LIVE UPDATES
Politike

Qeveria i dha notë proteste, ambasadori sqaron deklaratën e ministrit britanik për shqiptarët

Ambasadori King-Smith tha se shqiptarët përbëjnë tani numrin më të madh të shtetasve të huaj në burgjet e Mbretërisë së Bashkuar dhe Britania e Madhe po përballet me këto çështje dhe kjo është arsyeja pse të dy qeveritë po punojnë shumë ngushtësisht bashkë.

16 Janar 2023, 22:31 Nga k.m.
Qeveria i dha notë proteste, ambasadori sqaron deklaratën e ministrit
Alastair King-Smith

TIRANË- Ambasadori britanik Alastair King-Smith ka qartësuar deklaratën që dha sekretari i Shtetit për Imigrimin, Robert Jenricki për emigrantët shqiptarë. Në fjalën e tij, ambasadori King-Smith tha se shqiptarët përbëjnë tani numrin më të madh të shtetasve të huaj në burgjet e Mbretërisë së Bashkuar dhe Britania e Madhe po përballet me këto çështje dhe kjo është arsyeja pse të dy qeveritë po punojnë shumë ngushtësisht bashkë.

PJESË NGA BISEDA: 

TOP CHANNEL: Eksporton Shqipëria në Mbretërinë e Bashkuar?

Ambasadori britanik: Po e bëni por në nivele ulëta. Megjithëse kemi pasur trefishim të marrëdhënieve tona tregtare, vetëm vitin e kaluar jemi rritur me 160%, sërish në nivele të ulëta, por jemi në trajektore pozitive.

TOP CHANNEL: Çfare produktesh eksportojmë në Mbretërinë e Bashkuar?

Ambasadori britanik: Ka një gamë produktesh, IT është një fushë në lulëzim. Po e shikoja këtë dhe sektori I IT po lulëzon këtu. Dhe ne mendojmë se vërtetë lidhjet me Mbretërinë e Bashkuara mund të jenë vërtetë pozitive në këtë fushë, por ajo që mund të bëjmë është që përmes kësaj infrastructure më të madhe, të tërheqim më shumë biznese britanike që të vijnë këtu. Unë kam biseduar me biznesemenë britanikë dhe shqiptarë që kanë kanë lidhje me Mbretërinë e Bashkuar se si mund të bashkëpunojnë. Për mua, qeveria duhet të vendosë kornizën, ndonjeherë mund të përcaktojmë financimin kryesor, por pastaj duhet të inkurajojmë realisht sektorin privat që të luajë një rol për të investuar në komunitete. Kësisoj do ti inkurajojmë ata dhe ti ndihmojmë të investojnë, sepse ne biem dakord që transparenca është më të vërtetë e rëndësishme, kështu që publiku dhe organizatat e tjera të kenë besim, se nëse shpenzohen para, kjo të bëhet në mënyrën e duhur për njerëzit dhe qytetarët, jo për interesa të ngushtë.

TOP CHANNEL: Perfekt. Historia e zhvillimit të vendeve dhe revolucionet kanë dëshmuar se vende e mëdha, lë të themi, kanë përfituar nga puna e paligjshme e emigrantëve. Ky mund të konsiderohet një aspekt, disi ironik, i emigracionit të paligjshëm. Pse ju si Mbretëri e Bashkuar, jo ju personalisht, jeni kaq agresive në deklarata publike nga zyrtarët e lartë të qeverisë britanike, madje me gjuhe urrejtjeje sa I takon deklaratave ndaj shqiptareve. Perse kjo qasje kaq agresive tani?

Ambasadori britanik: Unë dua ta qartësoj këtë. Pa dyshim që kam dëgjuar komentet lidhur me deklaratën e bërë nga Ministri I emigracionit. Cfarë njerëzit duhet të kuptojnë është konteksti Brenda të cilit është bërë ajo deklaratë. Ai po monitoronte fluturimin me avione te personave që do të kthehen në Shqiperi, ju nuk keni asnjë të drejtë të qëndroni në Mbretërinë e Bashkuar. Tani unë e kuptoj përse jemi të gjithë të shqetësuar për të mos vecuar asnjë grup individësh, por ne duhet gjithashtu të pranojmë se verën e kaluar pamë një rritje massive, ku shtetasit shqiptarë përbënë nacionaliteti më domethënës që udhëtuan në Mbretërinë e Madhe. Edhe sic e përmenda, ne tani po garantojmë që ata që nuk kanë të drejtë të udhëtojnë në mënyrë të paligjshme të kthehen, por ne e dimë që kjo ka të bëjë me emigrantët e paligjshëm. Por ajo që nuk duam është të vecojmë shqiptarët apo ata që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar dhe kontribuojnë në shoqëri. Dhe unë dua të lexoj atë që kryeministri britanik tha rreth kesaj, në fund të vitit të kaluar, kur ai së bashku me kryeministrin tuaj, kur diskutuan këto cështje, mirëpritën jo vetëm partneritetin e ngushtë dhe afatgjatë mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisëqë është në një sërë fushash, sic është tregtia, investimet, mbrotja, siguria kibernetike, por Kryeministri gjithashtu pranoi kontributin pozitiv të komunitetit shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar dhe ranë dakord të bëjnë më shumë së bashku, për probleme sic është edhe emigracioni I paligjshëm. Tani, kryeministri ishte shumë I qartë se ketë mund ta bëjmë vetëm përmes partneritetit dhe për këtë arsye ne kemi Komunikatën e Përbashkët dhe pse po punojmë kaq ngushtësisht bashkë.

TOP CHANNEL: Ministri i Emigracionit specifikisht i mëshoi termit kriminele. Përse kështu? 43 individë? Sa prej 43 personave ishin kriminelë, që le të themi se kishin kryer dënimin dhe sa prej tyre ishin trafikantë?

Ambasadori britanik: Ky është realiteti I trishtë apo jo? Është për fat të keq, që megjithëse pjesa më e madhe e komunitetit shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar po punojnë në mënyrë të ligjshme, shumë njerëz kanë shkuar ilegalisht. Ne e dimë se ka një pakicë në Mbretërinë eBashkuar, të përfshirë me drogën dhe krimin, por është një problem domethënës. Shqiptarët përbëjnë tani niumrin më të madh të shtetasve të huaj në burgjet e Mbretërisë së Bashkuar. Ndaj ne përballemi me këto cështje dhe kjo është arsyeja pse të dy qeveritë po punojnë shumë ngushtësisht bashkë. Ju përmendet avionin me 43 shqiptarë që u kthyen në Shqiptare, ata përbëjnë një përzierje emigrantësh që kanë ikur, të cilët nuk kanë arsye për të qendruar, gjithashtu edhe atyre që kanë shkelur ligjin dhe ndodhen në burgjet britanike. Por, pa dyshim që e kuptojmë se ka raste kur të burgosurit duhet të mbahen në Mbretërinë e Bashkuar dhe ata duhet të kryejnë dënimin.  Nuk mund t’ju japë numra, sepse nuk dua të hyjë në raste specifike, por do të shohim më shumë avione që do të kthejnë si shkelësit e ligjit ashtu edhe emigrantët e paligjshëm. Por për shkelësit e ligjit, ne e kuptojmë se kjo është nje marrëveshje me qeverinë, mes Ministrive të Drejtësisë të dy vendeve. Ndonjëherë individët, edhe nëse kanë kryer krime të rënda është më mirë të vuajnë dënimin e tyre në Shqipëri, ku mund të jenë pranë familjeve të tyre. Edhe për kriminelët, synojme të tregojmë dhembshuri, por ne duhet ta bëjmë këtë përmes mekanizmave të duhur të përbashkët. Këtu shihet rëndësia e komunikatës së përbashket. Ne do ta forcojmë punën e përbashkët në atë mënyrë që ti bëjmë ballë këtyre cështjeve. Dhe pika e rëndësishmë e saj është se pjesa më e madhe e shqiptarë, qoftë në Mbretërinë e Bashkuar apo këtu, që dëshirojnë të shkojnë në mënyrë të ligjshme në Britani, të na bëjë të fokusohemi tek gjërat positive dhe jo te negativet te cilat po shtrembërojnë mënyrën se si ne duam ti bëjmë ballë.

Top Channel: MInitrja e Jashtme Olta Xhacka ka reaguar sa i takon deklaratës së Ministrit të Emigracionit. Le të themi që është një cështje dinjeti, krenarie dhe detyra zyrtare e nje Ministri te Jashtem. Në vend të këtyre deklaratave publike, që mund të konsiderohen vetëm strategji komunikimi, a shihni ndonjë veprim tjetër të bërë nga qeveria shqiptare që ndihmon realisht në këtë bashkëpunim për ndalimin e emigracionit të paligjshëm në Britaninë e Madhe. Çfarë ka bërë qeveria?

Ambasadori britanik: Ju keni të drejtë të bëni dallimin mes retorikës dhe veprimit. Dhe ne duhet të fokusohemi tek veprimet sepse vetëm duke u përballur me këto cështje, vetëm nëse merremi me këto çështje dhe te sigurohemi që më pas të trajtojmë aspektet negative, dhe të forcojmë anët pozitive do të jemi të suksesshëm dhe kjo është pikërisht fryma e Komunikates se Perbashket. Kështu që unë mendoj se dinamika më i rëndësishëm do të jetë Task Forca e Përbashkët që ne kemi ngritur midis qeverisë së Shqipërisë dhe Mbreteria e Bashkuar. Ky do të jetë bashkëpunimi mes agjencive tona të zbatimit të ligjit për të trajtuar çështjet e emigracionit. Por një pikë tjetër, natyrisht, ne duhet të merremi me çështjet e sigurisë dhe ne do të jemi të suksesshëm globalisht në trajtimin e emigracionit, vetëm nëse e shohim atë si një çështje ekonomike dhe sociae. Unë jam i vendosur si ambasador të sigurohem që ne t’i trajtojmë këto gjëra në një mënyrë që të bashkojë vërtet frymen e qytetarëve shqiptarë dhe atyre britanikë, në mënyrë që të dy vendet të jenë më të suksesshme. Pra, thelbi është në fakt bashkëpunimi midis forcave tona të policisë dhe agjencive të zbatimit të ligjit, por sigurisht që janë përfshirë edhe agjencitë e inteligjencës. Është shumë e rëndësishme që ne të kemi informacionin më të mirë të mundshëm për grupet kriminale, krimin e organizuar dhe rreziqe të tjera. Ne e dimë se ka rreziqe më të gjera, si sulmet kibernetike e kështu me radhë. Kështu që ne do të punojmë shumë fort së bashku për të garantuar suksesin dhe për të parë çdo lloj bashkëpunimi operacional që mund të bëjmë. Dhe kjo është pjesë e bashkëpunimit shumë pozitiv që kemi me Shqipërinë.

Pra, ne pajtohemi që Reforma në Drejtësi është absolutisht thelbësore dhe në të vërtetë mendoj se ishte një nga gjërat më pozitive për vitin 2022. Megjithëse rezultatet e plota mund të mos jenë parë ende të plota, mënyra se si institucionet e pavarura, proceset e drejtësisë po evoluojnë është dicka vërtet pozitive për Shqipërinë. Kjo do të jetë vendimtare për të ardhmen, por unë mendoj se ne do ta shohim 2023-ën si vitin ku rezultatet do të fillojnë me të vërtetë të shihen. Por siç thoni ju, ne si Mbretëri e Bashkuar, përvec se të mbështesim ato institucione të pavarura dhe proceset e drejtësisë, duam gjithashtu të promovojmë llogaridhënien. Sepse ajo që duhet të bëjmë së bashku është t’i japim fund mosndëshkueshmërisë. Pra, ju pyetët për masat që kemi marrë ne si Mbretëri e Bashkuar. Ne kemi ndërmarrë një sërë masash ndaluese për emigracionin. Kur i shpallëm në korrik, e kishim shumë të qartë se ishte vala e parë e këtyre sanksioneve. Sot mund t’ju them se këtë vit do të kemi më shumë sanksione dhe masa ndaluese të emigracionit, ne vecanti gjatë muajve të ardhshëm. Dhe kjo është shumë e rëndësishme. Por ju pyetët për ekuilibrin. Ne kemi ndërmarrë një qasje të balancuar. Kuptohet, jo të gjitha do të bëhen plotësisht të ditura, sepse ne nuk kemi shpallur emrat apo numrin e individëve të përfshirë. Ne nuk e bëjmë këtë për masat ndaluese të emigracionit. Por muajin e kaluar, ne ndërmorëm gjithashtu publikisht sanksione ndaj disa personave në Ballkanin Perëndimor dhe ne do të vazhdojmë të ndërmarrim masa të ngjashme. Pra shqiptarët dhe persona të tjerë në Ballkanin Perëndimor mund t’u nënshtrohen këtyre sanksioneve dhe masave ndaluese të emigracionit. Me fjalë të tjera, do të kemi më shumë në të ardhmen.

TopChannel: Pra, viti 2023 do të jetë viti kur do të shohim më shumë sinjale nga Drejtësia, nga non gratat tek trafikimi i paligjshëm e kështu me radhë. Dua të theksoj sërish non gratat për figurat e larta politike. A do të shohim disa rezultate dhe disa emra të rinj? E di që kjo është diçka e vështirë të thuhet publikisht, në detyrën dhe misionin tuaj si diplomat. Por duhet ta bëj këtë pyetje.

Ambasadori britanik: Mbretëria e Bashkuar është shumë e qartë. Ne duhet t’i japim fund mosndëshkueshmërisë, duhet të përmirësojmë llogaridhënien dhe kjo bëhet përmes një sërë mënyrash. Institucionet këtu në Shqipëri duhet të vazhdojnë përpjekjet e tyre për t’u kërkuar llogari personave këtu, por është absolutisht e drejtë që edhe Mbretëria e Bashkuar dhe vendet e tjera të thonë nëse ka individë të lidhur me kriminalitetin ose korrupsionin, se ata nuk të drejtën për të udhëtuar në Mbretërinë e Bashkuar ose për të mbajtur pasuritë e tyre në Mbretërinë e Bashkuar. Dhe kjo është arsyeja pse ju do të shihni sanksoine të mëtejshme këtë vit.

alastair king-smith

Sondazh

Poll

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi