshi një personi, e cila në të gjitha konventat dhe kodet e botës ka kryer krime kundër njerëzimit ndaj të sëmurëve kur ishte ministre e Shëndetësisë? Dhe u bë bashkëautore në rrokullisjen e tmerrshme në arsim. Por jo drejtuesit, por u garantoj që çdo qytetar me integritet i Tiranës, është 5 herë, 10 herë i pakrahasueshëm më i denjë se Korba e Korrupsionit për atë kandidaturë. Dhe ne kemi pa diskutim kandidatura shumë të mira. Kanë shfaqur dëshirën e tyre publikisht, Adriana Kalaja, Klevisi, Edi Paloka, që janë të pakrahasueshëm me kandidaturat e PS.

Kështu që përpjekja jonë për të arritur në një ujdi të gjerë me forcat e tjera opozitare nuk ka asnjë lidhje me problemin e kandidatëve tanë të shkëlqyer. Por ka lidhje me rekordin elektoral. Tërësinë e votave si opozitë dhe kjo nuk mund të injorohet. Ka lidhje edhe me një moment të dytë. Qindra e mijëra militantë do donin të kishin kandidat dikë prej jush, por disa të tjera do donin të kishin një kandidat jashtë nesh, jo me qëllimin negativ, por me qëllimin më të mirë që të jemi sa më afër fitores. Janë edhe këto.

Njerëz që mendojnë se dalja jashtë modelit strikt partiak, aplikimi i modelit tjetër nga PD, është një përfillje më e madhe për elektoratin dhe ka shanse më të mëdha. Edhe njëherë e them, nuk janë bërë diskutime për kandidatura nga përfaqësuesit tanë, janë bërë diskutime për modelin që do të bashkonte më shumë spektrin opozitar në kandidaturën e Tiranës. Ne nuk i ndalojmë dot të shprehin mendime, por asnjë takim nuk është bërë për kandidatura, takimet janë bërë për modelin. Unë them se kanë qenë të hapur dhe mendimet i kanë shprehur edhe në media për këtë çështje," tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri