15 Mars 2025, 15:48
Nga B.Z
Dhurata Çupi
TIRANË - Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi ka reaguar pak orë para nisjes së protestës së thirrur nga PD për të kundërshtuar mbylljen e aplikacionit TikTok.
Në një reagim në rrjete sociale Çupi ka shkruar se vendimi për mbylljen e TikTok duhet kundërshtuar me çdo kusht pasi sipas saj është një goditje ndaj të drejtës për komunikim.
Çupi ka ftuar të gjithë qytetarët ti bashkohen protestës ndërsa shton se kjo është mundësia e tyre që të ngrejnë zërin për të mbrojtur lirinë dhe të drejtat e tyre.
Postimi i Çupit:
Mbyllja e TikTok-ut nuk është thjesht një goditje ndaj një platforme sociale – është një goditje ndaj të drejtës sonë për të komunikuar, për të krijuar dhe për t’u shprehur lirshëm!
Na thuhet se kjo bëhet për “sigurinë” tonë, por le të mos mashtrohemi! Kur një qeveri fillon të ndalojë platformat digjitale, ajo nuk e bën për të na mbrojtur, por për të na kontrolluar!
Sot është TikTok-u, nesër kush do të jetë? Instagrami? Facebook-u? Media të pavarura? A do të pranojmë që dikush tjetër të vendosë se çfarë mund të shohim dhe çfarë mund të themi?
Ne nuk jemi kundër rregullave dhe sigurisë, por transparenca dhe të drejtat e qytetarëve nuk mund të sakrifikohen në emër të kontrollit politik! Nëse një platformë ka probleme, zgjidhja nuk është censura, por rregullimi i drejtë dhe i ndershëm!
Ne nuk duhet të heshtim! Ne duhet të mbrojmë lirinë tonë dhe të drejtat tona! Për një shoqëri të hapur, për një internet të lirë, për një demokraci të vërtetë – LE TË NGREMË ZËRIN!
dhurata çupi pd proteste
Politike
14 Mars 2025, 22:49
B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një bashkëbisedim me ndjekësit online është n...
Politike
15 Mars 2025, 14:55
M.L
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se do të bëjnë të mundur plotësimin e &cc...
Politike
15 Mars 2025, 14:39
M.L
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se Partia Demokratike ka një objektiv madhor 'Made in Albani...
Politike
15 Mars 2025, 14:50
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot gjatë një bashkëbisedimi online me qytetarët se akt...
Politike
15 Mars 2025, 14:34
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot gjatë një bashkëbisedimi online me qytetarët se n&e...
Politike
15 Mars 2025, 14:29
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot gjatë një bashkëbisedimi online me qytetarët se vij...
Politike
15 Mars 2025, 14:17
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot gjatë një bashkëbisedimi online me qytetarët se me ...
Politike
15 Mars 2025, 13:58
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot se Shqipëria do të arrijë një fitore të thellë m&...
Politike
15 Mars 2025, 13:57
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot gjatë një bashkëbisedimi online me qytetarët se listat e PS-s...
Politike
15 Mars 2025, 13:21
M.B
Marjana Koçeku
TIRANA- Kandidatja e parë në listën e mbyllur të Shkodrës për PS-në, Marjana Koçeku, ishte ...