Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Duke ironizuar opozitën, ai tha se vendi i terminalit ishte një kënetë më para e cila sipas tij u tha ashtu siç do të thahen kënetat e tjera.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka inspektuar ditën e sotme punimet në terminalin Verior, i shoqëruar nga nënkryetarja e bashkisë Anuela Ristani. Rama tha se projekti ka 6 muaj që ka filluar, ndërsa shton se zvarritja 10-vjeçare është bërë nga “gjykatës komplet të pandjeshëm dhe të papërgjegjshëm”.
Duke ironizuar opozitën, ai tha se vendi i terminalit ishte një kënetë më para e cila sipas tij u tha ashtu siç do të thahen kënetat e tjera. Rama tha se terminali do të jetë si në Europë, me të gjitha facilitetet, duke nisur nga tabelat e nisjeve të arritjeve dhe deri te biletaria.
"Një ndalesë e rëndësishme që qytetarët e Tiranës ta dëgjojë kalvarin e këtij projekti, i cili është premtuar dem baba dem dhe në 2015, kur ndodhi edhe ndryshimi dhe u lulëzua Tirana, projekti u vendos në proces dhe u financua. Projekti ka 6 muaj që ka filluar sepse gati 10 vjet Bashkia e Tiranës, qytetarët e Tiranës, janë marrë zvarrë nga gjykatës komplet të pandjeshëm dhe të papërgjegjshëm. Ashtu siç po mbahen familje të tëra zvarrë në kombinat dhe pika të tjera, jo vetëm në Tiranë, nga gjyqtarë të pandjeshëm dhe që kanë në dorë fatet e qytetarëve që nuk duan të dinë për rregulla dhe ligje.
Këtu ishte një kënetë. Nga kënetë u bë vend depozitimi autobusësh, ku nuk merrej vesh kush ishte njeriu, kush ishte autobusi, kush ishte pasagjeri, kush ishte pasagjeri, ku ishte rruga, ku ishte këneta. Këneta këtu u tha dhe kështu do t’i thajmë edhe kënetat e tjera, si këtu. Por, është fatkeqësi që humbëm 10 vjet për shkak të trukeve, lojërave dhe papërgjegjshmërisë së gjykatësve që nuk e di domethënë.
Terminali do të jetë si në Europë, me të gjitha facilitetet, me tabela të nisjeve të arritjeve, me biletari etj. Autobusët do të jenë të parkuar, nuk do të ketë baltë, gropa, bretkosa apo zhaba. Besoj brenda këtij viti, ata që do të vijnë për Krishtlindje, do kenë një terminal si gjithë Europa. Ky është një lajm shumë i mirë, i rrit vlerat lagjes, pronës. I jep një dimension tjetër lidhjes së Tiranës me Kamzën.", u shpreh Rama.
Basha TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, KQZ ka aprovuar kërkesat e 49 partive që të regjistrohen në zgjedhjet e 11 maji...
Haxhiu KOSOVË- Ministrja e Drejtësisë e Kosovës, Albulena Haxhiu, ka thënë të mërkurën se veprimet e sistemit ...
Bardh Spahia TIRANË- Prokuroria e Posaçme anti-Korrupsion ka përfunduar hetimet për ish-kryebashkiakun e Shkodrës Bardh Spa...
Biljana Pantiç Pilja SERBI- Kryetarja e Delegacionit të Serbisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europ&...
Kosta TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Vladimir Kosta është paraqitur ditën e sotme në SPAK. Kosta pasi ka dalë...
Foto ilustruese TIRANË- Komisioni Rregullator në KQZ ka rrëzuar ditën e sotme kërkesën e Partisë Demokratike që n&e...
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha gjatë fjalës së tij sot në mbledhjen e grupit parlament...
mbledhja e grupit te pd TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha tha sot në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së se kryeministri ...
ilir meta TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta përmes një reagimi në rrjetet sociale tha se është...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se kryeministri Edi Rama është tashmë në nj&e...