Dita e 24-të e protestës/ Qytetarët vijojnë rezistencën në shesh: Kryeministri të dorëhiqet
Dita e 24 e protestës/ Nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama 23 ...
Dita e 24 e protestës/ Nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama 23 ...
Dokumenti hedh poshtë deklaratat e Ramës/ Ja vërtetimi i lëshuar nga Qeveria e Kosovës që vërteton Dritan Gox...
"Sillet si padrino i Shqipërisë"/ Berisha komenton deklaratat e Ramës për protestuesit: Sharja e tij shokuese, urrejtje pa k...
"Si thoshin derrat e knaqun migjenianë...nuk ka lidhje Irani ë?/ Reagon Rama pas publikimi të pesë kërkesave: Kur prote...
Sipas tij, Rama përmes këtij sulmi dha dy mesazhe, paralajmëroi çdo shqiptar patriot që do goditet prej tij egërsisht dhe për këtë qëllimi thirri botërisht në ndihmë Vuçiçin.
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar pas përplasjeve mes kryeministrit Edi Rama dhe Dritan Goxhaj. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Blushi shkruan se Rama nuk e ka konfliktin me Goxhajn, por e ka inatin me Kosovën, me interesin kombëtar dhe me të gjithë shqiptarët patriotë.
Sipas tij, Rama përmes këtij sulmi dha dy mesazhe, paralajmëroi çdo shqiptar patriot që do goditet prej tij egërsisht dhe për këtë qëllimi thirri botërisht në ndihmë Vuçiçin.
Në fund, ai tha se Rama e urren egërsisht Kosovën, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, Dëshmorët dhe këdo që është gati të japë jetën për Flamurin Kombëtar dhe Lirinë e Shqipërisë.
Postimi i plotë:
Edi Rama nuk e ka konfliktin me Dritan Goxhajn. Ai e ka inatin me Kosovën, me interesin kombëtar, me të gjithë shqiptarët patriotë dhe me këdo që nuk pajtohet dhe as i nënshtrohet politikës së tij të verbër antikombëtare të vasalitetit ndaj Beogradit dhe gjithë armiqve të Shqipërisë.
Nuk ishte Dritan Goxhaj ai që mbështeti projektin e rrezikshëm për copëtimin e Kosovës. Nuk ishte Dritan Goxhaj ai që promovoi “Ballkanin e Hapur” krah Vuçiçit.
Nuk ishte Dritan Goxhaj ai që hodhi në gjyq Kryeministrin e Kosovës (Ramush Haradinaj) dhe që ka hyrë në përplasje të pandalshme me të gjitha institucionet dhe liderët politikë të Kosovës pa përjashtim.
Sot, Edi Rama nuk sulmoi një individ. Ai dha dy mesazhe. Paralajmëroi çdo shqiptar patriot që do goditet prej tij egërsisht dhe për këtë qëllimi thirri botërisht në ndihmë Vuçiçin dhe gjithë vuçiçat si ai.
Ky është thelbi i (debatit) sulmit publik që nisi sot.
Halli ynë kombëtar nuk është as ç’ka bërë dhe as ç’mendon Dritan Goxhaj. Se jeta dhe idetë e tij nuk ndikojnë kombëtarisht.
Halli ynë është që Kryeministri i Shqipërisë e urren egërsisht Kosovën, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, Dëshmorët dhe këdo që është gati të japë jetën për Flamurin Kombëtar dhe Lirinë e Shqipërisë.
Ta shporrim sa më parë këtë kancer!
Ky është MISIONI YNË KOMBËTAR DHE PATRIOTIK!/Dosja.al
Marjana Koçeku TIRANË- Deputetja Marjana Koçeku ka reaguar me një letër drejtuar kryeministrit Edi Rama, përme...
Kryeministri Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se, qeveria e Shqipërisë nuk do të tërheqë mbështetj...
TIRANË- Prej 31 majit, mijëra protestues mblidhen çdo natë poshtë zyrës së kryeministrisë në bulevardin “...
TIRANË- Këtë javë lexova një libër që shumë qytetarë nuk e dinë se ekziston. Një botim i rëndë...
Dritan Goxha TIRANË- Një dokument i lëshuar nga qeveria e Kosovës vërteton se Dritan Goxhaj ka qenë pjesëtar i...
Manon Aubry FRANCË- Eurodeputetja franceze Manon Aubry ka kritikuar Presidentin Emmanuel Macron për pritjen që i bëri kryeministri...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë sërish një postim në rrjetet sociale lidhur me protestën. Kët&...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama për “Financial Times&r...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur për projektin “Smart City”, tha se kamerat po administ...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se po rikthen survejimin e qytetarëve, duke...