30 Tetor 2024, 14:07
Nga M.B
Foto nga protesta
TIRANA- Pas protestës së ditës së djeshme të opozitës në disa nga akset kryesore të vendit, policia njofton se ka proceduar penalisht në gjedje të lirë 195 persona dhe ka kallëzuar në SPAK 16 deputetë si dhe kryetarin e Bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja. Policia thotë se ditën e djeshme, këta persona janë grumbulluar në pikat lidhëse të qyteteve Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier dhe Lezhë dhe kanë penguar qarkullimin e mjeteve.
Gjithashtu, disa prej tubuesve, sipas policisë, kanë lënë automjetet e tyre në rrugë, me qëllim bllokimin e qarkullimit. Po ashtu bëhet me dije se po punohet për kapjen e personve të shpallur në kërkim, identifikimin e drejtuesve të automjeteve me të cilat u bllokua qarkullimi, si dhe nën drejtimin e prokurorive kompetente, po hetohet për të identifikuar personat e tjerë të implikuar në paligjshmëri gjatë këtyre tubimeve.
Njoftimi:
Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, të kryera nga drejtoritë vendore të Policisë Tiranë, Elbasan, Durrës, Fier dhe Lezhë, në drejtimin e prokurorive përkatëse, për dokumentimin e paligjshmërive të kryera gjatë tubimeve të djeshme, në pikat lidhëse të këtyre qyteteve, si dhe për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të tyre, ju informojmë se:
-Janë arrestuar 4 shtetas, 3 në Elbasan dhe 1 në Tiranë, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe/ose “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.
-Janë referuar materialet në prokuroritë e Juridiksionit të Përgjithshëm, ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për 195 shtetas, përkatësisht 92 në Durrës, 36 në Fier, 33 në Tiranë, 20 në Elbasan dhe 14 në Lezhë. Janë shpallur në kërkim 5 shtetas, përkatësisht 3 në Elbasan dhe 2 në Tiranë.
-Janë referuar materialet në SPAK, ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për 16 deputetë në Kuvendin e Shqipërisë (4 në Tiranë, 4 në Durrës, 3 në Fier, 3 në Elbasan dhe 2 në Lezhë) dhe për kryetarin e bashkisë Kavajë, për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.
Ditën e djeshme, këta shtetas janë grumbulluar në pikat lidhëse të qyteteve Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier dhe Lezhë dhe kanë penguar qarkullimin e mjeteve. Gjithashtu, disa prej tubuesve kanë lënë automjetet e tyre në rrugë, me qëllim bllokimin e qarkullimit.
Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, identifikimin e drejtuesve të automjeteve me të cilat u bllokua qarkullimi, si dhe në drejtimin e prokurorive kompetente, po hetohet për të identifikuar shtetasit e tjerë të implikuar në paligjshmëri gjatë këtyre tubimeve.
protesta e opozites
Politike
30 Tetor 2024, 14:01
M.B
Foto nga protesta
LEZHA- Pas tubimit të djeshëm, policia vendore e Lezhës mësohet se ka proceduar në gjendje të lirë...
Politike
30 Tetor 2024, 13:48
I.A
Komisioni Evropian
TIRANË- Komisioni Evropian ka publikuar progres-raportin për vendet aspirante për Bashkimin Evropian. Në raport...
Politike
30 Tetor 2024, 13:35
M.B
Fatmir Mediu
TIRANA- Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, pas daljes nga GJKKO, ka deklaruar se procesi është ndërtuar n&e...
Politike
30 Tetor 2024, 13:15
ZH.LL
Deputeti Bujar Çela në SPAK
TIRANË- Deputeti i PS, Bujar Çela është pyetur ditën e sotme në SPAK për ...
Politike
30 Tetor 2024, 13:21
M.B
Foto nga takimi
TIRANA- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike votoi kundër rezolutës së propozuar në mbledhjen e Komitetit ...
Politike
30 Tetor 2024, 12:57
ZH.LL
Klevis Balliu
TIRANË- Shefi i Organizmit në PD, Klevis Balliu ka dalë sot në një deklaratë për mediat në lidhj...
Politike
30 Tetor 2024, 13:01
M.B
Foto nga protesta
TIRANA- Lidhur me nisjen e hetimit ndaj deputetëve të opozitës Flamur Noka, Albana Vokshi, Xhelal Mziu dhe Aslla...
Politike
30 Tetor 2024, 12:48
I.A
Pirro Vengu
TIRANË- Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu, ka deklaruar se në mbledhjen e qeverisë u miratua projektligji për funksion...
Politike
30 Tetor 2024, 12:31
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria ka kryesuar me rritjen e turizmit në Evropë. Me anë të ...
Politike
30 Tetor 2024, 12:18
Esiona Konomi
Ministria e Financave
Pesë muaj përpara zgjedhjeve lokale të vitit 2023, institucionet shtetërore e frenuan vendosjen e gjobave ndaj sh...