Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Kryeministri deklaroi se investitorët janë zotëruesit e pronës, bazuar në legjislacionit shqiptar dhe duke ndjekur të gjitha procedurat, ndërsa theksoi se janë investitorë me reputacion të pazëvendësueshëm.
TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka folur sërish për projektin në Zvërnec të Vlorës, ndërsa theksoi se investimi nuk ndalon sa kohë të jetë ai në krye të qeverisë. Gjatë një konference të përbashkët me Presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa, Rama komentoi hetimet e SPAK-ut lidhur me çështjen e Zvërnecit.
Sipas tij, nisja e këtij hetimi ndahet në dy pjesë. Ai tha se pjesa pozitive është pjesa e hetimit mbi origjinën e një pasurie. Ndërsa, pjesa e shëmtuar sipas tij, është ajo e "zëvendësve të vetëofruar" që ndajnë gjysmë të vërteta.
Kryeministri deklaroi se investitorët janë zotëruesit e pronës, bazuar në legjislacionit shqiptar dhe duke ndjekur të gjitha procedurat, ndërsa theksoi se janë investitorë me reputacion të pazëvendësueshëm.
"Pavarësisht se është pak larg temës, megjithatë unë nuk do t'i shmangem dhe do ta nis nga fundi, sepse kjo e SPAK-ut ka dy pjesë. Ka pjesën pozitive që i takon SPAK-ut, ka pjesën e shëmtuar që i takon zëdhënësve të vetë ofruar të SPAK. Pjesa pozitive është pjesa e hetimit mbi origjinën e një pasurie. Për sa kohë ky është një problem i ngritur, me të drejtë apo pa të drejtë këtë nuk e dimë, por i ngritur dhe pastaj i shumë përfolur, aq më tepër për sa kohë kjo përfolje lidhet me një hetim të nisur për sa i takon subjektit, është shumë pozitive që SPAK ta hetojë origjinën e kësaj prone, është e mirëseardhur dhe unë e nxis këtë hetim. Nga ana tjetër, pjesa e shëmtuar është ajo e zëdhënësve të vetëofruar, të cilët ndajnë me opinionin publik gjysmë të vërteta që janë edhe gënjeshtrat më të mëdha.
Pasi investitorët, të cilët sot janë zotëruesit e pronës bazuar në legjislacionin shqiptar, duke ndjekur të gjitha procedurat që parashikon legjislacioni shqiptar, janë investitorë me një reputacion të padiskutueshëm, burimet financiarëve të të cilëve për të përcjellë pagesën tek zotëruesit e pronës, se nuk është një, janë disa zotërues të pronës sipas titujve të pronësisë, se atyre i referohemi, janë investiguar si të gjithë rastet e tjera, por në këtë rast edhe më imtësisht nga Agjencia jonë e Pastrimit të Parave që nuk është një agjenci që vepron si një ishull, por është një agjenci që vepron në koordinim me partnerët ndërkombëtarë dhe kanë rezultuar totalisht, totalisht legale dhe të ardhura nga institucione financiare me reputacion global. Kështu që, kjo çështje siç është me dy pamje duhet ndarë në dy pjesë.
Investitorët janë tërësisht në të drejtën e tyre, bllokimi i transaksionit nga ana e tyre është tërësisht arbitrar dhe negativ, ndërkohë që pastaj bllokimi i kalimit të parave tek pronari për të cilin ka dyshime, është një çështje absolutisht në të drejtën e organit hetimor. Madje, madje unë e konsideroj këtë pozitive dhe për një aspekt tjetër, sepse në këtë rast investimi vazhdon me pronarët e vet të rinj dhe të ligjshëm dhe në rast se hetimi nxjerr një tjetër origjinë prone, ata që e pretendojnë apo që e kanë të drejtën e asaj prone, fare mirë mund të marrin ato para dhe të gjitha palët janë të lumtura, përveç palës që ka mashtruar, në rast se ka mashtruar, po këtë e tregon hetimi.
Kështu që, do t'i bëja thirrje edhe njëherë zëdhënësve të vetëofruar që të mendohen disa herë përpara se të shkruajnë gjysmë të vërteta, sepse në këtë rast nuk cenojnë thjesht disa investitorë, cenojnë Shqipërinë. Cenojnë Shqipërinë pasi dihet se kush janë investitorët, të cilët janë njerëz me reputacion dhe mbi të gjitha njëri prej tyre është një njeri që për arsye krejt të tjera shikohet nga gjysma e mediave në vendin e tij dhe në vende të tjera si armik i palës tjetër. Kështu që është shumë e rëndësishme që ne të jemi mikpritës, ne të jemi të drejtë dhe ne të mos marrim në asnjë mënyrë damkën e një vendi, ku investitorët priten me këmbët e para, kjo është njëra anë.
Ana tjetër është që nuk ka asnjë shans që investimi të ndalojë sa kohë unë do jem këtu dhe ndërkohë unë jam absolutisht i hapur siç kam qenë edhe në rastet e tjera për të diskutuar me këdo që ka pretendime, por mbi të gjitha duhet të sqarojmë për çfarë janë pretendimet sepse nëse pretendimi është për pronën, siç folëm çështja e pronës, falë ndërhyrjes së SPAK-ut është një çështje që ka rrugën e vet dhe fare mirë mund të çojë në një zgjidhje ideale për faktin se ato para mund të shërbejnë për të dëmshpërblyer pronarët. Ndërkohë që, të tjerët janë pronarë sot dhe janë pronarë bazuar në letrat e shtetit shqiptar, letra të cilat i përkasin viteve ’90 nga Komisioni i Kthimit Pronave, e të tjerë, e të tjerë,” tha Rama./Dosja.al
Antonio Costa TIRANË- Presidenti i Këshillit të Europës, Antonio Costa tha se i ka marrë parasysh sygjerimet e kryeministrit ...
Antonio Costa dhe Edi Rama TIRANË- Presidenti i Këshillit të Europës, Antonio Costa tha se zgjerimi është një domos...
Antonio Costa dhe Edi Rama TIRANË- Presidenti i Këshillit të Europës, Antonio Costa theksoi se Shqipëria duhet të pë...
Antonio Costa dhe Edi Rama TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria nuk është vetëm në rru...
Monika Kryemadhi SKRAPAR- Monika Kryemadhi ka marrë pjesë sot në ceremoninë e përcjelljes drejt banesës së fundit t&eum...
Antonio Costa dhe Edi Rama TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka mirëpritur në Tiranë Presidentin e Këshillit Europian, ...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se kryeministri Rama i ka hequr çdo kufi vjedhjes me kompanin&...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi Edi Ramën se ka ngritur një skemë të re korrup...
SKRAPAR- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka mbërritur në fshatin Çepan të Skraparit, aty ku edhe do të mbah...
António Costa, Edi Rama TIRANË- Presidenti i Këshillit të Europës, Antonio Costa, ka mbërritur në Tiranë, n...