LIVE UPDATES
Politike

PS tërhiqet, ndryshon pr/ligjin për 'barazinë gjinore': Ka vetëm burrë e grua

 Mazhoranca i propozon komisionit të shëndetësisë dhe mirëqënies sociale, në cilësinë e komisionit përgjegjës, të njohë vetëm dy gjinitë dhe të zëvendësojë fjalët “trajtim të barabartë pavarësisht përkatësisë gjinore” me “trajtim të barabartë mes grave dhe burrave”. 

15 Tetor 2025, 22:42 Nga E. D
PS tërhiqet, ndryshon pr/ligjin për 'barazinë gjinore':
foto ilustruese

TIRANË- Partia Socialiste ka depozituar mbrëmjen e sotme në kuvend amendamente për ndryshimet për pr/ligji për barazinë gjinore. Mazhoranca i propozon komisionit të shëndetësisë dhe mirëqënies sociale, në cilësinë e komisionit përgjegjës, të njohë vetëm dy gjinitë dhe të zëvendësojë fjalët “trajtim të barabartë pavarësisht përkatësisë gjinore” me “trajtim të barabartë mes grave dhe burrave”. 

Gjithashtu PS ka kërkuar fshirjen e konceptit “për shkak të përkatësisë së shumëfishtë, apo përkatësisë së ndërthurur. Përveç nenit 10 të projektligjit ku kërkon që termi i “gjithëpërfshirjes dhe përkatësia e shumëfishtë” i përfshirë për gjuhën e përdorur nga institucionet për hartimin e politikave, strategjive apo çdo lloj informacioni, të ndryshojë me fjalën “vulnerabilitet”.

Projektligji i ri për ‘Barazinë Gjinore’, i dorëzuar në shtator në parlament, ndryshonte ndjeshëm nga drafti fillestar, duke zëvendësuar konceptin tradicional të burrit dhe gruas me një përkufizim gjithëpërfshirës të gjinisë.

PROPOZIM PËR AMENDAMENTE

PËR PROJEKTLIGJIN “PËR BARAZINË GJINORE “

Bazuar në nenin 71, pika 1, të Rregullores së Kuvendit, në projektligjin “Për barazinë gjinore” paraqesim amendamentet si më poshtë:

Në nenin 1, pika 2, të projektligjit, sugjerohet që fjalët “si dhe trajtim të barabartë pavarësisht përkatësisë gjinore” të zëvendësohen me fjalët “si dhe trajtim të barabartë mes grave dhe burrave”.

Në nenin 2, në shkronjën “a” sugjerohen që fjalët “për shkak të përkatësisë së shumëfishtë” të hiqen.

Në nenin 4 sugjerohen këto ndryshime:

Në shkronjën “a” fjalët “në të gjithë diversitetin e tyre” hiqen.

Në shkronjën “ë” fjalët “lidhur me identitetin dhe shprehjen gjinore” hiqen.

Në shkronjën “k” përkufizimi “orientim seksual” hiqet.

Në nenin 6 të projektligjit sugjerohen që në pikën 1 fjalët “orientimit seksual, identitetit gjinor, shprehjes së identitetit gjinor ose karakteristikave të seksit” të hiqen.

Në nenin 7, pika 1, sugjerohet që fjalët “apo pabarazive gjinore për shkak të përkatësisë së shumëfishtë” të hiqen.

Në nenin 10 sugjerohen këto ndryshime:

Në titullin e nenit fjala “gjithëpërfshirëse” hiqet.

Në pikën 1 fjalët “gjithëpërfshirëse” dhe “ për shkak të përkatësisë së shumëfishtë” zëvendësohen me fjalën “vulnerabiliteti”.

Në pikën 3 fjalët “si dhe gjithëpërfshirëse e me aksesueshmëri” hiqen.

Në nenin 12 sugjerohen këto ndryshime:

Në pikën 1 fjalët “në të gjithë diversitetin e tyre” hiqen.

Në pikën 3, shkronja “b” fjalët “në të gjithë diversitetin e tyre” hiqen.

Në nenin 17 sugjerohen këto ndryshime:

Në shkronjën “c” fjalët “dhe gjithëpërfshirëse” dhe “në të gjithë diversitetin e tyre” hiqen.

Në shkronjën “d” fjalët “në të gjithë diversitetin e tyre” dhe “për shkak të përkatësisë së shumëfishtë” hiqen.

Në nenin 18, në pikën 1 fjalët “ e gjithëpërfshirës” hiqen.

Në nenin 22, pika  1, shkronja “d”,  dhe në pikën 2 fjalët “e gjithëpërfshirëse

gjinore” hiqen.

Në titullin e Kreut IV fjalët “gjithëpërfshirëse” hiqen.

Në nenin 24 sugjerohen këto ndryshime:

Në titullin e nenit dhe në pikën 1 fjala “gjithëpërfshirëse” hiqet.

Në pikën 3 fjalia “Kjo kuotë synon të arrihet duke integruar kriteret e gjithëpërfshirjes dhe diversitetit gjinor në të gjitha procedurat e konkurrimit dhe/ose emërimit.” hiqet.

Në nenin 25 sugjerohen këto ndryshime:

Në shkronjën “a” fjalët “për shkak të përkatësisë së shumëfishtë” dhe “në të gjithë diversitetin e tyre” hiqen.

Në shkronjën “ç” fjalët “apo për shkak të përkatësisë së shumëfishtë”

Në shkronjën “d” fjalët “në të gjithë diversitetin e tyre” hiqen.

Në shkronjën “dh” fjalët “dhe përfaqësim gjithëpërfshirës e” hiqen.

Në nenin 26, pika 1, fjalët “apo përkatësisë së shumëfishtë” hiqen.

Në titullin e Kreut VI fjalët “dhe përkatësisë së shumëfishtë” hiqen.

Në nenin 33, pika 1, fjalët “të stereotipave gjinore,” dhe “pabarazive gjinore për shkak të përkatësisë së shumëfishtë” hiqen.

Në nenin 34 sugjerohen këto ndryshime:

Në titullin e nenit, si dhe në pikat 1 dhe 2fjalët “e përkatësisë së shumëfishtë” hiqen.

Në pikën 5 shkronja “c” fjalët “e për shkak të përkatësisë së shumëfishtë” hiqen.

Në nenin 35, shkronja “a”, fjalët “dhe për shkak të përkatësisë së shumëfishtë,” dhe në shkronjën b fjalët “gjithëpërfshirës e” hiqen.

Në nenin 36 sugjerohen këto ndryshime:

Në pikën 1 fjalët “përkatësisë së shumëfishtë” hiqen.

Në pikën 2, shkronja “a”, fjalët “apo për shkak të përkatësisë së shumëfishtë” hiqen.

Në pikën 2, shkronja “b”, fjalët “eliminimin e stereotipeve gjinore” hiqen

Në nenin 37, pika 2, shkronja “dh”, fjalët “e për shkak të përkatësisë së shumëfishtë” hiqen.

Në nenin 38 sugjerohen këto ndryshime:

Në shkronjën “b” fjalët “dhe luftën kundër stereotipeve gjinore” hiqen.

Në shkronjën “c” fjalët “eliminimit të stereotipeve gjinore” dhe “e për shkak të përkatësisë së shumëfishtë” hiqen.

Në nenin 39 sugjerohen këto ndryshime:

Në shkronjën “a” fjalët “apo të shumëfishtë e” hiqen.

Në shkronjën “b” fjalët “apo të shumëfishtë e të ndërthurur” hiqen.

Në nenin 40, shkronja “b”, fjalët “e gjithë përfshirës” hiqen.

Në nenin 44 sugjerohen këto ndryshime:

Në pjesën hyrëse fjalët “për shkak të përkatësisë së shumëfishtë” hiqen.

Në shkronjën “a” fjalët “apo asaj të shumëfishtë” hiqen.

Në shkronjën “b” fjalët “apo për shkak të përkatësisë së shumëfishtë” hiqen./Dosja.al

PS tërhiqet, ndryshon pr/ligjin për 'barazinë gjinore':

 partia socialiste pr/ligjin për 'barazinë gjinore'

Dokumenta bashkëngjitur

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet