LIVE UPDATES
Politike

"Rama e Alabar grabitën portin mijëravjeçar!" Berisha: Shqiptarët paguan 1 milion euro për portin e ri

Ai shtoi se kjo plaçkitje e tmerrshme jo vetëm rrënoi pagat dhe mirëqeniet, por shkatërroi përfundimisht shëndetësinë shqiptare. 

28 Gusht 2024, 21:15 Nga M.B
"Rama e Alabar grabitën portin mijëravjeçar!"
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha foli sot për investimin në portin e Durrësit për të cilin tha se portin në të cilin mund të arrihej deri në 4 milionë ton mallra ngarkim e shkarkim, tani shndërrohet në Dubain e Edi Ramës dhe Alabarit. Berisha tha se shqiptarët paguajnë nga djersa dhe gjaku i tyre 1 mln euro për ndërtimin e portit të ri, sepse, sipas tij, kryeministri Edi Rama, investitori Alabar, u grabi porti mijëravjeçar. Ai shtoi se kjo plaçkitje e tmerrshme jo vetëm rrënoi pagat dhe mirëqeniet, por shkatërroi përfundimisht shëndetësinë shqiptare. 

Pjesë nga fjala e Berishës:

Porti i Durrësit, port mijëravjeçar ka qenë në shekuj një bekim i madh për shqiptarët. Ka qenë porta e vërtetë e Shqipërisë drejt perëndimit, por edhe gjenerator i madh i të ardhurave, gjenerator i madh i punësimit për Durrësin. Në pozicionin e tij gjeografik ai ka patur një ndikim shumë të madh në çmimin, në furnizimet dhe në të gjithë mirëqëniet e qytetarëve shqiptarë. Porti, i cili ishte pra një bekim i Zotit për shqiptarët. Portin në të cilin mund të arrihej deri në 4 milionë ton mallra ngarkim e shkarkim, tani shndërrohet në Dubain e Edi Ramës dhe Alabarit.

Po shqiptarët çfarë fitojnë? Shqiptarët paguajnë nga djersa dhe gjaku i tyre 1 mln euro për ndërtimin e portit të ri, sepse Edi Rama, Alabar, u grabi porti mijëravjeçar. Kjo grabitje, kjo plaçkitje e tmerrshme jo vetëm rrënoi pagat dhe mirëqeniet, por shkatërroi përfundimisht shëndetësinë shqiptare. Sot, vëllezërit, motrat, nënat, baballarët tanë, fëmijët tanë, nipërit, mbesat nuk mjekohen dot në spitalet e vendit, sepse mungojnë ilaçet bazë, sepse analizat iu bëhen me reagent të skaduar. Nuk operohen dot, sepse sendet e operacioneve nuk i blejnë dot nga firma e Ramës dhe e Beqës.

Nuk ka shkatërrim më të madh. Shqipërisë po i shkatërrohen një nga një shërbimet. Po arsimi, si u katandis në 8 vitet e tyre? Të dashur miq! Në vitet 2005-2013, arsimi në Shqipëri arriti ngjitjen vertikale në testin e PISA. Ngjitje nga më të fortat në kohën e vet, dhe u desh që të vijnë 8 vitet e tyre pa efektin e viteve të mëparshme që ajo ngjitje vertikale të shndërrohej në rënie vertikale katastrofale, në rënien më të madhe në botë, në rënien me 62 pikë të nxënësve tanë në matematikë, në rënie në fundin e botës për mendimin krijues.

Pra, de facto në rrëzimin përtokë të sistemit të arsimor. Të gjitha këto miq, janë një faktor kryesor që përzenë shqiptarët nga Shqipëria, por mbi të gjitha vrasja e shpresës në rrëmbimin e votës, në burgjet politike, me persekutimet politike, të gjitha këto janë thirrje zemre e çdo fëmije, e çdo të riu, e çdo prindi, e çdo të sëmuri, e çdo mësuesi, e çdo të shëndoshi, e çdo mësuesi, e çdo shqiptari që e do Shqipërinë. Të ngrihemi, të shpëtojmë Shqipërinë nga ky regjim i egër!

sali berisha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet