LIVE UPDATES
Politike

Përplasja e policisë me protestuesit, Noka: Kjo nuk është parë as në regjimin e Ajatollahut! Frika dhe paniku i Ramës ka kthyer policinë në organizatë kriminale

Gjatë një prononcimi për mediat, Noka u shpreh se kjo situatë nuk është parë as në regjimin e Ajatollahut.

17 Prill 2026, 21:42 Nga E.d
Përplasja e policisë me protestuesit, Noka: Kjo nuk është
Flamur Noka

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka deklaruar se frika dhe paniku i Edi Ramës ka kthyer policinë në organizatë kriminale. Gjatë një prononcimi për mediat, Noka u shpreh se kjo situatë nuk është parë as në regjimin e Ajatollahut.

Noka tha se zjarrfikësja nuk kishe ujë gjatë djegjes së kompleksit të banimit 'Arlis', por ka ndaj protestuesve dhe deputetëve të opozitës. Noka tha se Sokol Bizhga do të konsiderohet nga opozita si një nga drejtuesit tjetër të organizatës kriminale.


"Përdorimi që ju keni parë sot nuk është parë as në regjimin e Ayatollahut.
Frika dhe paniku i Edi Ramës ka kthyer policinë e shtetit në një organizatë kriminale. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, kamikazi Belindës, mercenari politik Skënder Hitaj, do të jetë përgjegjësi kryesor për këtë terror që po ushtron ndaj qytetarëve me urdhër të kreut të Narkosit. Panikun e kreut të Narkos nuk e ndalon dot as këta që i kanë veshur kështu, si të ishin për luftë. Dhe as ato pajisjet, makinat, që te tek Arlis SHPK nuk kishin ujë. Ndërsa këtu rrinë të përgatitur kundër opozitës dhe kundër popullit me ujë dhe me të gjitha.

Nuk e shpëtojnë. Këta janë njerëz të urdhëruar. Këta, çdonjëri prej tyre nuk ka bukë të çojë te shtëpia e vet sot. Këta lëvizin vijnë në këmbë në punë sepse nuk kanë lekë të blejnë karburantin. Por, urdhri i regjimit i dikton që të përleshen me vëllezërit e tyre. Për këta ndjejmë keqardhje. Ama Edi Rama do ta paguajë një më një këtë terror që ushtron ndaj opozitës. Mendon se me terror do t'i mbyllë gojën opozitës. Ta harrojë. Edi Rama mund të përdorë si kamikazë njëpërdorimësh Skënder Hitajn. Por duhet të kenë parasysh një gjë. Fundi i pret.

Fundi i tyre, siç është fundi i Ayatollahut apo i çdo diktatori, e pret Edi Ramën dhe bandën e tij. I bëj thirrje edhe drejtorit të Tiranës, kamikazit tjetër Enton Allushi. Do të jesh ti, do konsiderohesh nga opozita pjesë e organizatës kriminale që drejton Policinë e Shtetit. I bëj thirrje edhe drejtorit të Operacionales së Tiranës, Bendo. Do të konsiderohesh nga opozita edhe ti si një nga anëtarët e organizatës kriminale që drejton Policinë e Shtetit. Pastaj, pa as më të voglin diskutim, edhe i famshmi drejt, nëndrejtor që urdhërojnë forcat e ndërhyrjes së shpejtë. E dini ju kush ishte ish-drejtori i famshëm apo jo? Ish-drejtori i komanduar, Sokol Bizhga. Krimineli me famë. Njeriu që nxori në pritë Gjergj Mehmetin.

Sokol Bizhga do të konsiderohet nga opozita si një nga drejtuesit tjetër të organizatës kriminale. Pra, Skënder Hitaj, Sokol Bizhga, Enton Allushi dhe ky, operacionalisti, Berani, do të konsiderohen organizatë terroriste, grup i strukturuar kriminal për opozitën. Grup i strukturuar që përdoret nga Edi Rama për interesa jo të ligjit, jo të shtetit, por për interesa të karteleve, të korrupsionit të Belindës dhe për interesa të mafies në pushtet. Të jenë të sigurtë që opozita nuk do të ndalet. Nuk ka dhunë, nuk ka Ayatollah Surreli që mund ta ndalojë opozitën. Opozita nuk do të ndalet derisa ta largojë këtë të keqe të madhe që ka kapluar Shqipërinë. Kanceri ka një rrugë: ndërhyrje radikale.

Detyra e opozitës dhe e shoqërisë shqiptare për të shpëtuar këtë vend nga kanceri që quhet Rilindje dhe koka e kancerit që është Edi Rama, është vetëm një operacion kirurgjikal radikal për ta krryer këtë regjim, i cili sot e 13 ditë terrorizon shqiptarët. Të harrojnë, ditët i kanë të shkurtra. Ditët i kanë të shkurtra. Shqiptarët shohin mirë që sa më shumë panik, aq më shumë dhunë dhe terror. Nuk mbrohen me këta. Nuk mbrohen. Ta harrojnë se mbrohen, as me këta, as me gaz, as edhe me ato makinat, siç ju thashë, që s'kanë ujë për të fikur zjarret e mafies së ndërtimit që i licencon Edi Rama, të Arlis-it, por kanë ujë dhe spray për të goditur opozitën. Faleminderit.," tha Noka./Dosja.al

flamur noka pd protesta

Sondazh

Poll

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty