LIVE UPDATES
Politike

“Qeveria po krijon një artificë për të goditur opozitën”, Boçi për protestën e 6 dhjetorit: Policia po e ekzagjeron

Boçi tha se PD ka vendosur e para për vendin ku do të zhvillohet protesta, ndërsa vendimi për vendin e mbajtjes së Samiti, është marrë më vonë, ndërsa shtoi se qeveria po krijon një artificë për të goditur si pjesë e propagandës, aksionin e opozitës.

29 Nëntor 2022, 21:22 Nga I.A
“Qeveria po krijon një artificë për të goditur
Luçiano Boçi

TIRANË- Nënkryetari i PD dhe deputeti Luçiano Boçi ka folur nw lidhje me protestën e paralajmëruar të opozitës më datë 6 dhjetor, datë në të cilin në Tiranë do të mbahet Samiti i BE-Ballkani Perëndimor. Pas kërkesës së PD për organizimin e kësaj proteste, policia dhe Bashkia e Tiranës kanë reaguar, duke thënë se kjo protestë nuk mund të mbahet para kryeministrisë, për shkak të perimetrit të sigurisë me ambientin ku do të zhvillohet ky Samit, në Pallatin e Kongreseve.

I ftuar në emisionin Open në News 24, Boçi tha se PD ka vendosur e para për vendin ku do të zhvillohet protesta, ndërsa vendimi për vendin e mbajtjes së Samiti, është marrë më vonë, ndërsa shtoi se qeveria po krijon një artificë për të goditur si pjesë e propagandës, aksionin e opozitës. Ai thekson se është e drejtë kushtetuese e opozitës për mbajtjen e kësaj proteste, duke thënë se nuk cënon aspak perimetrin e sigurisë.

“Çështja e dhënies së opinioneve nga bashkia, nuk besoj se ka kompetencë për të ndërhyrë në raste të protestës së opozitës. Çështja e reagimit të policisë apo këmbënguljes sonë nuk ka pasur vendim për vendin e zhvillimit të samitit dhe ka qenë vendim i mëpasshëm. Largësia e pallatit të Kongreseve është optimale në raport me kryeministrisë. Ndoshta policia e ekzagjeron, dihet që samitet duan masa të rrepta, por nga konfigurimi i shesheve, janë të mjaftueshme që të mos krijohet ky ngërç për vendin e tubimit, aq më tepër që tubimet e opozitës janë paqësore. Duhet të zhvillohen aty ku qytetari kërkon të shprehë protestën e tij. Vendi i zhvillimit, në të gjitha rastet, pjesa e protestës zhvillohet afër perimetrit të zhvillimit të samitit, që mesazhet e qytetarëve të ndikojë tek samiti.

Protesta duhet parë në dy anë, ka karakter zemërimi kundër qeverisë, sikurse karakter festiv nga ardhjes së liderëve europian. Duam që ky samit të ketë ndjeshmëri në raport me zhvillimet e brendshme. Shqipëria i ka kapacitetet të bëjë protesta. Përgjegjësinë e sigurisë nuk e kanë qytetarët, por institucionet. Ato parashikojnë çdo lloj reagimi. Klasik për t’u bërë samitet është dhe Pallati i Brigadave, dhe jo ai i Kongreseve. Ai që ka përgjegjësinë di të bëjë dhe ndryshimet, dhe organizimet. Nuk është i vetmi vend i përcaktuar ‘ja këtu, ja bjer dhe vdis’. Mund të ishte dhe koincidencë protesta jonë. Kush ka përgjegjësinë, ka dhe zgjidhet. Qeveria po krijon një artificë për të goditur si pjesë e propagandës, aksionin e opozitës. Jemi në stinë protestash. Mund të bënim në 6 apo 7”, tha ai.

luçiano boçi protesta e opozites 6 dhjetor 2022

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen