LIVE UPDATES
Politike

PL prezanton propozimet për Shëndetësinë, Blushi: Nga rritja e shpenzimeve te dyfishimi i pagave

Deputeti Tedi Blushi, në tryezën për shëndetësinë, ka denoncuar degradimin e thellë të sistemit shëndetësor në Shqipëri dhe mungesë të garantimit të shërbimit për qytetarët.

19 Prill 2026, 12:52 Nga I.A
PL prezanton propozimet për Shëndetësinë, Blushi: Nga rritja
Tedi Blushi

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka prezantuar sot disa propozime nw lidhje me menaxhimin e sistemit shëndetësor në vend. Deputeti Tedi Blushi, në tryezën për shëndetësinë, ka denoncuar degradimin e thellë të sistemit shëndetësor në Shqipëri dhe mungesë të garantimit të shërbimit për qytetarët.

Ai ka akuzuar qeverinë se ka ndërtuar një sistem ku pacientët përballen me mungesë ilaçesh jetike, sidomos për sëmundjet onkologjike. Blushi ka theksuar se, sipas të dhënave dhe rasteve të paraqitura, shumë të sëmurë detyrohen të përballen me trajtime të pamjaftueshme ose të pasigurta.

Blushi ka ngritur shqetësimin për rritjen e kostove të fshehura dhe barrës financiare mbi pacientët në sistemin publik. Sipas tij, situata aktuale kërkon ndërhyrje urgjente dhe ndryshim rrënjësor të mënyrës së funksionimit të shëndetësisë.

Deklarata e Plotë:

Premtim-mashtrimi më i madh dhe më shkatërrimtar i “Rilindjes” për “shëndetësinë falas” e ka renditur sot Shqipërinë, të fundit në rajon për nivelin më mizerabël të përkujdesit shëndetësor, duke lënë pas edhe shumë shtete afrikane si Trinidad Tobago, Nepalin apo Ganën. Sot, në vend të një sistemi që mbron jetën, shëndetin dhe dinjitetin e qytetarëve, Shqipëria përballet me një realitet alarmant. Mjekësinë që në themel ka humanizmin, “Rilindja” e degradoi në pazar për shëndetin dhe jetën, një shëndetësi që funksionon sipas parimit kriminal “paguaj ose vdis”.

Spitali Onkologjik është shembulli më i dhimbshëm dhe më tragjik, ku pacientët me sëmundje të rënda përballen jo vetëm me ankthin dhe mungesën e shërbimit dinjitoz, por me rrezikun real të kërcënimit të jetës. Çdo vit kemi rreth 7 mijë raste të reja me kancer. Çdo ditë në Onkologjik hyjnë mbi 100 pacientë, për të cilët kjo qeveri ofron vetëm 19 poltrona për kimioterapi, ndërkohë që Kosova ka 100 të tilla. Pacientët bëjnë kimioterapi në karrige, 6–8 orë, me dhimbje dhe në mënyrë çnjerëzore. 46% e barnave të kancerit nuk kanë hyrë asnjëherë në Shqipëri, 116 barna tumorale,  jetike për pacientët me kancer, nuk janë importuar asnjëherë në periudhën 2021–2025.

Mungon Avastina, një ilaç jetik për këta të sëmurë! Situata me furnizimin me ilaçe është skandaloze. Pacientët trajtohen me barna të skaduara. Dhe ky është krim shtetëror, jo kujdes shëndetësor. Po sjell në vëmendjen tuaj edhe një tjetër rast tragjik. Në 19 shkurt të vitit të kaluar, i ndjeri Ardit Rapushi, 35-vjeç, u shtrua për vizitë dhe trajtim mjekësor në Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Sipas babait të tij, për katër ditë me radhë, familjarëve iu mohua e drejta elementare për ta vizituar, pa asnjë shpjegim ligjor apo mjekësor.

Katër ditë më pas, familja, sipas babait të tij, njoftohet se djali i tyre kishte humbur jetën në spital. Pra, për katër ditë të tëra, trupi i pajetë i një qytetari është mbajtur i fshehur nga familja, pa njoftim, pa transparencë dhe pa asnjë shpjegim. Edhe më tronditës është fakti se pas më shumë se një viti, familja Rapushi nuk ka marrë ende kartelën klinike të plotë, as dokumentacionin zyrtar që shpjegon shkaqet reale të vdekjes. Ky është sistemi kriminal shëndetësor që ndërtoi Edi Rama, çimentoi Ilir Beqja, perfeksionoi Ogerta Manastirliu, e përsosi Albana Koçiu dhe po e lartëson Evis Sala. Spitalet publike dhe qendrat shëndetësore janë kthyer sot në ambiente ku qytetarët hyjnë me shpresë për shërim dhe dalin me zhgënjim, duke paguar kosto të pamerituara dhe në shumë raste tragjike, duke humbur edhe jetën.

Mungesa e barnave, korrupsioni i përhapur, tarifat e fshehura dhe braktisja e sistemit nga mjekët e infermierët kanë rrënuar çdo standard minimal të kujdesit shëndetësor dhe kjo nuk është më thjesht krizë, por një kolaps i mirëfilltë dhe i qëllimtë, pjesë e axhendës antikombëtare për shpopullimin e vendit. Të dhënat e bëra publike nga “NUMBEO”, rrjetit mbarëbotëror që merr në shqyrtim cilësinë e përgjithshme të jetesës, tregon se aktualisht vendi ynë renditet i 93 në botë ndër 100 vende sa i përket kujdesit shëndetësor, me 48.1 pikë duke humbur një vend, krahasuar me vitin 2025, kur ndodheshim në vendin e 92 në botë me 48.2 pikë dhe kemi humbur 17 vende në raport me vitin 2013 kur “Rilindja” erdhi në pushtet dhe kur sa i përket renditjes botërore për kujdesin shëndetësor, Shqipëria mbante vendin e 76 në botë.

Ky fakt nuk përbën asnjë surprizë por është konfirmim i qëndrimeve shumë të drejta të Partisë së Lirisë për degradimin e shëndetësisë nëpërmjet plaçkitjes së fondeve me koncensione, korrupsionit të tmerrshëm, si dhe klientelizmit që ka destrukturuar sistemin shëndetësor. Njësoj si afera e inceneratorëve edhe koncensionet e shëndetësisë vetëm gllabërojnë lekët e shqiptarëve, që përfundojnë në xhepat e Edi Ramës dhe oligarkëve pranë tij. Në vend të investonin për rritjen e pagave të mjekëve dhe infermierëve, që të mos iknin masivisht nga Shqipëria, si dhe t’u siguronin shqiptarëve një shërbim shëndetësor dinjitoz, me kosto të ulta dhe me standarde, Edi Rama, vendosi t’u jepte miliona euro klientëve të Qeverisë, për të mbushur së bashku xhepat e tyre.

Shëndetësia është sot më keq se kurrë sepse koncensionet dhe PPP-të u ideuan nga Edi Rama si mjet për zhvatjen e shqiptarëve. Partia e Lirisë është e vendosur të anulojë koncensionet korruptive në sistemin shëndetësor dhe që çdo pasuri dhe qindarkë të grabitur nga Edi Rama dhe ministrat e tij t’u kthehet shqiptarëve! Rezultati më dramatik i “shëndetësisë falas” është gjithashtu fakti që sot shqiptarët, qytetarët më të varfër të Europës, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bankës Botërore paguajnë rreth 60% të shpenzimeve nga xhepi ose mbi 750 milion euro në vit, si dhe pagesa e mbi 300 milion euro gjatë pandemisë Covid-19.

Ndërkohë që në spitalet duke filluar nga QSU mungon shërbimi dinjitoz, bëhet tregti edhe me ilaçet për sëmundjet tumorale, aparaturat nuk funksionojnë, spitalet marrin flakë dhe qindra ilaçe mungojnë në farmacitë e vendit. Në mbështetje të 5 Prioriteteve madhore për 4 milion shqiptarë plus, deputetët e Partisë së Lirisë në Kuvendin e Shqipërisë përgatitën me shumë përgjegjshmëri, në bashkëpunim me ekipin e mrekullueshëm të mjekëve, edhe amendamente për Buxhetin 2026, që u rrëzuan nga kjo shumicë që kurrë nuk e ka patur prioritetin interesin publik. Ne propozuam një shtesë 7.5 miliard lekë për Shëndetësinë, me destinacion mbështetjen e listës së barnave të rimbursueshme dhe kujdesit dytësor, si edhe një shtesë 2.5 miliard lekë për trajtimin me barnat e domosdoshme dhe aparatura për sëmundjet onkologjike, si përgjigje për tragjeditë, në kufijtë e krimeve kundër njerëzimit, që po përjetojnë mijëra të sëmurë dhe familjet e tyre në spitalin onkologjik.

Për Partinë e Lirisë, shëndetësia është objektiv madhor ndaj ne angazhohemi: Të rritim shpenzimet për Shëndetësinë në mesataren e rajonit në nivelin 6% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Të dyfishojmë pagat e mjekëve dhe infermierëve duke i dhënë fund largimit dramatik të tyre nga vendi. Të sigurojmë pasurimin e tregut të barnave me shumë më tepër ilaçe se sa aktualisht, si dhe t’i japim goditje asgjësuese kontrabandës, duke krijuar të gjithë premisat për rikthimin e kompanive farmaceutike prestigjioze brand-name në Shqipëri. Të konsolidojmë dhe zbatojmë Sistemin e Referimit për t’i dhënë fund kaosit, radhëve shumë të gjata dhe pritjes me muaj të tërë i pacientëve si dhe korrupsionit që gjeneron ky kaos.

Të bllokojmë të gjitha koncesionet korruptive në shëndetësi, që rrëmbejnë taksat e shqiptarëve. Ringritje e shërbimit cilësor të Mjekut të Familjes dhe Shërbimit Parësor në tërësi. Të kryejmë Hartimin e Plan-Veprimeve Kombëtar për parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve me vdekshmëri të lartë, sëmundjet e zemrës dhe tumorët, të shoqëruara me Plan-Financimin e çdo etape. Të realizojmë me vendosmëri autonominë e shërbimit spitalor si rruga e vetme për një shëndetësi efikase në të gjithë vendin dhe pranë qytetarit. Të realizojmë Plan-Veprimin Kombëtar kundër pandemive me një vend të veçantë për edukimin dhe parandalimin.

Decentralizimin e kompetencave të Ministrisë së Shëndetësisë për të ofruar shërbimin sa më pranë banesës të qytetarëve dhe për të fuqizuar sistemin shëndetësor në të gjithë territorin. Gjithashtu ne kemi edhe 6 propozime për të ulur kostot financiare për pensionistët për barnat dhe shërbimet shëndetësore.

-Mbulim i plotë financiar të të gjithë barnave, që përdoren nga pensionistët dhe të përshkruara me recetë mjekësore.

-Mbulim i të gjitha shërbimeve mjekësore dhe të infermierisë në banesë për pensionistët me probleme shëndetësore.

-Dhënia e shërbimit mjekësor me prioritet për pensionistët për evitimin e pritjeve të gjata në qendra shëndetësore apo spitale.

-Sigurimi i shërbimeve mjekësore pa pagesë për reabilitimin dhe fizioterapinë për pensionistët me sëmundje invalidizuese.

-Sigurimi pa pagesë të materialeve mjekësore të trajtimit të pacientëve pensionistë në banesë si dhe të artikujve mjekësor (paterica, karroca, shtretër ortopedikë), që mundësojnë lëvizjen dhe pavarësimin jetësor të pensionistëve.

-Zbatimin e detyruar të protokolleve të geriatrisë në qendrat shëndetësore për pacientët pensionistë.

Tryeza e Partisë së Lirisë për Shëndetësinë është sot një platformë publike që me propozime konkrete do ta përmirësojnë shëndetësinë si për qytetarët ashtu edhe për personelin shëndetësor. Falenderim për të gjithë specialistët, ekspertët dhe kandidatët tanë për mendimet dhe propozimet e tyre shumë të çmuara. Ne kemi kapacitetet e duhura profesionale të përkushtuara plotësisht për të kontribuar për një shërbim shëndetësor me standarde dhe sa më pranë qytetarëve.

Në një shtet ku digjen 90 mijë euro në ditë për një incenerator që nuk ekziston, por mungojnë 75 mijë euro për pajisje që shpëtojnë jetë në Onkologjik; Në një vend ku qytetarët detyrohen të zgjedhin mes ilaçeve dhe ushqimit; Ku mjeku dhe infermieri poshtërohen; ndërsa klientët e pushtetit pasurohen nga paratë tona; Protesta nuk është zgjedhje, por detyrë kombëtare./Dosja.al

pl tedi blushi

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje