LIVE UPDATES
Politike

Protesta kombëtare e opozitës/ Blushi: Mijëra shqiptarë u ngritën për të shpallur fundin e një sistemi që mbahet në këmbë nga krimi

Përmes një deklarate për mediat, Blushi u shpreh se mijëra shqiptarë u ngritën për të shpallur fundin e një sistemi, i cili mbahet në këmbë nga krimi dhe terrori policor.

23 Mars 2026, 15:16 Nga E.d
Protesta kombëtare e opozitës/ Blushi: Mijëra
Foto ilustruse

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka folur në lidhje me protestën kombëtare të opozitës, e cila u zhvillua ditën e djeshme. Përmes një deklarate për mediat, Blushi u shpreh se mijëra shqiptarë u ngritën për të shpallur fundin e një sistemi, i cili mbahet në këmbë nga krimi dhe terrori policor.

Ai tha se Partia e Lirisë dënon me forcën më të madhe dhunën kriminale të ushtruar ndaj protestuesve paqësorë. Vijimi i protestave të pandalshme domosdoshmëri jetike për të ardhmen europiane të vendit, e cila  sipas tij mbahet peng nga Edi Rama dhe struktura kriminale që ka marrë peng të gjithë shtetin.

Në fund, Blushi tha se Partia e Lirisë është sot forca poltike më e agresuar e Narkoregjimit, Presidenti i së cilës, Ilir Meta, vijon të qëndrojë i burgosur politik pa asnjë provë dhe fakt penal kundër tij. 

Deklarata e plotë:

22 Marsi i Demokracisë u shndërrua mbrëmë në një ditë triumfi të Lirisë, në ditën e përballjes me Narkodiktaturën e Edi Ramës, që ka humbur çdo legjitimitet shteteror, politik dhe njerëzor duke u identifikuar qartë dhe diskredituar para gjithë botës si një regjim policor, i inkriminuar dhe kleptokratik,  armik i lirive, të drejtave dhe dinjitetit njerëzor, por edhe i pluralizmit politik dhe demokracisë.

Mijëra shqiptarë nga Tirana dhe të katër anët e vendit u ngritën mbrëmë në këmbë me guxim e kurajë për të shpallur fundin e një sistemi të kalbur që mbahet në këmbë vetëm nga krimi dhe terrori shtetëror policor.

Mirënjohje të thellë për çdo qytetar që i dha një goditje të fortë pushtetit të degraduar të Edi Ramës, duke dëshmuar se ky popull nuk e pranon kurrë si normalitet korrupsionin, varfërinë, padrejtësinë dhe mashtrimin e përditshëm.

Shqiptarët janë gati për çdo sakrificë dhe për të paguar çdo çmim për Lirinë, për të çliruar Shqipërinë nga një organizatë kriminale që me korrupsionin dhe inkriminin e saj ka bllokuar jo vetëm integrimin europian, por ka marrë peng edhe të ardhmen e vendit.

Partia e Lirisë dënon me forcën më të madhe dhunën kriminale të ushtruar ndaj protestuesve paqësorë, rrëmbimet e turpshme të qytetarëve dhe minorenëve, si dhe agresionin e organizuar ndaj liderit të opozitës, Prof. Dr. Sali Berisha dhe deputetëve të opozitës.

Mediat më prestigjioze botërore kanë përcjellë masivisht situatën shumë të rëndë që ndodhi dje në protest, akte kriminale të një Narkodiktature që ka hyrë në fazën më të errët, ku ligji është zëvendësuar nga dhuna ndërsa shteti nga një organizatë kriminale, që ka tmerr edhe nga liria e fjalës dhe që dje shkarkoi nga puna gazetarin e pavarur, Ilir Babarmo, vetëm pse kritikoi hapur vjedhjen monstruoze të Edi Ramës, Belinda Ballukut dhe gjithë Qeverisë.

Ky terror i hapur është prova më e qartë e panikut që ka kapluar Edi Ramën dhe klikën e tij. Një pushtet që trembet nga qytetarët e vet është një pushtet i rrëzuar, destinacioni i të cilit është vetëm fundi dhe shkërmoqja nën këmbët e sovranit. Mijëra shqiptarë nga mbarë vendi treguan dje se populli është gati të marrë në duar fatet e tij, për të rikthyer lirinë dhe dinjitetin e nëpërkëmbur dhe për të ndërtuar një të ardhme të lirë nga frika dhe padrejtësia.

Vijimi i protestave të pandalshme domosdoshmëri jetike për të ardhmen europiane të vendit, e cila mbahet peng nga Edi Rama dhe struktura kriminale që ka marrë peng të gjithë shtetin, që ka deformuar vullnetin e qytetarëve dhe vijon të mbajë pushtetin përmes dhunës, korrupsionit, frikës dhe propagandës.

Me një regjim që nuk dëgjon, nuk reflekton dhe që çdo ditë thellon paligjshmërinë dhe grabitjen ndaj qytetarëve, përballja është e vetmja rrugë. Vetëm përmes qëndresës paqësore, të bashkuar dhe të pandalur, mund të rikthehet liria dhe demokracia e vërtetë në Shqipëri.

Partia e Lirisë, e cila është sot forca poltike më e agresuar e Narkoregjimit, Presidenti i së cilës, Ilir Meta, vijon të qëndroje i burgosur politik pa asnjë provë dhe fakt penal kundër tij, është më e vendosur se kurrë për çdo sakrificë, për të paguar çdo çmim, derisa t’i shkurtojë ditët e fundit një pushteti të ngritur mbi krimin, korrupsionin dhe vjedhjen e vullnetit të shqiptarëve./Dosja.al

tedi blushi pl opozita

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë