LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Lokalet 2023, Rama mbledh Kryesinë për 3 orë: Koalicion vetëm me qytetarët, i duam të gjitha Bashkitë. Presim fakte të reja për lobimet ruse

• Kryesocialisti Edi Rama ka mbajtur një takim që ka zgjatur 3 orë me të deleguarit e tij në qarqe. • Takimi ka nisur në orën 19.00 dhe zgjati deri në 21.00, e qëndroi për pak minuta jashtë për të dhënë një prononcim për mediat. • Jashtë për mediat, Rama tha se Partia Socialiste nuk do të ketë koalicion me asnjë, veç qytetarëve. Po ashtu, shtoi se sërish do të kërkonte drejtimin e 61 bashkive. • Ndër të tjera, Rama foli gjatë për portin e Durrësit, por nuk iu përgjigj pyetjes se kush do i dëmshpërblejë qytetarët dhe se kujt i përket 60% e kompanisë që do investojë në Durrës. • Sa i përket protestës së opozitës së 12 nëntorit, numri një i qeverisë tha se nuk e shqetësua, pasi paralajmëroi se do të dilnin fakte të reja për lobimet ruse.

5 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Zgjedhjet lokale/ Sa Bashki synon? Rama nuk njeh limit: Të gjitha!

Lokalet 2023, Rama mbledh Kryesinë për 3 orë: Koalicion
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama e ka një synim edhe për këto zgjedhje lokale. Në një prononcim për media pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë Socialiste, Rama tha se i do të 61 bashkitë. 

Pyetje: Zgjedhjet lokale, sa Bashki synoni?

Rama: Të gjitha.

3 VITE ME PARE

Si e dalloi dehjen e Edi Palokës dhe Leskaj? Rama: Desh u deha dhe unë nga ta. Thanë disa fjalë që...

Lokalet 2023, Rama mbledh Kryesinë për 3 orë: Koalicion
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka vazhduar me akuzat ndaj deputetëve demokratë Edi Paloka dhe Bujar Leskaj. Në një prononcim për mediat, kryeminstri Edi Rama tha se e kishte dalluar që të dy ishin të dehur pasi ua kishte ndjerë erën e alkoolit. 

"Nuk kam njohur asnjë të dehur që të pranojë se është i dehur. Ata janë bedelë. Me kuptimin e plotë të kësaj fjalë. Janë bedelë se sot është dita për t'i thënë përgjigje një pyetje; pse paratë ruse u derdhën tek kjo parti për të rrëzuar qeverinë e këtij vendi? Besoj se edhe për një parti të opozitës, qeveria duhet të jetë më e rëndësishëm për paratë ruse. Askush nuk çohet dhe të thotë është turp e PD. Nuk u distancua asnjë, jo se kanë marrë para, por se janë bedelë. Në momentin që nuk vënë interesin e vendit të vetë, atëherë janë të paatdhe. Ju gjykoni sa etik apo jo është fjalori im. E dallova që ishin dehur se për pak u deha dhe unë nga alkooli që kishin pirë. Vetëm të dehurit mund të flasin me atë gjuhë në mes të një mexhelisi që quhet Kuvend,"-tha Rama.

Komenti i Ramës vjen pas vendimit të dorëzimit të kërkesës së Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë për ta përjashtuar Edi Palokën dhe deputetin Bujar Leskaj për 10 ditë nga seancat plenare. Ata akuzohen nga Partia Socialiste, se kishin hyrë të alkoolizuar në seancë. Të dy deputetët e kanë mohuar një gjë të tillë, duke u shprehur se ishin të gatshëm të bënin testet e nevojshme për të hedhur poshtë aludimet ndaj tyre. 

3 VITE ME PARE

Porti i Durrësit/ Do i marrë përsipër shteti shpronësimet? Rama s'përgjigjet: Këto muhabete pazari tek GABI, bëjini në kafe

Lokalet 2023, Rama mbledh Kryesinë për 3 orë: Koalicion
Edi Rama

TIRANË- Akuzat për projektin e portit të Durrësit, Edi Rama i ka cilësuar barbare, të shëmtuara dhe ordinere, por nuk ka dhënë asnjë përgjigje se kush do i shpronësojë qytetarët për nisjen e investimeve. Në fjalën e tij, pas mbledhjes së Kryesisë, teksa pyetej nga gazetarja e Syri.tv, Ambrozia Meta, Rama nuk u përmbajt e u shpreh se nuk do të merrret me llumin e nxjerrë nga non gratat dhe sqaron se shteti shqiptar ka marrë 33% të aksioneve. Por nuk tregon se kush i ka aksionet e tjera të kompanisë, duke shtuar se gjithçka do të sqarohet me kohën.

PRONONCIMI PËR MEDIAT: 

Pyetja e Syri.tv: Dje maxhoranca miratoi portin e Durrësit, jeni në dijeni kush i zotëron 60% të aksioneve që do marrin portin?

Rama: Kam parë shumë gjëra të shëmtuara. Kjo ëhstë një prej tyre. Marrja nëpër gojë në mënyrë skizofrenike, të ulët të një personaliteti. Një non gratë dhe një llum çdo ditë ndot me prodhimin e tij veshët dhe sytë e shqiptarëve.

Kush i ka 60% të aksioneve, nuk është thashethem?

Rama: Nuk merrem me këto konvulsione injorante. Po iu them që nuk kemi miratuar asgjë. Kemi futur për diskutim me procedurë të përshpejtuar një marrëveshje strategjike se është e mirë për ty, për familjen tëndë. Sjell një investim prej 2 miliardësh, por transformon përgjithmonë imazhin dhe industrinë tonë kryesore që është turizmi. Si mundet ndërkohë që të gjitha këto pyetje "çfarë, çfarë, çfarë" janë legjitime se i kemi shpjeguar një pjesë të tyre. Një investim i ngjashëm që është bërë në Beograd ka sjellë një impakt të jashtëzakonshëm dhe aty kemi marrë edhe 1% aksione më shumë sesa kanë marrë ata. Këto muhabete pazari tek gabi, i bëni në kafe. Këto janë diskutime që do bëhen dhe ju do i dëgjoni. Ngritja e akuzave dhe derdhja e këtij llumi është një turp i madh. Marrëveshja është nënshkruar publikisht dhe do të jetë aty, do ketë për diskutime, për të parë detajet. Fillimi i ndërtimit do të thotë vende pune. Por kujt ti flasësh? Non gratës.

Do i marrë përsipër shteti shpronësimet?

*Rama nuk jep përgjigje

Si do të bëhet shpronësimi?

Rama: Folëm gjatë për këtë se nuk jam këtu për të humbur kohë për kolvuksionet e injorancës. është e pabesueshme që ndodh e njëjta gjë. Dhunë, dhunë, dhunë. Nuk jam në interpelancë për portin e Durrësit. Nuk rri t'u jap përgjigje pyetjeve të non gratave që vijnë përmes teje.

3 VITE ME PARE

A do keni koalicion në zgjedhje? Rama i prerë: Vetëm me qytetarët!

Lokalet 2023, Rama mbledh Kryesinë për 3 orë: Koalicion
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama mohoi aludimet se në zgjedhjet vendore do të ketë një koalicion. I pyetur mbi këtë çështje nga gazetarët jashtë selisë së Partisë Socialiste, Rama tha i prerë se koalicioni i vetëm do të jetë me qytetarët. 

Pyetja: A do keni koalicion në zgjedhje?

Rama: Me qytetarët vetëm.

Kjo deklaratë u tha nga kreu i Qeverisë në përfundim të mbledhjes së kryesisë së Partisë Socialiste. 

3 VITE ME PARE

Përfundon mbledhja e kryesisë së PS, Rama: Folëm për dialogun dhe projeksionin e vitit të ardhshëm

Lokalet 2023, Rama mbledh Kryesinë për 3 orë: Koalicion
Edi Rama

TIRANË- Përfundon mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste. Kryeministri Edi Rama, në një komunikim për mediat, bën të ditur se në takim kanë biseduar për ecurinë e dialogut me drejtuesit e qarqeve. Po ashtu, ai shtoi se pjesë e bisedës ishte dhe projeksioni për vitin e ardhshëm. 

'Kemi bërë një diskutim lidhur me ecurinë e këtij dialogu që nuk zhvillohet vetëm kur shkoj unë por në vazhdim me drejtuesit e qarqeve. Natyrisht që kemi folur edhe për projeksionin e vitit të ardhshëm ku një moment shumë i rëndësishëm janë zgjedhjet vendore.'- tha Rama.

kryesia e ps 10 nentor 2022 edi rama

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit