LIVE UPDATES
Politike

Porti i Durrësit/ Pyetjet që presin përgjigje për projektin

Nëse këto pyetje marrin përgjigje transparente në seancën e sotme, Dosja.al do ta mbështesë projektin, pavarësisht dritëhijeve që e rrethojnë.

24 Nëntor 2022, 08:36 Nga Dosja.al
Porti i Durrësit/ Pyetjet që presin përgjigje për projektin
Porti i Durresit

Porti i Durrësit është aseti më i rëndësishëm ndërkombëtar i vendit për rëndësinë gjeografike, por jo për madhësinë dhe mundësitë që ofron për tregtinë rajonale. Aq sa porti i Bar, në Malin e Zi po shndërrohet në pikë më të rëndësishme, për shkak të madhësisë dhe teknologjisë, pavarësisht pozitës gjeografike. Në këto kushte është e domosdoshme që Porti i Durrësit të zgjerohet, të rikonceptohet dhe të modernizohet.

Aty ku ndodhet kjo është e pamundur për shkak të vendndodhjes. Në jug është autostrada, në veri është dhe në lindje është qyteti, në perëndim është deti. Ideja e zhvendosjes së Portit në Porto Romano mund të jetë produktive.

Në këtë rast do ishte produktive edhe ideja e shndërimit të portit aktual në një port jahtesh siç po kërkon qeveria. Projekti i publikuar ngjan më shumë me një qytet të ri se me një port jahtesh. Nëse do te ishte një investim strategjik për krijimin e një porti të ri tegtar, me të madhin në Adriatikun Lindor, Dosja.al do ta mbështeste projektin pavarësisht akuzave për përfshirjen personale të Kryeministrit. Kjo do të thotë që nese Qeveria, sot në Kuvend, do tu pergjigjej këtyre pyetjeve, në mënyre transparente, nuk ka asnjë arsye për të mos e mbështetur projektin.

Më poshtë po rendisim pyetjet që nuk kanë akoma një përgjigje:

1. Kur është konstatuar se Porti i Durresit nuk i ka mundësitë për të plotësuar kërkesën rajonale për tregti?

2. Pse nuk është deklaruar më parë pamjaftueshmëria e Portit për plotësimin e nevojave dhe ambicieve për të qenë porti më i rëndësishëm tregtar i ballkanit perëndimor?

3. Kur është ideuar ndertimi i një porti të ri tregtar me kapacitete dhe teknologji konkuruese?

4. Pse u zgjodh Porto Romano dhe jo Triporti ne ZvëRnec siԷ ishte planifikuar më shumë se 30 vjet më parë?

5. Sa do të jenë kapacitetet e portit të ri?

6. Sa do të jetë kostoja e portit të ri?

7. Për sa kohë do të ndërtohet porti i ri?

8. Ku do të gjenden fondet për Portin e ri?

9. A do të jetë porti i ri më i madhi në Ballkanin Perendimor?

10. Cila është infrastruktura shoqëruese e portit të ri dhe sa do të kushtojë?

11. Sa do të përfitojë buxheti nga porti i jahteve i Alabar?

12. Sa pjesë e fitimit nga Durrës Jacht Marina do të shërbejë për investimin në portin e ri?

13. Sa kushton toka e falur në Portin aktual?

14. Nëse toka nuk do të falej, a mund të shërbente shitja e saj në tregun e lirë për të financuar portin e ri?

15. Pse shteti ka 33 për qind të fitimit dhe jo 33 për qind të biznesit?

16. Sa është vlera e parashikuar e fitimit që do prodhojë investimi?

17. Sa është vlera e 33 për qind të fitimit në krahasim me 33 për qind të aksioneve?

18. Sa është vlera e 33 për qind të fitimit në krahasim me vlerën që do prodhonte dhënia e tokës për zhvillim?

19. Në cilën praktikë të mëparshme të investimeve të Eagle Hills e ka gjetur qeveria faljen e tokës?

20. Sa është fondi i parashikuar në buxhetin e 2023 për Portin e ri tregtar?

21. A ndikon procesi i dhënies pa garë të Portit të Durrësit në marrëdhënien me Bashkimin Europian për shkak të prishjes së marrëveshjes së stabilizim- asociimit (MSA)?

22. A ndikon ligji special për Eagle Hills në prishjen e klimës së biznesit dhe si rrjedhim në pëngimin e investimeve të huaja nga Perëndimi?

23. Pse nuk u bë garë siç e parashikon detyrimi i MSA?

24. Pse zhvillimi i zonës projektohet me pallate dhe jo me hoteleri?

25. Sa ndikon prioriteti që qeveria i jep Durrës Yacht Marina me pasaporta te arta, në konkurrencën e lirë?

26. Pse porti i jahteve nuk është më i madhi në Ballkan siç pretendoi qeveria përpara kontratës?

27. Kur parashikohet të ndërtohet Porti i Jahteve?

28. Çfarë do të ndodhë nëse qeveria nuk gjen fonde për ndërtimin e portit të ri? E kujt do jetë toka? Çfarë do të ndodhë me kontratën që i jep automatikisht tokën investitorit? /Dosja.al

porti i durresit

Sondazh

Poll

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty