Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Gjatë një deklarate për mediat, Berisha u shpreh se ai ka vënë në përgjim telefona, kompjutera, të të gjithë ambasadave në Shqipëri dhe përfaqësuesve të huaj.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar ditën e sotme se Ergys Agasi kishte vjedhur të dhënat e çdo qytetari shqiptar, për qëllimet mafioze të familjes Rama. Gjatë një deklarate për mediat, Berisha u shpreh se ai ka vënë në përgjim telefona, kompjutera, të të gjithë ambasadave në Shqipëri dhe përfaqësuesve të huaj.
Lideri i opozitës tha se Rama është i pashpresë, sepse ai paska patur maninë të regjistrojë me zë dhe figurë çdo gjë. Berisha tha se kur për herë të parë Arben Ahmetaj denoncoi me emër dhe mbiemër, Ergys Agasin si koordinatorin e Edi Ramës për bandat dhe mafien, shumë pak njerëz kishin dëgjuar emrin e tij. Në fund, nga zyra e selisë blu Berisha tha se qytetarët do ti apin përgjigjen e merituar Ramës.
“Thirrja që anëtarët e Këshillit të Mandateve, deputetë të PD-së, po e bëjnë mbledhjes së këtij forumi parlamentar, kërkon që të zhbllokojë me çdo kusht parlamentin e bllokuar nga Edi Rama dhe të marrë fund një grusht shteti që ai po zhvillon, për të mbrojtur vjedhjet e tij dhe të lubi ballukut. Edi Rama e ka shumë të qartë se, çdo akt i asaj dosje ka dy autorë. Ka Edi Ramën dhe Lubi Ballukun. Ndaj dhe ai nuk e lëshon Lubi Ballukun. Edi Rama e ka shumë të qartë se, prapa Lindës së AKSHI-t, qëndron Linda e Surrelit. Po, e sigurtë. Me regjistrim ambiental dhe me dëshmira të dëshmitarëve autentik.
E ka shumë të qartë se, të dy pengjet e ndërmarrjes së tij, kopësht privat, si Geron Meçe i datës 12 gusht dhe Daniel Shima i datës 18 gusht janë porosi të Edi Ramës, për llogari të baxhanakut apo kunatit të florinjtë të Linda Ramës. Edi Rama pra, është i vendosur të shkelë çdo ligj, të dhunojë, të shkelmojë kushtetutën, të marrë të gjithë pushtetin gjyqësor në duart e veta, ta bllokojë, paralizojë atë në mënyrë që ligji të mos veprojë mbi Edi Ramën, mbi Armando Frangun. Por e vërteta është mbi Linda Ramën.
Se edhe ajo i ka përzier urët shumë, sipas atyre regjistrimeve që ekzistojnë në SPAK. Ekzistojnë regjistrime. Pra është në betejën e tij për të mbrojtur kufomën e tij politike, sepse ai faktikisht nuk është kryeministër, por është kapobandë. Është kryetar i një organizate kriminale, e faktuar tashmë para të gjithë shqiptarëve. Mos harroni një gjë. Kur për herë të parë Arben Ahmetaj denoncoi me emër dhe mbiemër, Ergys Agasin si koordinatorin e Edi Ramës për bandat dhe mafien, shumë pak njerëz kishin dëgjuar emrin e këtij mafiozi.
Çfarë tregoi hetimi? Hetimi tregoi se, Ergys Agasi koordinatori i Edi Ramës, ishte mafiozi më i sofistikuar, më i rrezikshëm i Europës. Ishte kryemafiozi që kishte vjedhur të dhënat e çdo qytetari shqiptar, për qëllimet mafioze të familjes Rama. Është kryemafiozi që ka vjedhur të dhënat personale të shqiptarëve. Që ka vënë në përgjim telefona, kompjutera, të të gjithë ambasadave në Shqipëri dhe përfaqësuesve të huaj.
Që ka eksportuar tek armiqtë e NATO-s, të dhënat e NATO-s që i janë besuar Shqipërisë. Që ka eksportuar të dhënat më sekrete tek kartelet e drogës dhe organizatat kriminale.
Ja pra, kush na doli Ergys Agasi. Rama është i pashpresë, sepse ai paska patur maninë të regjistrojë me zë dhe figurë çdo gjë.
Nuk kishte dëgjuar kurrë ndonjëherë kështu, regjistrim me zë dhe figurë çdo gjë. Ministra, gjykatës, gazetarë, prokurorë, të regjistrojë edhe gjërat që tregojnë se çfarë përfaqëson vetë Edi Rama në rrafshin si njeri, dhe të tjerë. Ndaj dhe nuk mund të pritet që ai, të bëjë gjë tjetër përveç se të mbrohet me çdo kusht dhe të bllokojë ligjin dhe drejtësinë, por do të flasin qytetarët me të. Qytetarët do ti japin përgjigjen e merituar.“ tha Berisha./Dosja.al
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi kryeministrin Edi Rama se po vazhdon djegien, prishjen, manipulimin dhe asg...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot se, ditën e premte do të mblidhet një tryezë shum...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se 42 milionë eurot e parave publike të alokuara për mbrojtjen nga p&eum...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kërkuar shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore n&e...
selia PDs TIRANË- Partia Demokratike do të propozojë datën 24 Janar si ditën për të mbajtur protestën ko...
DURRËS- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar për situatën e rëndë nga përmbytjet në vendin tone. Me an&...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me përmbytjet e vendit gjatë orëve të fundit për shkak t&eum...
TIRANË- Ish-zv.kryeministri në arrati, Arben Ahmetaj, do të japë intervistën e katërt ditën e enjte në orën 20:45...
Partia Demokratike TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ftuar më herët partitë politike, përfaqësues t&e...
permbytjet DURRË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar lidhur me situatën e përmbytjeve në Durrës. Me an...