12 Shkurt 2026, 19:11
Nga E. D

TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka deklaruar se opozita i dha sot mundësinë Kuvendit të tregojë nëse përfaqëson interesat e qytetarëve apo interesat e një pakice.
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Blushi u shpreh se Parlamenti duhet të dëshmojë nëse është “Parlamenti i shqiptarëve” apo një institucion që përfaqëson, sipas tij, “interesa klienteliste dhe kriminale të një pakice që ka marrë peng shtetin dhe të ardhmen e shqiptarëve”. Blushi theksoi gjithashtu se propozimi për uljen e TVSH-së në 5% për ushqimet bazë është një masë lehtësuese për çdo qytetar, veçanërisht për familjet me të ardhura të ulëta.
Tedi Blushi: Grupi Parlamentar i Partisë së Lirisë i dha sot mundësinë këtij Parlamenti të dëshmonte nëse është Parlamenti i shqiptarëve apo është Parlamenti i një pakice që jo vetëm nuk përfaqëson vullnetin e shumicës dërrmuese të shqiptarëve, por përkundrazi, përfaqëson interesat klienteliste kriminale vetëm të një pakice që ka marrë peng sot të gjithë shtetin dhe për fat të keq të ardhmen e të gjithë shqiptarëve.
Ulja e TVSH-së në 5% për ushqimet bazë, o të marrë, është një masë lehtësuese për çdo shqiptar. Çfarë Partie Socialiste jeni ju? Çfarë shteti social është ky që taton bukën e gojës më shumë sesa luksin. Çfarë socialistësh jeni ju që tatoni kokrrën e vezës më shumë se verën e Edi Ramës?
Çfarë socialistësh jeni ju që tatoni miellin, vajin më shumë se kazinotë e oligarkëve tuaj. Çfarë socialistësh që tatoni djathin, gjalpin dhe të gjitha produktet bazë më shtrenjtë se sa jahtet e klientëve tuaj. Që tatoni qumështin e fëmijëve më shtrenjtë se verën e Edi Ramës.
Po çfarë socialistësh jeni ju? Jeni jo Diella, se edhe Diella e ka një fytyrë, po jeni hije dhe në qoftë se trembeni nga molotovët, po ju paralajmëroj trembjuni urrejtjes së të varfërve që do trokasin dhe në derën tuaj./Dosja.al
tedi blushi
Politike
12 Shkurt 2026, 18:51
E. D
Ramush Haradinaj
KOSOVË- Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, njoftoi se nuk do të kandidojë...
Politike
12 Shkurt 2026, 17:46
E. D
TIRANË- Kur qeveria e Shqipërisë vendosi një ndalim njëvjeçar ndaj TikTok-ut, pas plagosjes fatale me thikë të nj&eu...
Politike
12 Shkurt 2026, 17:44
E. D
TIRANË- Më 28 janar, deputetët e Kuvendit të Shqipërisë ngritën kartonët jeshilë për ndryshime të reja ...
Politike
12 Shkurt 2026, 16:44
E. D
pamje nga takimi
ATHINË- Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, po zhvillon një vizitë zyrtare në Athinë...
Politike
12 Shkurt 2026, 16:22
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar një deklaratë në mbështetje të së vërtetës h...
Politike
12 Shkurt 2026, 15:10
E.d
Taulant Balla
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, iu përgjigj akuzave të opozitës li...
Politike
12 Shkurt 2026, 15:07
E.d
Foto ilustruse
Ambasada amerikane ka mirëpritur themelimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë së Kosovës.
“Mezi presim që t...
Politike
12 Shkurt 2026, 14:54
Foto ilustruse
TIRANË- Partia Socialiste ka humbur mazhorancën në seancën e sotme parlamentare. Ajo nuk ka arritur dot të mbl...
Politike
12 Shkurt 2026, 14:42
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila kërkoi më...
Politike
12 Shkurt 2026, 14:32
E.d
Foto ilustruse
Përfaqësuesit e komunave me shumicë serbe në Kosovë kanë miratuar një deklaratë përmes së ...