All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Politike

"Qeveria nuk pulikon shpenzimet për udhëtimet e Ramës!" PD shtron pyetjen: Sa kushtoi fluturimi i kryeministrit me charter drejt Hagës

Vangjeli tha se ky avion nuk është në pronësi të shtetit shqiptar dhe, dyshohet të jetë marrë me qira me një kosto që varion nga 6,500 deri në 7,500 dollarë për orë fluturimi, duke përfshirë karburantin, ekuipazhin, shërbimin VIP dhe udhëtimin privat.

12 Korrik 2025, 11:17 Nga M.B
"Qeveria nuk pulikon shpenzimet për udhëtimet e Ramës!"
Genta Vangjeli
All - Paragraf - 1

TIRANA- Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike Genta Vangjeli, ka bërë një deklaratë ku rikthehu në vëmendje lajmin se kryeministri shqiptar Edi Rama ka udhëtuar disa ditë më parë drejt Holandës për të marrë pjesë në samitin e NATO-s, duke zbritur në aeroportin Schiphol në Hagë me një avion charter të markës Gulfstream G IVSP VIP, me numër regjistrimi TC-EMR.

Vangjeli tha se ky avion nuk është në pronësi të shtetit shqiptar dhe, dyshohet të jetë marrë me qira me një kosto që varion nga 6,500 deri në 7,500 dollarë për orë fluturimi, duke përfshirë karburantin, ekuipazhin, shërbimin VIP dhe udhëtimin privat. Ajo shtoi se avioni “TC EMR” është i njohur ndërkombëtarisht për fluturimet luksoze dhe përdoret nga klientë të nivelit të lartë.

Gjithashtu zëdhënësja tha se më 30 Janar 2020 Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare ka lidhur një marrëveshje bashkëpunimi me Air Albania me objekt ofrimin e shërbimit të fluturimeve të posacme charter për kryeministrin dhe presidentin.

"Sipas pikës 3.1.6 të kësaj akt-marrëveshjeje Air Albania do të vendosë në dispozicion të DSHQ mjetin Avion Air craft Airbus A319, Kapacitet mbartës 32 persona, Kodi i rregjistrimit TC -ANA, Vitet e përdorimit 20. Pagesat variojnë sipas destinacionit dhe sipas  pikës pikës 3.2.4 , DSHQ merr përsipër pagimin e faturës tatimore lëshuar nga Air Albania", tha ajo.

Vangjeli shtroi një pyetje teksa tha se duke qenë se në thesar nuk gjenden fatura të ekzekutuara sipas nominimit akt marrëveshjes datë 30 Janar 2020, si është procedurar me pagesat në favor të ofruesit të shërbimit Air Albania, i cili sipas data bazës së spending data nga thesari që prej v.2019 deri tani, rezulton të ketë përfituar vetëm 200 mijë lek për udhëtime.

Ajo tha se SPAK është me dije, lidhur me shpenzimet për udhëtime me charter të kryeministrit në një total prej rreth 21 milionë eurosh, por, sipas saj, organi i akuzës vijon të heshtë. Në përfundim Vangjeli theksoi se Shqipëria nuk mund të ecë përpara me standarde të dyfishta dhe abuzime të pandëshkuara.

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka udhëtuar disa ditë më parë drejt Holandës për të marrë pjesë në samitin e NATO-s, duke zbritur në aeroportin Schiphol në Hagë me një avion charter të markës Gulfstream G IVSP VIP, me numër regjistrimi TC-EMR (sipas pamjeve të publikuara nga mediat).

Ky avion nuk është në pronësi të shtetit shqiptar dhe, dyshohet të jetë marrë me qira me një kosto që varion nga 6,500 deri në 7,500 dollarë për orë fluturimi, duke përfshirë karburantin, ekuipazhin, shërbimin VIP dhe udhëtimin privat. Avioni “TC EMR” është i njohur ndërkombëtarisht për fluturimet luksoze dhe përdoret nga klientë të nivelit të lartë.

Në 30 Janar 2020 Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare ka lidhur një marrëveshje bashkëpunimi me Air Albania me objekt ofrimin e shërbimit të fluturimeve të posacme charter për KM e RSH.

Sipas pikës 3.1.6 të kësaj akt-marrëveshjeje Air Albania do të vendosë në dispozicion të DSHQ mjetin 

Avion Air craft Airbus A319

Kapacitet mbartës 32 persona

Kodi i rregjistrimit TC -ANA 

Vitet e përdorimit 20

Pagesat variojnë sipas destinacionit dhe sipas  pikës pikës 3.2.4 , DSHQ merr përsipër pagimin e faturës tatimore lëshuar nga Air Albania.

Sipas mediave, e pyetur nga BIRN,  Agjencia për Media dhe Informim deklaroi se: “Kryeministria nuk ka paguar ndonjëherë dhe nuk paguan për chartera, por ka një marrëveshje kuadër me kompaninë Air Albania, në një shumë vjetore mesatare të shpenzimeve vjetore të kryeministrit në vitet paraardhëse”.

Qytetarët shqiptarë në fakt meritojnë përgjigje të qarta lidhur me:

A është zbatuar pika 3.2.6 e akt marrëveshjes së lidhur ndërmjet Air Albania dhe DSHQ, duke qenë se avioni me të cilin KM fluturoi në Hagë është i ndryshëm nga ai i përcaktuar në aktmarrëveshje, dhe nëse po,  kërkojmë të publikohet dakortësimi me shkrim i Air Albania?

Sa është vlera e fluturimit të udhëtimit të KM në Hagë sipas faturës tatimore respektive lëshuar nga ofruesi i shërbimit?

Sa është çmimi i paguar deri tani nga DSHQ për udhëtimet charter të KM?

Duke qenë se në thesar nuk gjejmë fatura të ekzekutuara sipas nominimit akt marrëveshjes dt 30 Janar 2020,  si është procedurar me pagesat në favor të ofruesit të shërbimit Air Albania, i cili sipas data bazës së spending data nga thesari që prej v.2019 deri tani, rezulton të ketë përfituar vetëm 200 mijë lek për udhëtime.

Kujtojmë se SPAK-ut është me dije, lidhur me shpenzimet për udhëtime me charter të KM – në një total prej rreth 21 milionë eurosh – por organi i akuzës vijon të heshtë.

Shqipëria nuk mund të ecë përpara me standarde të dyfishta dhe abuzime të pandëshkuara.

Ftojmë mediat, opinionin publik dhe institucionet e drejtësisë të trajtojnë me seriozitet këtë çështje dhe të kërkojnë përgjegjësi të plotë.

genta vangjeli pd

Dokumenta bashkëngjitur

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës