LIVE UPDATES
Politike

Përplasjet për kreun e Grupit të PD, BIRN: Kuvendi në ngërç juridik!

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla e lexoi atë si njoftim për seancën plenare, por pas kundërshtimit të deputetëve të opozitës dhe kryetarit aktual të grupit, Gazment Bardhi, ajo pranoi situatën e paqartë juridike dhe e kaloi shkresën për vendimmarrje në departamentin juridik të parlamentit.

4 Shtator 2023, 17:03 Nga f.i
Përplasjet për kreun e Grupit të PD, BIRN: Kuvendi në
Gazment Bardhi dhe Lulzim Basha

TIRANË- Një njoftim i Lulzim Bashës se ai do të drejtonte edhe grupin parlamentar të PD-së u prit me ovacione dhe akuza në Kuvend, ndërsa kryetarja Lindita Nikolla pranoi se kjo ishte një situatë e paprecedentë.

Kuvendi i Shqipërisë nisi të hënën sesionin e ri parlamentar me një situatë të paprecendentë juridike. Shkak u bë një shkresë e dërguar nga Lulzim Basha si kryetar i Partisë Demokratike, që emëronte veten e tij kryetar të grupit parlamentar të kësaj partie.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla e lexoi atë si njoftim për seancën plenare, por pas kundërshtimit të deputetëve të opozitës dhe kryetarit aktual të grupit, Gazment Bardhi, ajo pranoi situatën e paqartë juridike dhe e kaloi shkresën për vendimmarrje në departamentin juridik të parlamentit.

Bardhi e akuzoi Nikollën se po shkelte rregulloren dhe po provokonte opozitën, duke vendosur mazhoranca se kush do ishte kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

“Nuk ka ndodhur ndonjëherë në këtë parlament të lexohen njoftimet e partive politike,” tha Bardhi, duke shtuar se janë deputetët ata që zgjedhin kryetarin e grupit.

Kundërshtime erdhën dhe nga deputetë të tjerë të PD-së, të cilët fillimisht e pritën me ovacione njoftimin për Bashën. Nikolla akuzoi deputetët e opozitës se po e “tërhiqnin Kuvendin në një situatë të paprecedentë”.

“Unë nuk jam këtu për të sqaruar, presupozohet se bazohet mbi rregulloren e Kuvendit,” komentoi ajo njoftimin e PD-së, por shtoi se i ka kërkuar departamentit juridik që të japë mendime mbi bazën e rregullores.

Shkresa e lexuar nga Nikolla bazohej mbi një vendim partiak të kryesisë së PD-së, e cila aktualisht është e fragmentarizuar politikisht si dhe mbi nenin 16/2 të Rregullores. Pas seancës parlamentare, Basha tha për gazetarët se kreu i grupit parlamentar ishte ndryshuar me hyrjen në fuqi të statutit të ri të Partisë Demokratike.

“Si kryetar i PD i ngarkuar nga statuti edhe me detyrën e kryetarit të grupit, i autorizuar për t'u deleguar, kam ndërmend ta delegoj te njëri nga nënkryetarët,” tha Basha.

Në praktikën parlamentare, ndryshimet në përbërjen dhe drejtimin e grupeve parlamentare i njoftojnë vetë grupet. Duke ndjekur këtë praktikë, grupi i Partisë Socialiste njoftoi po ashtu të hënën Kuvendin se “me dakordësinë e gjithë anëtarëve të grupit, kryetari i ri i grupit është zgjedhur Blendi Çuçi”. Në këtë rast, shkresa është firmosur nga nënkryetari i grupit, Toni Gogu.

Ndërkohë Bardhi, një ish-mbështetës i Bashës,  njoftoi një takim të deputetëve të kësaj partie të martën, ku pritet të marrë pjesë edhe ish-kryeministri Sali Berisha me deputetët mbështetës.

“Njoftimin e kanë marrë të gjithë, 59 deputetë,” tha Bardhi për BIRN, duke e cilësuar këtë mbledhje si një moment që do të unifikojë opozitën parlamentare.

Partia më e madhe e opozitës është përfshirë nga një konflik i gjatë politik për drejtimin e saj, fillimisht mes Bashës dhe Berishës, më pas dhe brenda grupimit që fillimisht mbështeti Bashën./ BIRN

seance plenare 4 shtator 2023

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen