6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Osmani tha se një ekzekutiv me mandat të plotë do të mund të shtyjë përpara reforma, të miratojë një buxhet gjithëpërfshirës dhe të marrë vendime të tjera.

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se është në duart e partive politike që të formojnë Qeverinë e re, duke theksuar se shpreson shumë që ato të gjejnë gjuhë të përbashkët në mënyrë që vendi të ketë ekzekutiv me mandat të plotë sa më shpejtë.
“Unë shpresoj shumë që sa më parë të kemi Qeveri me mandat të plotë kushtetues sepse siç e dini Qeveria në detyrë ka kompetenca të kufizuara sipas Ligjit për Qeverinë. Kjo pastaj e pengon jo vetëm punën e Qeverisë, por e pengon shtetin në tërësi”, tha Osmani për gazetarët, pasi mori pjesë në një ngjarje në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Osmani tha se një ekzekutiv me mandat të plotë do të mund të shtyjë përpara reforma, të miratojë një buxhet gjithëpërfshirës dhe të marrë vendime të tjera.
“Por, kur do të ndodhë kjo, siç e thash është në duart e partive politike, të cilat shpresoj shumë se do të gjejnë gjuhë të përbashkët dhe qytetarët e Kosovës, në përputhje me vullnetin e tyre të shprehur në zgjedhje, do të kenë Qeveri me mandat të plotë”, tha e para e vendit.
Osmani e ka mandatuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për formimin e Qeverisë së re të Kosovës. Ai ka afat deri më 26 tetor që të paraqesë para Kuvendit përbërjen e re qeveritare, e cila duhet të miratohet me 61 vota.
Partia e Kurtit, Lëvizja Vetëvendosje, doli e para në zgjedhjet e 9 shkurtit, por nuk mori vota të mjaftueshme që të qeverisë e vetme. Kurti ka paralajmëruar se në ditët në vijim do të zhvillojë diskutime me partitë për formimin e koalicionit qeverisës.
“Nga data që është mandatuar janë 15 ditë dhe natyrisht që afatet rrjedhin, por negociatat për koalicione bëhen vetëm ndërmjet partive, në rastin konkret mund të bëhen edhe me deputetë. Por, janë diskutime mes partive politike, në të cilat, si presidente nuk do të duhej të ndërhyja. Rrjedhimisht, unë nuk mund ta di se deri ku kanë arritur ato negociata, potencialisht”, deklaroi Osmani.
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu nga LVV-ja, ka deklaruar ditë më parë se partia e saj mund të diskutojë me Lidhjen Demokratike të Kosovës për ndonjë koalicion të mundshëm, pasi Nisma Socialdemokrate nuk ka qenë e interesuar të përfshihet në qeverisje. Ajo e ka përjashtuar ndonjë koalicion të mundshëm me Partinë Demokratike të Kosovës dhe Listën Serbe – partinë më të madhe të serbëve në Kosovë, që gëzon mbështetjen e Beogradit.
Haxhiu ka përmendur po ashtu mundësinë që të diskutojnë me deputetët individualë për votimin e Qeverisë së re të Kosovës. Njohësit e zhvillimeve politike i thanë Radios Evropa e Lirë se gara e partive politike për rundin e dytë të zgjedhjeve lokale – që do të mbahet më 9 nëntor mund t’i ndikojë negociatat për formimin e ekzekutivit të ri.
Nëse Kurti nuk arrin të sigurojë 61 votat e nevojshme deri më 26 tetor, atëherë Osmani, sipas ligjeve, është e obliguar që brenda 10 ditëve t’i ftojë në konsultim edhe një herë partitë politike, edhe të vendosë, sipas diskrecionit të saj, për mandataren e re, nëse ajo ia dëshmon se i ka numrat për të formuar Qeverinë.
Edhe mandatarja e ardhshme duhet t’i ketë 15 ditë kohë që t’ia paraqesë Kuvendit përbërjen e kabinetit qeveritar. Nëse Qeveria nuk formohet as pas 40 ditësh, presidentja Osmani duhet të shpallë zgjedhjet e reja./REL
Ilir Beqaj TIRANË- Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur sot në GJKKO për seancën e radh&eum...
Gazment Bardhi TIRANË- Kryetari i grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka deklaruar se PD-ja s'ka asnjë dakord...
Sali Berisha TIRANA- Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi sot se Kreun e SPAK-ut , Altin Dumanin e kanë vënë në atë post Kryeminist...
Sali Berisha TIRANË - Kryedemokrati Sali Berisha ka akuzuar Kreun e SPAK Altin Dumanin se ai është "armik i egër i pluralizmit politik...
Sali Berisha TIRANË - Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar raportimin në komisionet parlamentare të Prokurorit të Pë...
Bajram Begaj TIRANË- Partia Demokratike ka depozituar ditën e sotme kërkesën për shkarkimin e Bajram Begajt si President të v...
Sali Berisha TIRANË - Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka thënë se qeverisja e Kosovës është tre herë m&eu...
Sali Berisha TIRANA- Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi sot se Marrëveshjen e Paqes në Gaza nuk e ka mbështetur vetëm Irani, K...
Sali Berisha TIRANA- Kryedemokrati Sali Berisha u shpreh sot se uron që Marrëveshja e Trump për Gazën, të shënojë nj&eum...
Bajram Begaj TIRANË- PD ka depozitur në Kuvend kërkesën për shkarkimin nga detyra të presidentit Bajram Begaj. Në nj&eum...