LIVE UPDATES
Politike

PROPOZIMI/ Fondacioni Soros i sugjeroi që në mars BE të vinte sanksione për të korruptuarit

Me titullin "Pse Bashkimit Evropian i duhen sanksione kundër korrupsionit", Fondacioni i sugjeron BE se pas skandaleve të Pandora dhe Panama Paper, duhej një moment i përbashkët politik dhe global kundër korrupsionit dhe se miratimi i sanksioneve të përbashkëta do të përmbushte objektivat. 

22 Shtator 2022, 12:55 Nga f.g

 

PROPOZIMI/ Fondacioni Soros i sugjeroi që në mars BE të vinte
Xhorxh Soros, Fondacioni dhe Ursula Von Der Leyen

 

TIRANE- Nga viti 2023 sjellja e Bashkimit Evropian me zyrtarët e përfshirë në çështje të lidhura me korrupsionin me gjasë do të ndryshojë. Premtimi i Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen më 14 shtator se BE është e zotuar për të marrë masa të reja për të luftuar korrupsionin u përshëndet sot në Kuvend edhe nga maxhoranca socialiste që e lidhi direkt vendosjen e sanksioneve me një qendrim të BE ndaj Berishës. Por kjo nuk është domosdoshmërisht kështu. Dosja sjell një material interesant që tregon sesi Fondacioni për Shoqërinë e Hapur (Open Society Foundation), i themeluar nga filantropi Xhorxh Soros i propozoi Bashkimit Evropian një "policy brief" (përmbledhje politikash) në lidhje me korrupsionin dhe pse BE duhet të reagonte.

Me titullin "Pse Bashkimit Evropian i duhen sanksione kundër korrupsionit", Fondacioni i sugjeron BE se pas skandaleve të Pandora dhe Panama Paper, duhej një moment i përbashkët politik dhe global kundër korrupsionit dhe se miratimi i sanksioneve të përbashkëta do të përmbushte objektivat. 

Në dhjetor të vitit 2020, BE-ja miratoi Regjimin Global të Sanksioneve të të Drejtave të Njeriut të BE-së, por ndryshe nga aleatët e tij, nuk arriti të përfshijë korrupsionin si një aktivitet të sanksionueshëm. Zbulimet e fundit nga Pandora dhe Panama Papers hodhën në qendër të vëmendjes llogaritë sekrete në det të hapur në juridiksionet perëndimore dhe tregojnë nevojën urgjente për të vepruar kundër flukseve kleptokratike dhe të paligjshme të parave. Ky momentum politik global në luftën kundër korrupsionit - së bashku me një kuptim në rritje se korrupsioni është një kërcënim për stabilitetin dhe sigurinë e demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut - është një mundësi thelbësore për BE-në dhe shtetet e saj anëtare që të miratojnë ligjërisht sanksione të shëndosha kundër korrupsionit. Për më tepër, miratimi i një regjimi të fuqishëm të sanksioneve kundër korrupsionit do t'i mundësonte BE-së të koordinohej me aleatët me të njëjtin mendim si Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja dhe Australia, për të përmbushur objektivat e saj të politikës së jashtme."-thuhet në parahyrjen e propozimit.

Ndërsa në materialin e përgatitur nga Fondacioni, në 14 faqe propozohen ndryshimet dhe fushat që do të preknin sanksionet e reja. Duke mos i qendruar rasteve konkrete, "Shoqëria e Hapur" flet për një forcim të të drejtave të njeriut dhe sinkronizim të sanksioneve me forcimin e tyre. Jo rastësisht, tek kjo pikë u ndal edhe Von Der Leyen në fjalën e saj. 

Dosja sjell shembullin sesi është propozimi i "Open Society" për ta krahasuar me çfarë është zotuar BE më 14 shtator, duke ilustruar ndikimin jo të vogël që kanë fondacionet në politikat globale dhe ato financiare nëpër botë. 

Propozimi i Fondacionit të Hapur:

Forcimi i të drejtave të njeriut përmes regjimit të sanksioneve. Ka pasur një njohje për atë që korrupsioni lidhet me shkeljen e të drejtave të njeriut siç edhe rezoluta e Këshillit të OKB pranoi. Dështimi për të zbatuar rregullat dobëson mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Korrupsioni dëmton funksionimin dhe legjitimitetin e institucioneve dhe dobëson strukturat e llogaridhënies përgjegjëse për mbrojtjen të drejtat e njeriut. Korrupsioni e komplikon gjendjen të atyre që janë në situata të cenueshme, për të patur akses në shërbime publike dhe për të marrë drejtësi. Sinkronizimi i mbrojtjes së të drejtave të njeriut me sanksionet kundër korrupsionit kanë potencial për të krijuar një sinergji me efekt reciprok të dobishëm. 

Por çfarë tha Von Der Leyen? Presidentja e KE deklaroi më 14 shtator:

Dhe sot do të doja të fokusohesha te korrupsioni, te të gjitha fytyrat e tij. Te fytyra e agjentëve të huaj që përpiqen të ndikojnë në sistemin tonë politik. Te fytyra e kompanive apo fondacioneve të dyshimta që abuzojnë me paranë publike.Nëse duam të jemi të besueshëm kur kërkojmë nga vendet kandidate të forcojnë demokracitë e tyre, ne duhet gjithashtu të çrrënjosim korrupsionin në vend. Kjo është arsyeja pse vitin e ardhshëm Komisioni do të paraqesë masa për të përditësuar kuadrin tonë legjislativ për luftimin e korrupsionit. Ne do të rrisim standardet për vepra të tilla si pasurimi i paligjshëm, trafikimi me ndikim dhe shpërdorimi i pushtetit, përtej shkeljeve klasike si ryshfeti. Dhe ne do të propozojmë gjithashtu përfshirjen e korrupsionit në regjimin tonë të sanksioneve për të drejtat e njeriut, si mjetin tonë të ri për të mbrojtur vlerat tona jashtë vendit."-tha ajo.

Në materialin prej 14 faqe nuk ka një model për sanksionet dhe vendosjen e tyre dhe prezantimi i tyre pritet të bëhet përgjatë vitit 2023.

be saksionon te korruptuarit ursula von der leyen george soros fondacioni shoqeria e hapur

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet