LIVE UPDATES
Politike

Përplasja/ Veliaj: Ministra të LSI-së të përfshirë. Kryemadhi: Takohemi në SPAK, sqaro firmën te inceneratorët

Ka qenë Monika Kryemadhi ajo që me anë të një konference për shtyp denoncoi dhe njëherë sot aferën e inceneratorëve teksa i kërkoi dhe SPAK që të kthejë nga Holanda Edi Ramen dhe ta marrë në pyetje ndërkohë që hodhi akuza të forta edhe ndaj kryebashkiakut Veliaj i cili dhe ka firmosur kontraten që bashkia të paguajë një invcenerator që është jashtë funksionit.

5 Korrik 2022, 15:52 Nga e.k
Përplasja/ Veliaj: Ministra të LSI-së të
Erion Veliaj dhe Monika Kryemadhi

TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi janë përpasur me njëri-tjetrin gjatë ditës së sotme ku kanë hedhur akuza dhe kundërakuza në lidhje me aferën e inceneratorëve. Ka qenë Monika Kryemadhi ajo që me anë të një konference për shtyp denoncoi dhe njëherë sot aferën e inceneratorëve teksa i kërkoi dhe SPAK që të kthejë nga Holanda kryeministrin Edi Rama dhe ta marrë në pyetje. Gjithashtu, Kryemadhi hodhi akuza të forta edhe ndaj kryebashkiakut Veliaj i cili sipas saj, ka firmosur një kontratë që bashkia të paguajë për një incenerator që është jashtë funksionit. Akuzeve të Kryemadhit iu përgjigj vetë kryebashkiaku Veliaj. Në një intervistë për Neës 24, Veliaj u shpreh se janë ministrat e LSI-së të vendosur nga burri i saj ata që janë akuzuar dhe sot janë pas hekurave.

I menjëhershëm ka qenë reagimi nga ana e Kryemadhit e cila doli sërish në konferencë teksa ripërsëriti dhe njëherë akuzat ndaj Veliajt të cilin e akuzoi se paratë e buxhetit i kanë kaluar kompanisë offshore dhe këtë duhet ta zbardhë SPAK-u. Ajo u shpreh se sot Veliaj foli me urdhër nga Holanda ndërkohë që i duhet të përgjigjet për firmën e tij që ka ndryshuar fatin e një koncesioni të paligjshëm dhe ka ngarkuar me një barrë 30-vjeçare jo vetëm qytetarët e Tiranës, por të gjithë Shqipërisë.

REPLIKAT MES TYRE:

Monika Kryemadhi: Në pamjë të parë nuk asgjë të keqe një kompani private e cila investon 128 milionë euro për inceneratorin e Tiranës dhe Bashkia e Tiranës i blen shërbimin. Sot e kësaj dite pas kaq vitesh qeveria shqiptare në bashkëpunim me Drejtorinë e Koncesioneve në Ministrinë e Financave mbikqyr të gjithë mbështetjen buxhetore që i jepet inceneratorit të Tiranës nga buxheti i shtetit dhe po kështu nga Bashkia e Tiranës. Në fakt po të hyjmë në gjithë këtë investigim që kemi bërë përveç dhënies së koncesionit në mënyrë të paligjshme nga Erion Veliaj për një angazhim 30 vjeçar. Ne na ka rezultuar se investimi prej 128 milionë eurosh nuk ekziston. Kjo do të thotë që kryeministri ka gënjyer në komisionin hetimor e para, e dyta ka gënjyer me dokumenta ka gënjyer me të gjithë angazhimin me të gjithë fushatën publicitare për opinionin publik.

Erion Veliaj: Ka kohë që nuk e dëgjoj Kryemadhin, që kur e çoi shkollën “Sami Frashëri” në Paskuqan. Sa herë vajton raste të tilla, më ngjan si njeriu që vajton, që nuk ishte pjesë e plaçkës. Ajo duhet ta dijë më mirë. Kanë qenë ministra të LSI-së, I ka caktuar ajo zonjë me burrin e vet. Kështu që për sa kohë janë muhabete të brenda familjes së tyre, për mënyrën si kanë konceptuar plackën dhe nuk kanë mbajtur hesapet me njeri tjetrin për mua përbën zero interes publik”, tha Veliaj.

Monika Kryemadhi: Mjaftisti Veliaj kishte problem shumë të madh ndërtimin e gratacelave, kishte problem ndërtimin e shkollave ai që ndërton dhe rindërton rrugët e tiranës me qëlllim për të vjedhur. Veliaj të shpjegojë 128 milion euro investim që nuk duket gjëkundi në inceneratorin e Tiranës. Paratë e buxhetit i kanë kaluar kopmpanisë ofshore dhe këtë duhet ta zbardhë SPAK-u. Po i them të sqarojë firmën e tij këtu, me firmë dhe vulë në emër të këshillit bashkiak të Tiranës që ka marrë një angazhim 30-vjeçar. Ky orator i madh i cili me urdhër nga Holanda doli sot për të folur angazhimi 30-vjeçar i bashkisë së Tiranës. Të përgjigjet për firmën e tij që ka ndryshuar fatin e një koncesioni të paligjshëm dhe ka ngarkuar me një barrë 30-vjeçare jo vetëm qytetarët e Tiranës, por të gjithë Shqipërisë. Ku janë 128 mln euro të investimit të kompanive të inceneratorit të Tiranës, për të cilën dhe ata i kërkuan Erion Veliaj të dalë të shpjegojë. A janë këtu 128 mln euro investim. SPAK është në provë për të verifikuar a janë aty 128 mln euro investim të kompanisë of-shore në Holandë.

AKUZAT PËR INCENERATORËT:

Kryemadhi tha një ditë më parë se janë disa kompani, që së bashku, kanë kryer evazion fiskal në vlera të mëdha parash. Monika Kryemadhi denoncoi 24 kompani të cilat në funksion të kompanisë së inceneratorit të Tiranës bëjnë evazion fiskal miliona euro përmes faturave fiktive. Kryemadhi tha se një prej kompanive që në librat e blerjes shihej se furnizohej me fruta, në librin e shitjes faturonte hekur e beton. Për të humbur gjurmët sipas kryemadhit këto kompani shiteshin tek persona që s’kishin lidhje me to. Një prej tyre ishte edhe rasti i dy të moshuarve Thanas Çani dhe Haxhire Gurakuqi. Ky denoncim ka sjellë edhe reagime nga Partia Demokratike me në krye Sali Berishën, që kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Vetë Shoqëria Koncensionare Integrated Energy (IEBV) ka përgënjeshtruar deklaratat e Kryemadhit duke deklaruar se kompania nuk ka asnjë furnitor nga subjektet që u përmendën nga Kryemadhi si dhe nuk ekziston asnjë shkëmbim tregtar.

afera e inceneratoreve monika kryemadhi erion veliaj

Sondazh

Poll

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë