9 Maj 2025, 08:44
Nga DOSJA
dhurata çupi
TIRANË- Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi, ka folur sot për problematikat që përballen qytetarët dhe prioritetet e fushatës së saj. E ftuar në rubrikën “Koha për t’u zgjuar” në News 24, Çupi tha se ka eksperiencë në zhvillimin e fushatave elektorale dhe njeh mirë nevojat e komunitetit, si në Dibër ashtu edhe në Tiranë. Ajo vuri theksin te legalizimet, duke theksuar se shumë qytetarë nuk e kanë ende të sigurt pronën e tyre, dhe se procesi i legalizimeve nuk ka përfunduar.
Ajo e cilësoi fushatën aktuale si të pabarabartë, por shprehu vendosmërinë për ta çuar deri në fund fushatën e PD-së, duke theksuar se jeton njësoj si qytetarët dhe nuk bën jetë luksi. Më tej ajo theksoi se kryetari i PD-së është Sali Berisha, ndërsa faktin që ai mund të udhëtojë në SHBA, e konsideron një lajm të mirë për opozitën dhe për shqiptarët. Në mbyllje të intervistës, Dhurata Çupi ftoi qytetarët që të marrin pjesë në zgjedhje dhe të votojnë Partinë Demokratike për të sjellë ndryshim në Shqipëri.
"Unë kam eksperienca në zhvillimin e fushatave, kam bërë një fushatë normale. Njoh problematikat e komunitetit dibran, edhe në Dibër, por edhe në Tiranë. Legalizimet janë një problem. Shumë qytetarë kanë ndërtuar shtëpitë e tyre dhe nuk e kanë të sigurt pronën. Legalizimet nuk kanë përfunduar. Ne kemi në program legalizimin e shtëpive, korrupsioni është në nivele tepër të larta. Në vend ka një varfëri ekstreme. Kjo qeveri nuk ka pranuar minimumin jetik, kaq i domosdoshëm për qytetarët, pensionet duhet të rriten e mos ketë pension nën 200 euro. Është një fushatë e pabarabartë. Por unë do i shkoj deri në fund fushatës së PD-së, jam një prej qytetarëve, nuk jetoj në luks. Nuk ka arsye që të votohet kjo qeveri, që ka rritur korrupsionin, që ka rritur varfërinë. E mbështet Task-Forcën e ngritur nga SPAK, që Shqipërisë t’i vijnë zgjedhje të lira e të ndershme. Kryetari ynë është Sali Berisha dhe ne jemi në zgjedhje për të fituar zgjedhjet. Heqja e non gratës për Berishën, është lajm i mirë për opozitën dhe për shqiptarët. Sot kemi mbylljen e fushatës dhe ftoj shqiptarët që të votojnë PD-në, për të ndryshuar Shqipërinë.", u shpreh Çupi.
dhurata çupi
Politike
9 Maj 2025, 08:00
N.F
Foto
KOSOVË- Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sërish sot në tentativën e 13-të për konstituimin e legjislatur&...
Politike
8 Maj 2025, 23:12
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar skandalin te spitali i Onkologjikut. I ftuar në emisionin 'Top Story' në Top C...
Politike
8 Maj 2025, 23:11
KOSOVË- Kabineti i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, do të kontaktojë së shpejti me partitë politike për të p...
Politike
8 Maj 2025, 22:43
E. D
KORÇË- Kandidati për deputet në Korçë i Partisë Socialiste, Arjan Jaupllari, është kapur duke blerë...
Politike
8 Maj 2025, 23:02
M.L
Foto ilustruese
LEZHË- Një tjetër denoncim është dorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezh&eum...
Politike
8 Maj 2025, 22:53
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike i ka bërë sot thirrjen e fundit për përballje publike kryeministrit Edi Rama....
Politike
8 Maj 2025, 22:51
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka diskutuar rreth ndryshimit të faktorëve që kanë ndikuar në ekonomi ndër vite. ...
Politike
8 Maj 2025, 22:47
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur mbrëmjen e sotme për programin e PD-së. I ftuar në emi...
Politike
8 Maj 2025, 22:41
M.L
Monika Kryemadhi
TIRANË- Deputetja demokrate Monika Kryemadhi ka deklaruar ditën e sotme se për Shqipërinë ajo ka shkatërruar...
Politike
8 Maj 2025, 22:40
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur mbrëmjen e sotme për programin e PD-së. I ftuar në emi...