Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Në qendër të debatit ishin transformimi i arkitekturës globale të sigurisë, balancimi mes fuqive të mëdha, sfidat e Europës dhe perspektiva e një rendi të ri – Rendi Ndërkombëtar 2.0.
TIRANË- Ditmir Bushati në podcastin e radhës “Public Square” bisedoi me Marc Saxer, Drejtor i Fondacionit Friedrich Ebert për Azinë dhe Paqësorin. Biseda u fokusua te dinamikat e reja të konkurrencës mes fuqive të mëdha në një rend ndërkombëtar që po ndryshon me ritme të shpejta.
Në qendër të debatit ishin transformimi i arkitekturës globale të sigurisë, balancimi mes fuqive të mëdha, sfidat e Europës dhe perspektiva e një rendi të ri – Rendi Ndërkombëtar 2.0.
Saxer theksoi se Europa duhet të rimësojë politikën reale të gjeopolitikës dhe të pozicionohet si një aktor autonom në një botë shumëpolare, përmes manovrimit të kujdesshëm midis SHBA-ve, Kinës, Indisë dhe Rusisë. Ai paralajmëroi se nëse Europa nuk përshtatet me realitetin e ri, rrezikon të mos jetë më “aktor”, por “pjesë e menysë”.
Një tjetër pikë diskutimi ishte e ardhmja e social-demokracisë, e cila, sipas Saxer, përballet me një krizë legjitimiteti dhe presionin për të rindërtuar kontratën sociale të pas-viteve ’90. Në një kohë kur kërkohet rritje e shpenzimeve për mbrojtjen, infrastrukturën dhe tranzicionin energjetik, sfida qëndron në pyetjen se kush do ta paguajë çmimin: shtresa e mesme, pronarët e kapitalit apo mbrojtja sociale. Kjo përplasje financiare dhe politike ushqen “gjendjen populiste”, një klimë mosbesimi dhe frike te qytetarët, që kërcënon vetë themelet e demokracisë liberale.
Në fokus ishte edhe perspektiva aziatike, ku Saxer argumenton se nuk ka pasur kurrë një rend liberal funksional si në Europë. Azia e drejtohet nga logjika e sovranitetit dhe balancave të fuqisë, jo nga universalizmi perëndimor. Në këtë kontekst, Europa duhet të pranojë se rendi i ri global do të jetë rezultat i një negociate ndërmjet civilizimeve, jo imponim nga një qendër e vetme.
Temat e diskutuara përfshinë gjithashtu rolin e rendi digjital, ku konkurrenca teknologjike SHBA-Kinë po redimensionon fuqinë globale; sfidat e borxhit të vendeve të Jugut, emigracionit, ndryshimeve klimatike dhe shkëputjes së zinxhirëve të furnizimit global.
Në përfundim, Saxer thekson se në një botë me institucione shumëpalëshe të paralizuara dhe pa një fuqi dominuese, Europa duhet të marrë iniciativën për ndërtimin e një rendi të ri global, të bazuar në balancë, bashkëpunim të barabartë dhe vizion strategjik. Koha për të vepruar është tani – përndryshe, rrezikojmë një kthim në anarki ndërkombëtare të stilit të shekullit XIX.
Më poshtë biseda e plotë:
Albulena Haxhiu KOSOVË- Kandidatja e LVV-së për kryetare të Kuvendit të Kosovës, deputetja Albulena Haxhiu, ka kërkuar ...
ilir meta TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta përmes një reagimi ka përshëndetur rezolutën e IDC...
antonio lopez istruiz TIRANË- Eurodeputeti spanjoll Antonio Lopez Istruiz, njëkohësisht sekretari i Përgjithshëm i ICD-CDI, n...
Albana Vokshi TIRANA- Deputetja demokrate, Albana Vokshi, në asamblenë e IDC-CDI, është shprehur se zgjedhjet e 11 majit në S...
Elton Arbana SHIJAK- Prej mbrëmjes së djeshme është ngritur sërish shqetësimi i banorëve të fshatit Hardhishtë...
Sali Berisha TIRANA- Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se nëse presidenti i vendit nuk largon këshilltarin që ësht...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë konferencës së sotme ka komentuar arrestimin e presidentit të ...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në konferenc ë për mediat u shpreh se ...
Sali Berisha TIRANA- Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi ditën e sotme, gjatë një konference për mediat, deklaroi se fillimisht do...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në konferencë për mediat ësht&eum...