31 Janar 2025, 22:00
Nga B.Z
Protestues
TIRANË - Disa aktivistë dhe qytetarë kanë protestuar pasditen e kësaj të premte përpara Kryeministrisë për të kundërshtuar krijimin e shtetit Bektashi në vendin tonë. Me pankarta në duart "Ndal shpikjes së Shtetit Sovran Bektashi", qytetarët kanë shprehur revoltën e tyre.
Ata shprehen se ky vendim i qeverisë do të copëtojë shtetin shqiptarë. Sipas tyre krijimi i shtetit Bektashi është plan për përçarje kombëtare dhe fetare.
"Ky është momenti që shqiptarët duhet të kuptojnë që po ju ikën vendi nga duart. Jemi prap përballë faktit që këta duan të përçajnë shqiptarët, t'ju ndryshojnë identitetin",- shprehet një qytetar.
"Turpi do t'ju mbetet këtyre që kërkojnë të shesin, të bëjnë tregti me tokat e atdheut tonë",- thotë një tjetër.
"Ky veprim është antikombëtar. Sepse kërkon të copëtojë popullin shqiptarë. Nuk ka pikën e transparencës.",- thotë një qytetarë tjetër.
Kryeministri Edi Rama shpalli krijimin e Shtetit Bektashi, gjatë fjalës së tij në ceremoninë e 95-vjetorit të vendosjes së Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve në Shqipëri. Shefi i ekzekutivit theksoi se Kryegjyshatës do t’i jepet një status i veçantë, i njëjtë me atë të Vatikanit, ndërsa shtoi se komunitetet e tjera fetare nuk kanë arsye të shqetësohen, pasi sipas tij është trajtim i merituar i një komuniteti që e ka qendrën botërore në Shqipëri. Por ky vendim ka shkaktuar polemika dhe ka ngjallur debate mes palëve politike, dhe qytetarëve në vend.
Aktualitet
31 Janar 2025, 21:40
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Disa banorë të rrugës “Bashkim Kodra” në Shkozë, u ankuan me anë të një vi...
Aktualitet
31 Janar 2025, 21:32
M.B
Foto nga emisioni
TIRANA- Pasi emisioni “Stop” në Tv Klan provoi sesa e lehtë është rruga e aktrimit në a...
Aktualitet
31 Janar 2025, 21:28
M.B
Foto nga emisioni
TIRANA- Së fundmi nëpër rrjete sociale është shfaqur një reklamë e një akademie turke që k&e...
Aktualitet
31 Janar 2025, 21:05
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur vendimin për grupin e akuzuar...
Aktualitet
31 Janar 2025, 20:20
M.B
Foto ilustruese
ITALIA- Gjykata e Apelit e Romës ka vendosur për herë të tretë të mos konfirmojë ndalimin e 43 migr...
Aktualitet
31 Janar 2025, 19:49
B.Z
Foto ilustruese
SHQIPËRI - Në orën 07:30 të së martës, anija e marinës italiane Cassiopeia mbërriti në portin ...
Aktualitet
31 Janar 2025, 19:26
B.Z
Asmirald Abazi
LONDËR - Një 24-vjeçar shqiptar i identifikuar si Asmirald Abazi është dënuar me 30 muaj burg në L...
Aktualitet
31 Janar 2025, 18:59
B.Z
Makina e djegur
GJIROKASTËR - Një makinë tip “Audi” është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj t&...
Aktualitet
31 Janar 2025, 18:29
B.Z
Takimi
TIRANË - Fakulteti i Gazetarisë i Universitetit të Tiranës, Këshilli i Europës dhe Bashkimi Europian publikuan sot pro...
Aktualitet
31 Janar 2025, 17:32
M.B
Foto ilustruese
KRUJA- Një 32-vjeçar nga Kosova është shpallur në kërkim nga policia, pasi me anë të mashtri...