LIVE UPDATES
Politike

"Rama del me Veliajn dhe Becin për t’i marrë në mbrojtje", Ahmetaj: Fokusohuni te 50 milionëshi, Eko Parku dhe AKSHI dhe jo te azili im! Do të ketë një intervistë të katërt

Ahmetaj theksoi se ai nuk është "zar" i politikanëve si Berisha apo Rama ndërsa shtoi se familjarët e tij dhe miqtë e tij po "i masakrojnë".

3 Shkurt 2025, 22:50 Nga r.ll
"Rama del me Veliajn dhe Becin për t’i marrë në
arben ahmetaj

TIRANË- Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj pak ditë pas intervistës së tretë të bujshme ka folur lidhur me denoncimet e tij të fundit dhe nëse do të ketë një tjetër dalje të katërt. Ahmetaj ka realizuar mbrëmjen e sotme një lidhje live me emisionin "Çim Peka Live" në Syri Tv, ku fillimisht i është përgjigjur gazetarit Baton Haxhiu për akuzat dhe kritikat pas denoncimeve të bëra për aferat dhe korrupsionin e qeverisë.

Ish-numri 2 i qeverisë tha se gazetari nuk duhet të merret me akuza dhe ofendime ndaj tij, por duhet të fokusohet te dosjet korruptive, të cilat sipas tij janë "50 milionë dollarë te tuneli i Llogarasë, te Eko Parku, apo AKSHI ku një tjetër dosje 100 e ca milionë i ka ardhur si denoncim". Gjatë deklaratës, Ahmetaj tha se duke treguar për korrupsionet e qeverisë, nuk do të thotë se është "zari i Berishës".  Ai e cilësoi veten si fenomen i "abuzimit të pushtetit, të korrupsionit të medias dhe varësisë së drejtësisë nga një njeri. Kam nxjerrë një dosje që kam arsyet e mia pse nuk i nxjerr".

"Unë kam shumë komente në raport me ato që tha Batoni por do t’i lë në pjesën e dytë. Batoni tha që unë do të deshifroja 50 milionshin. Unë e deshifrova 50 milionshin te pjesa e dytë me bilanc financiar të kompanive turke ku tregonte se nuk kishin sjellë asnjë makineri, kishin harxhuar qindarka për menaxhimin e projektit dhe analiza financiare tregonte në raport me atë që ka harxhuar dhe që është faturuar nga Gjoka Sh. A diferenca 50 milionë dollarë. Çfarë është kjo, nuk është deshifrim? Unë nuk jam 007. Unë jam një person që po tregon me gisht me të drejtë jo siç më treguan mua pa të drejtë me gjithë median. Une jam maskara? Se kam marrë çantën dhe fëmijën në kurriz dhe bredh rrugëve të botës se drejtësia e komanduar nxjerr urdhër arresti për 2 muaj?

Për sa i përket asaj që thotë Batoni, nuk do përdor gjuhën e Batonit se kam pasur miqësi, se atëherë nuk kam qënë maskara dhe i keq por gjithsesi tani jam bërë sipas Batonit. Unë edhe sikur të isha ‘zari i Berishës’, por që kam qënë kundërshtar, Batoni në dashamirësi më ka thënë kur u bëra ministër i Rindërtimit më ka thënë mos e merr se do të fusin në burg për këtë. I kam thënë Baton unë kam frikë nga ligji, kam ndërmend të ndihmojë njerëzit dhe të ndihmoj qeverinë dhe kur unë kam bërë ligjin nuk kam pranuar që brenda ministrisë time të mos kishte njesi prokurimesh dhe kam vendosur në ligj që do ta bëjë autoritetet kontraktore, bashkitë e qyteteve dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe të gjitha kalonin nëpër komitetin e rindërtimit të përbërë nga 7-8 ministra dhe të gjitha kalonin me vendim qeveri dhe asgjë nuk kalonte në vullnetin tim personal. Unë nuk kam qënë zari i asnjërit. Do i sygjeroja Batonit që të fokusohej te 50 milionshi, të fokusohet te Eko Parku dhe jo te azili im.

Të lutem Baton, kur më quan maskara po të them miqësisht që nuk kam qënë ndonjëherë maskara, nuk i kam nxjerr miqtë në pritë, nuk i kam ngulur thika dhe për atë 4 orësh që kemi kaluar bashkë nuk dua të them që më ke dhënë apo s’më ke dhënë të drejtë, s’më ke bërë asnjë pyetje që nuk të kam dhënë përgjigje. Po deshe e detajojmë. Të kam thënë që kjo është mes meje dhe teje dhe që ne jemi takuar e ke thënë ti. Të kam shpjeguar të gjithë për 4 orë. I dashur mik unë nuk jam maskara, por po tentoj të hedh dritë mbi atë që i bëhet Shqipërisë dhe asaj që më bëhet mua.

Unë jam fenomen i abuzimit të pushtetit, të korrupsionit të medias dhe varësisë së drejtësisë nga një njeri. Kam nxjerrë një dosje që kam arsyet e mia pse nuk i nxjerr. Dosjet e SPAK me transaksione...Baton ti je gazetar, si mund të thuash që e futi nën karrige, çfarë do të thotë? Unë nuk ta kuptoj këtë sulm në aspektin profesional dhe njerëzor, ta kuptoj në aspektin politik, je bërë palë dhe ke të drejtën tënde. Por nuk mund të më fyesh se jam maskara, unë nuk jam maskara. Merru me Eko Parkun, po atë të AKSHI-t, se ai djali më ka dërguar edhe një dosje tjetër, 100 e ca milionë...", tha ai. 

Ahmetaj theksoi se ai nuk është "zar" i politikanëve si Berisha apo Rama ndërsa shtoi se familjarët e tij dhe miqtë e tij po "i masakrojnë". Ai u shpreh më tej se Rama të cilin e cilësoi si "kreu i organizatës" del me Erion Veliajn dhe Benet Becin dhe thotë këta kanë mbështetjen e tij. Ahmetaj u shpreh se nuk e shtrembëron të vërtetën, të cilën e publikuar në këto intervista. 

"Nuk jam zar i Berishës, Nanos dhe as i Ramës, nuk e kam për natyrë të jem zar. Nuk kam bërë asnjë tender te rindërtimi. Ajo që unë kam mundësi të bëj është të mbroj vendin tim, familjen dhe miqtë e mi që i masakrojnë. Kërkojnë lloj lloj lidhjesh që nuk i kanë. Nuk e kam gënjyer shtetin. Duhet të shkoj unë në burg që të integrohet Shqipëria? Po mirë e bëj unë që fëmijët e mi të thonë u fut babai në burg dhe Shqipëria shkoi në Europë.

Kreu i organizatës del me Erion Veliajn dhe Benet Becin dhe thotë këta kanë mbështetjen time. Për mua thotë se po të ishte ky prokuror unë do ta kisha shumë më keq. Duket sikur negocioni me të vërtetën, sikur trajtohet më shumë si gjysëm e vërtetë? E vërteta është proces, e dyta unë kam procesin tim të analizimit të të gjitha fakteve dhe letrave që kam. Është edhe mënyra si komunikoj me publikun, unë nuk kam çfarë kërkoj nga kreu i organizatës. Unë pres masakër. Nuk e shtrembëroj të vërtetën, nuk kam ndërmend të qëndroja 6 orë me publikun që t’ju vinte për të vjellë. Nuk jam 007! Nuk bëj llogari me të vërtetën. Unë e besoj që Shqipëria nuk e meriton të jetë në këtë pikë.", tha ai.

Gjatë deklaratës së tij në emision, Ahmetaj iu përgjigj edhe pyetjes se a do të ketë intervistë të katërt dhe cili do të jetë subjekti i saj. Ai tha në përgjigjen e tij se mediat fillimisht duhet të merren me denoncimet që ka bërë deri tani, ku tha se shumë prej mediave dhe portaleve, për të cilat u shpreh se "kontrollohen nga qeveria dhe spindoctor", kanë heshtur. Ahmetaj konfirmoi po ashtu realizimin e një interviste të katërt. 

"Unë sigurisht do bëj të katërtën dhe nuk ka lidhjë më përditshmërinë. Në një vend ku drëjtësia merrët me denoncuesin me të gjitha instrumentat mbi përtej ligjor, sigurisht që çdo person do të krijojë mozaikun e vet. E dyta merruni më denoncimet që kam bërë. Heshtje totale nga televizonet kombëtare nga portalet që i kontrollon qeveria, që i financon qeveria e “spindoctor”, kjo do jetë dhe një pjesë e vogël e të katërtës. Konsumoni kto, verifikoni faktet si e verifikoi Plug atë të AKSHI-t, që është vetëm maja e ajsbergut. Shpresoj të jem gjallë dhe ta shlyej nderin që më ka bërë PS, duke më bërë pjesë të saj dhë ministër të saj, dhe që unë jam munduar pafund për t’ja shlyer. Dikush më quan mashtrues dhe num merret me faktet, nuk kam punë më kta. Unë tërë jetën time kam qenë i strukturuar, merrni letrat e mia, merrni borxhin, letrat për inceneratorët dhe sterilizimin. Unë te çështja “Buka” akuzohem se kam mbrojtur interesat e shtetit. Po ka një të katërt po konsumoni fillimisht këto.", u shpreh ish-zëvendësministri. 

arben ahmetaj

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet