LIVE UPDATES
Politike

Publicisti Surroi: Kosova dhe Serbia rrezikojnë të sjellin luftën e re të ftohtë në kufinjtë mes tyre

Surroi i tha koleges Garentina Kraja se pret që administrata e Presidentit të zgjedhur Donald Trump do ta shikojë çështjen e Kosovës brenda një konteksti shumë më të gjerë se tani – atë të luftës së Rusisë dhe zhvillimit të botës euro-aziatike.

4 Dhjetor 2024, 20:16 Nga M.B
Publicisti Surroi: Kosova dhe Serbia rrezikojnë të sjellin luftën
Veton Surroi

KOSOVA- Publicisti i njohur nga Kosova, Veton Surroi vlerëson se sulmi i javës së kaluar në Kosovë përbën një përshkallëzim të mëtejshëm të tensioneve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Në një intervistë me Zërin e Amerikës, zoti Surroi, aktualisht këshilltar i jashtëm i Qeverisë së Kosovës për dialogun me Serbinë, thotë se moszbatimi i marrëveshjes të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dëshmon dobësinë e ndërmjetësve dhe se për çdo proces të ardhshëm do të duhen garanci ndërkombëtare dhe trajtim i çështjeve të sigurisë. Zoti Surroi i tha koleges Garentina Kraja se pret që administrata e Presidentit të zgjedhur Donald Trump do ta shikojë çështjen e Kosovës brenda një konteksti shumë më të gjerë se tani – atë të luftës së Rusisë dhe zhvillimit të botës euro-aziatike.

Zëri i Amerikës: Zoti Surroi, javën e kaluar në Kosovë u sulmua kanalin i furnizimit me ujë nga liqeni i Ujmanit, që u cilësua si sulm ndaj infrastrukturës kritike. Prishtina akuzoi Beogradin se qëndron pas sulmit, ndërkohë që Serbia e mohoi përgjegjësinë. Si e shpjegoni këtë zhvillim dhe ndikimin e tij në procesin e dialogut?

Veton Surroi: Mendoj se gjëja më e rëndësishme nga ky shpërthim është fakti që është analog me sulmet që bën Rusia në Ukrainë, pra kundër infrastrukturës kritike. Në rastin e Rusisë përdoret armatimi, përdoren dronët, raketat. Në rastin e Kosovës është përdorur një shpërthim eksplozivi. Ky është brengosës. Natyrisht në rastin e Kosovës kemi të bëjmë me veprim terrorist, në rastin e Rusisë kemi të bëjmë me luftë të hapur. Por ndikimi i shpërthimit është përshkallëzim i mëtejshëm, brengosës dhe përtej analizës se kush është fajtor, se kjo do të tregohet nga hulumtimet, me rëndësi është sot të informohemi nga strukturat e sigurisë së Serbisë se sa kanë ditur për këtë veprim dhe nëse kanë indicie, apo nëse kanë indicie që të drejtojnë në kahje tjetër, le t’i tregojnë. Ky borxh i mbetet strukturave të sigurisë të Serbisë, për shkak të veprimit që kanë bërë me rastin e Banjskës dhe sulmit paraushtarak të grupit të Radojçiçit. Aso kohe, strukturat e sigurisë së Serbisë është dashur të tregojnë se sa kanë ditur për këto veprime. Nëse nuk kanë ditur, pse. Nëse kanë ditur, pse nuk i kanë penguar këto veprime, ose a kanë ndihmuar në këto veprime. Këto janë gjëra të ndërlikuara që kanë të bëjnë me sigurinë, por që janë tepër të nevojshme, në mënyrë që të krijohen bazat e një besimi të ndërsjellë.

Zëri i Amerikës: Ju përmendët rastin e Banjskës dhe tensionet e tjera në veri gjatë vitit të kaluar, për të cilat mendohej se do të shtonin trysninë e Perëndimit ndaj palëve, ndaj Kosovës dhe Serbisë, për të zbatuar marrëveshjen e Brukselit të arritur në Ohër. Por në realitet një gjë e tillë nuk ndodhi dhe tensionet mbetën të larta. A është ky fundi i dialogut në këtë formë?

Veton Surroi: Ndoshta nuk po i jepet fund dialogut në këtë formë, por po i jepet fund besimit se vetëm me këto veprime mund të arrihet një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë. Pra, Kosova ka hyrë në një proces negociatash me vullnet të plotë. Kryeministri disa herë ka përsëritur gatishmërinë e tij për ta nënshkruar marrëveshjen. Serbia disa herë ka deklaruar, edhe me shkrim, se nuk mund ta pranojë marrëveshjen në tërësi. Kjo ka dëshmuar dobësinë e ndërmjetësve dhe tash duhet të hyjmë në një fazë të re, në të cilën garancitë e bashkësisë ndërkombëtare duhet të jenë të tilla që palët t’i kuptojnë seriozisht dhe t’i hyjnë një zbatimi të një procesi i cili, pos kësaj dinamike të përhershme, duhet të trajtojë çështjet e sigurisë.

Zëri i Amerikës: A mendoni se po i hapet rruga një procesi të ri tani që ka një udhëheqje të re të Bashkimit Evropian, por edhe në Uashington me administratën e re të Presidentit të posazgjedhur Trump?

Veton Surroi: Tash do të shohim. Kushtet janë për një veprim të ri e të shohim a ka gatishmëri dhe përgatitje. Mos të harrojmë, çështja e Kosovës është shumë e vogël në krahasim me krizat e mëdha në botë. Bota kurrë nuk ka qenë më e pasigurtë që nga rënia e Murit të Berlinit dhe në këtë drejtim edhe më e ndërlikuar. Dhe në këtë ndërlikim, ajo çka mund të bëjnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian është që t’i hyjnë me një energji shumë më të madhe këtij procesi, në mënyrë që të tejkalohet sa më shpejt, sepse është krizë tepër e vogël për të shpenzuar shumë kohë në të.

Zëri i Amerikës: A është kjo një krizë që mund të tejkalohet shpejt? Synimet e Prishtinës dhe Beogradit vazhdojnë të jenë diametralisht të kundërta. Në fakt, pas këtyre zhvillimeve të vitit të fundit, cilat janë synimet e palëve?

Veton Surroi: Synimet e Kosovës janë të qarta. Është integrimi në Bashkimin Evropian, integrimi në NATO, marrëveshje me Serbinë, e cila është pjesë e këtij rrugëtimi. Serbia është e ndarë në synimet e veta strategjike dhe ky është një problem real, por ky është një problem i cili e tejkalon Kosovën dhe Serbinë, sepse ndarja përgjatë çerek shekullit të kaluar, vija ndarëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka qenë vija ndarëse mes botës euroatlantike dhe Rusisë. Rusia, në çfarëdo forme, ka penguar që të përmbyllet normalizimi i marrëdhënieve në mënyrë që kjo pjesë të jetë pjesë e natyrshme e Perëndimit. Në çerek shekullin e ardhshëm rreziku është që nëse vazhdon gjendja e tanishme, vija ndarëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të jetë vija ndarëse mes botës euroatlantike dhe botës euro-aziatike dhe do ta sjellim luftën e re të ftohtë në kufijtë tonë. Ky nuk është interes strategjik as i Kosovës, as i Perëndimit, besoj as i Serbisë në të ardhmen dhe duhet të tejkalohet kjo gjendje.

Zëri i Amerikës: Çfarë prisni nga administrata e re amerikane në procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë?

Veton Surroi: Ndoshta është shumë herët ende, sepse duhet të shohim kush janë njerëzit dhe cilat janë prioritetet. Por ato çka dimë dhe njerëzit të cilët i njohim është se çështja e Kosovës shikohet brenda një konteksti shumë më të gjerë, e kjo është lufta e Rusisë dhe zhvillimi i botës euro-aziatike. Në atë kuptim, besoj që do të jetë në interes të administratës Trump, që sa më shpejt t’i hyjë kësaj pune në mënyrë që mos të krijohet kjo vijë ndarëse mes Kosovës dhe Serbisë, si vijë ndarëse mes botës euro-atlantike dhe asaj euro-aziatike.

Zëri i Amerikës: A ju shqetëson fakti që marrëdhëniet e administratës Trump herën e fundit ishin të acaruara me Kryeministrin Kurti, ndonëse ai kishte marrëdhënie jo të lehta në fakt edhe me administratën e Presidentit Biden. Disa vëzhgues thonë se këto marrëdhënie janë në pikën e tyre më të ulët. A pajtoheni?

Veton Surroi: Nuk besoj që janë në pikën më të ulët, por besoj që është shumë nevojë e madhe që të ngrejmë nivelin e marrëdhënieve me administratën e re dhe kjo natyrisht nuk është prioritet vetëm i Kosovës. Çdo shtet në Evropë përpiqet të vendosë marrëdhënie me administratën e re dhe që të integrojë interesat e veta në këto marrëdhënie dhe që t'i intergojë në atë mënyrë që të jenë pjesë e interesave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Mos të harrojmë, Kosova është shteti më pro-amerikan në Evropë dhe kjo është një letër hyrëse për komunikim me cilëndo administratë.

Zëri i Amerikës: Këto ditë u nda nga jeta Ambasadori Morton Abramowitz, i cili ishte i përfshirë në proceset që u dhanë fund luftërave në ish Jugosllavi e po ashtu ishte edhe këshilltar i qeverisë së Kosovës në procese të ndryshme. A druheni se me kalimin e viteve dhe ndryshimin e brezave Kosova po e humbet një memorie ndërkombëtare institucionale dhe kontekstin që e rrethon atë?

Veton Surroi: Natyrisht po humbim njerëz shumë të dashur dhe të mirë, njerëz që na kanë ndihmuar shumë, roli i të cilëve për fat të keq nuk njihet aq shumë as në Kosovë, por ajo çka ndodh është se kemi hyrë në një botë krejt tjetër dhe në këtë botë krejt tjetër, e cila është krejtësisht e ndryshme prej asaj të fundit të shekullit 20, kur është zgjidhur çështja e Kosovës me ndërhyrjen, me çlirimin e Kosovës, me vendosjen e mundësisë që në mënyrë evolutive të shpallet pavarësia, kemi hyrë në një botë e cila ndryshon dhe në të cilën duhet të krijohen marrëdhënie të reja, me njerëz të rinj.

Zëri i Amerikës: A mendoni që Kosova është e përgatitur për këtë fazë të ardhshme?

Veton Surroi: Po kjo është si puna e testimit të ujërave në liqen apo në det. Duhet të hidhet njeriu dhe të notojë./ VOA

kosova serbia

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës