Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Gjatë fjalës së tij në protestën e vendosur para Kryeministrisë, Berisha u shpreh se protesta e sotme nuk është vetëm një kryengritje kundër diktaturës, por si një alternativë e shkëlqyer politike.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se PD-ja është shpresa e vetme për Shqipërinë. Gjatë fjalës së tij në protestën e vendosur para Kryeministrisë, Berisha u shpreh se protesta e sotme nuk është vetëm një kryengritje kundër diktaturës, por si një alternativë e shkëlqyer politike.
Lideri i opozitës theksoi ndër të tjera, se opozita provoi gaz lotsjellës dhe plumba gome në protestat e fundit, por sërish ka dalë triumfuese.
Berisha akuzoi Ramën se kontrollon mediat dhe ushtron presion mbi punonjësit dhe familjet e tyre. Sipas tij, Rama kërcënon qytetarët me vendin e punës, me falimentimin e biznesit dhe me falimentimin e fermave.
Sali Berisha: Të dashur qytetare dhe qytetarë, demokratë e demokratë, të nderuar deputetë dhe aleatë të PD, të dashur opozitare e opozitarë, shqiptare e shqiptarë në këtë shesh dhe kudo që ndodheni sonte, përshëndetjet e mia më të përzemërta për ju misionare dhe misionarë të pamposhtur të Shqipërisë. Sot ne mblidhemi këtu jo thjesht si një opozitë në këmbë dhe kundër diktaturës autokratike me serialin më të fuqishëm të protestave, kryengritjes paqësore që Shqipëria ka njohur në 25 vitet e fundit. Sot ne mblidhemi këtu jo vetëm si një alternativë e shkëlqyer politike.
Sot ne mblidhemi këtu në këtë protestë madhështore si shpresa e vetme për shpëtimin e Shqipërisë nga narkoshteti i Edi Ramës, i bazuar në krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve. Që ne jemi shpresa e vetme për Shqipërinë, sot është më e qartë se kurrë për çdo shqiptar, për miqtë e Shqipërisë në botë, të cilët duan që ky vend të dalë sa më parë nga kjo lëngatë e keqe që po e shkreton dhe shkatërron trupin e saj. Këtë e provuan pa dyshim seriali i fuqishëm i protestave më gjigante që ka njohur Shqipëria.
Në kryengritjen paqësore të kaluar, dhjetëra mijëra qytetarë guximtarë u përballën në rrugët dhe sheshet e Tiranës si të pamposhtur për orë të tëra, dhëmb për dhëmb me regjimin. U përballën me ujin e helmuar, gazin lotsjellës, shkopinjtë dhe plumbat e gomës, por triumfuan. Por që ne jemi shpresa e vetme për Shqipërinë u bë akoma më e qartë si drita e diellit të nesërmen e protestës tonë të kaluar. Një protestë e thirrur nga njerëz të nderuar, nga shoqëria civile në mbrojtje të interesave të qytetarëve shqiptarë kundrejt rritjes së madhe të çmimit të naftës, në orën e thirrur u paraqitën vetëm dhjetëra qytetarë.
Absolutisht çdo qytetar, pavarësisht nga bindjet e tij, është prekur nga rritja e çmimit të naftës. Po pse nuk pati pjesëmarrje në një protestë të thirrur nga shoqëria civile? A ka pakënaqësi midis shqiptarëve? Po, ka pakënaqësi dhe të madhe shumë. A janë çmimet e naftës në Shqipëri më të lartat në Europë? Po, ato janë ndër më të lartat në Europë dhe në botë. A janë rrogat dhe pensionet e shqiptarëve më të ulëtat në rajon? Po, ato janë më të ulëtat në rajonin tonë.
A është taksa e Ramës mbi litrin e naftës taksa më e lartë në botë? Po, këtë askush nuk e do, por askush nuk e mohon. Atëherë përgjigjja është ajo që opozita e ka ngritur në mënyrë të përsëritur vitet e fundit dhe që banalistët, kriptoramistët e fshehin nga ju.
E fshehin nga shqiptarët. Shkaku i asaj proteste është frika, frika, të cilën ka ngulur gjer në palcë të shqiptarëve. Njerëzit nga frika nuk guxuan të dalin në protesta për të mbrojtur interesat e tyre. Edi Rama me sistemin e patronazhistëve, me presionin mbi punonjësit dhe familjet e tyre, me arrestimin e dhjetëra mijëra qytetarëve për faturat e dritave dhe ujit, me diferencimin politik të tipit të një pushtuesi, me propagandën e tij toksike që shpërndahet nga mediat kryesore të kontrolluara prej tij, ka instaluar njësoj si etërit e tij të mëparshëm frikën tek shqiptarët. Duke i kërcënuar ata me vendin e punës, me falimentimin e biznesit, me falimentimin e fermave, shkurt, duke i kërcënuar ata me kafshatën e gojës./Dosja.al
Eda Grimci TIRANË- Kryetarja e degës nr. 9 të PD-së në Tiranë, Eda Grimci deklaroi se shpopullimi që po pëson Shqip...
TIRANË- Mesazhet pikante të qytetarëve më anë të pankartave nuk kanë munguar në protestën e sotme të op...
Besart Xhaferri TIRANË- Deputeti demokrat, Besart Xhaferri ka deklaruar se paratë e qytetarëve shkojnë në xhepat e nj&eu...
Foto ilustruse TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dalë nga selia e partisë për t’iu bashkuar protestë...
Marta Kos BRUKSEL- Komisonierja për Zgjerimin Marta Kos ka folur lidhur me ecurinë e procesit të anëtarësimit të vendev...
Foto ilustruse Tridhjetë e pesë zyrtarë nga institucione të ndryshme pritet të gjobiten nga Agjencia për Parandalimin e Korru...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në selinë blu pak para nisjes së protestes....
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar lidhur me protestën kombëtare të opoztës, e cila do ...
GJKKO TIRANË- Gjykata e Posaçme ka liruar nga burgu ish-zëvendësministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj dhe biznesm...
Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi me homologun e tij kosovar, Ejup Maqedonci, Kosova dhe Shqipëria po diskutojnë që t&...